16 Feb Kryetari i LSI-se z. Meta: Mbështesim sistemin proporcional kombëtar.
” Kryetari i LSI-se z. Meta: Mbështesim sistemin proporcional kombëtar.
Edhe për mua është kënaqësi që jemi sot këtu në Elbasan. Në radhë të parë do të doja t’ju përgëzoja të gjithëve për rezultatin e 8 majit. Ne kemi fituar 5 Njësi Vendore në Qarkun e Elbasanit dhe kemi arritur të dyfishojmë numrin e të zgjedhurve tanë në pushtetin vendor ç’ka përbën një sukses dhe tregon se është bërë një punë e mirë e cila ka nevojë që të çohet më tutje.
Ndaj dhe duke i uruar të gjithë të zgjedhurit e Lëvizjes Socialiste për Integrim në pushtetin vendor unë njëkohësisht dua t’i siguroj për mbështetjen tonë dhe për inkurajimin që ne u bëjmë atyre që të vazhdojnë me po atë impenjim që patën edhe në fushatë për të përmbushur ato detyrimet e tyre ndaj komunitetit. Kjo është edhe mënyra më e mirë për t’i shtuar besueshmërinë e tyre dhe të forcës politike që ata përfaqësojnë. Më në fund kemi një marrëveshje për të mbështetur të gjitha ligjet të cilat kërkojnë një shumicë të cilësuar në bazë të përmbushjes së gjithë detyrimeve për marrjen e statusit të Vendit Kandidat për në Bashkimin Europian nga ana e Shqipërisë dhe natyrisht që ne e përshëndesim ashtu sikurse theksojmë se në rast se ky pakt kjo marrëveshje do të ishte realizuar qoftë edhe në muajin gusht kur ne e kërkuam një gjë të tillë Shqipëria pa asnjë diskutim do ta kishte marrë sot statusin e Vendit Kandidat.
Megjithatë pavarësisht nga këto vonesa të pajustifikueshme është e rëndësishme të ecim përpara të fitojmë kohën e çmuar në këto procese shumë të rëndësishme për të gjithë vendin pasi të gjithë e shohim që kohët që po kalojmë nuk janë kohët më të arta edhe për vetë Bashkimin Evropian. Kjo kërkon më shumë impenjim më shumë konsensus më shumë konstruktivitet për realizimin e atyre standardeve të cilat e përshpejtojnë procesin integrues të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe ky ka qenë dhe mbetet një objektiv madhor i vetë LSI-së.
Është e rëndësishme që sot u krijua edhe Komisioni Parlamentar për Reformën Zgjedhore një komision që duhet të ishte krijuar prej kohësh. Ne nga ana jonë do të angazhohemi që ky komision të përmbushë të gjitha rekomandimet e OSBE-ODIHR-it për të pasur standardet më të larta në zgjedhjet e ardhshme dhe më duhet të nënvizoj se është shumë e rëndësishme që ky të jetë një proces i cili konsensusin e orienton drejt standardeve dhe nuk i sakrifikon standardet për hir të çdo lloj konsensusi. Qëllimi është që të arrijmë standarde më të larta në zgjedhje se konsensus kemi pasur edhe në të kaluarën. Në këtë drejtim besoj së është shumë e rëndësishme edhe barazia e votës. Të respektohet ky parim shumë i rëndësishëm kushtetues dhe në çmojmë se për aq kohë sa baza e sistemit mbetet proporcional pavarësisht se proporcional rajonal apo kombëtar është tepër e rëndësishme që të kemi një barazi të votës të të gjithë qytetarëve shqiptarë pavarësisht se ku ata jetojnë dhe pavarësisht nga çdo dallim tjetër.
Ky është një detyrim kushtetues. Në këtë drejtim ne e mbështesim çdo lloj opsioni si atë të kalimit në proporcional kombëtar ashtu edhe korrektimin e sistemit aktual që është proporcional rajonal. Ne jemi të hapur për të diskutuar në mënyrë që të gjenerohet konsensus maksimal që plotëson standardet më të larta për zgjedhjet që të mbyllet një herë e mirë kapitulli i kontestimit të tyre pas zgjedhjeve. Njëkohësisht përshpejtimi i të gjitha reformave të tjera ekonomike është një domosdoshmëri. Shqipëria ka arritur të ruajë një qëndrueshmëri ekonomike gjatë gjithë këtyre viteve mjaft të vështira për rajonin për fqinjët tanë kryesore për Evropën në përgjithësi.
Sfidat janë me të vërtetë mjaft të mëdha dhe si asnjë herë tjetër më parë por unë besoj se Shqipëria i ka të gjitha mundësitë të gjitha kapitalet ku në radhë të parë është kapitali njerëzor i cili bashkëshoqëruar me një politike konstruktive dhe pozitiviste të arrijë jo vetëm të ruajë këtë qëndrueshmëri por edhe të hedhë themele të sigurta për një rritje ekonomike akoma më ta lartë në vitet që do të vijnë. Ndaj besoj se në të gjithë këtë klimë angazhimi dhe impenjimi i LSI-së edhe si forcë politike edhe si një forcë në koalicionin qeverisëse është dhe do të jetë maksimal.
Kjo nuk është një çështje vetëm e forumeve të LSI-së apo drejtuesve por mendoj se kjo është një sfidë e të gjithë anëtarësisë e të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve të cilët ndihen të përfshirë të cilët duhet të konstribounë me idetë e tyre me vërejtjet dhe kritikat e tyre në mënyrë që LSI të jetë gjithnjë një forcë energjike e palodhur për ndryshime një forcë e cila është e vendosur për të çuar përpara të gjitha ato procese që u shërbejnë qëllimeve më të larta që kanë qytetarët e vendit ku në radhë të parë është përshpejtimi i integrimit të vendit. Njëkohësisht ne kemi hyrë në një proces zgjedhor në të gjithë vendin si LSI. Ky është një proces shumë i rëndësishëm i cili nuk synon thjesht të zgjedhë forumet e LSI-së por synon të shërbejë si një proces i cili të gjallërojë shumë më tepër të gjitha forumet dhe aktivitetet tona të zgjerojë në mënyrë të ndjeshme dhe të përditshme anëtarësinë dhe simpatizantët e LSI-së në mënyrë që në përmbyllja të këtij procesi të na sjellë jo vetëm struktura të votuara në mënyrë demokratike dhe legjitime përfaqësues të gatshëm për të marrë përgjegjësi edhe
më të mëdha por edhe një numër shumë më të madh anëtarësh dhe simpatizantësh dhe në këtë mënyrë ne do të arrijmë të gjitha ato objektiva që kemi për të ardhmen për të qenë një forcë gjithnjë promotore e ndryshimeve positive në vendin tonë.
Në këtë drejtim mendoj se apeli ynë ndaj të rinjve dhe të rejave duhet të jetë i përditshëm. LRI ka qenë dhe është një forcë shumë e rëndësishme për LSI-në dhe unë besoj se edhe LRI-ja e Elbasanit do të jetë në këtë rrugë në këtë drejtim pasi LSI do të jetë gjithnjë një forcë e re dhe se sfidat e të rinjve janë edhe sfidat e Lëvizjes Socialiste për Integrim.
0x323031312d31312d3137 Meta ne Elbasan.jpg 18:52)”