Kryetari i LSI-së.z.Ilir Meta takime entuziaste në njësitë nr.2 dhe 3 të Tiranës. Prezantohen kandidatët e këtyre njësive për këshilltarë të Bashkisë së Tiranës. Në takim edhe përfaqësuesi i PSE-së

Kryetari i LSI-së.z.Ilir Meta takime entuziaste në njësitë nr.2 dhe 3 të Tiranës. Prezantohen kandidatët e këtyre njësive për këshilltarë të Bashkisë së Tiranës. Në takim edhe përfaqësuesi i PSE-së

Kryetari i LSI-së.z.Ilir Meta takime entuziaste në njësitë nr.2 dhe 3 të Tiranës. Prezantohen kandidatët e këtyre njësive për këshilltarë të Bashkisë së Tiranës. Në takim edhe përfaqësuesi i PSE-së Rob Van de Ëaters Meta : Ne do të fitojmë zgjedhjet me këta njerëz që mbartin vlera dhe kontribute shoqërore sepse ne nuk jemi alternativa e errësirës dhe shkatërimit por jemi alternativa e ndërtimit dhe e zhvillimit të Shqipërisë

Kandidatët e njësisë nr.2 për Këshillin Bashkiak

Prof.Dr. Edmond Panariti

Vjollca Lubonja

Muharrem Berisha

Lume Klosi

Adrian Mazreku

Genta Nishica

 

Kandidatët e njësisë nr.3 për Këshillin Bashkiak

Prof.Dr. Fatos Klosi

Prof. Abdyl Haxhimusai

Egir Beci

Anila Kopali

————-Lajmi—————-

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim zhvilloi sot takime entuziaste me elektoratin e njësive bashkiake 2 dhe 3 për prezantimin e kandidatëve për këshilltar të Bashkisë në kuadër të zgjedhjeve vendore të 18 Shkurtit. Gjatë takimit në njësinë minibashkiake 2 kryetari i LSI-së Ilir Meta ishte i shoqëruar nga kryetari i LSI-së së Tiranës Ilir Dashi dhe të tjerë drejtues të LSI. Në këtë takim ishte edhe përfaqësuesi i Partisë Socialiste Europiane Z. Rob Van De Ëaters dhe Sekretarja Ndërkombëtare e Partisë Socialiste Arta Dade të cilët u shprehën unanimisht për fitoren e së majtës në zhgjedhjet lokale.

Kryetari I LSI-së së Tiranës Ilir Dashi përshëndeti të pranishmit dhe kërkoi mbështetjen e tyre për kandidatët e majtë në zgjedhjet vendore. Duke marrë fjalën mes një entuziasmi nga të pranishmit në sallë Kryetari Meta theksoi vlerat dhe kontributet që mbartin kandidatët e preznatuar në zgjedhjet lokale të 18 shkurtit duke u shprehur optimist për fitoren në zgjedhjet vendore. Meta tha se të zgjedhurit e LSI-së do të punojnë për hartimin e strategjive të detajuara të partneritetit lokal pasi autoritetet vendore kanë mundësi të njohin shumë më mirë gjendjen e strehimit shërbimeve publike domosdoshmërinë për një mjedis shoqëror sa më të shëndetshëm promovimin e rritjes së ekonomisë lokale dhe skemave të punësimit etj. "Për të përmbushur këtë qëllim këshilltarët tanë në bashki e komuna do të luftojnë për shpenzimin korrek te çdo qindarke dhe do të kërkojnë miratimin e komunitetit për çdo projekt të paraqitur" tha më tej ai. Duke theksuar vlerat e kandidatëve për këshilltar Meta tha se- futemi në këtë garë me këta njerëz që mbartin vlera dhe kontribute shoqërore sepse ne nuk jemi alternativa e errësirës dhe shkatërimit por jemi alternativa e ndërtimit dhe e zhvillimit të Shqipërisë. "LSI ofron në këto zgjedhje njerëzit e saj më të mirë qytetarë të përkushtuar me integritet moral e profesional të cilët do të bëjnë diferencën e madhe me të shkuarën ku vendimet për hallet dhe problmet e komunitetit zgjidheshin në kafene apo restorante". Gjithashtu ai tha se ne jemi krenar që ne jo vetëm në listat emërore për këshilltar kemi respektuar barazin gjinore por nëpërmjet formulës tonë ne kemi të garantuar barazin gjinore edhe në zgjedhjen e tyre si këshilltare të LSI-së. Duke e vlerësuar me përgjegjësi të lartë këtë sfidë u shpreh Meta ne kemi zgjedhur me bindje të plotë mënyrën me demokratike për të konkuruar për në këshillat bashkiake dhe komunale. Prandaj tha ai ne duhet të kërkojmë mbështetjen e të gjithë shqiptarëve në mënyrë që projekti ynë të vihet në jet dhe që qeverisja vendore e LSI-së të kthehet në një model për të gjithë vendin.

Ndërsa në takimin me simpatizantët e njësisë minibashkiake 3 kreu i LSI-së Meta theksoi se "Unë jam i bindur se me motivimin e gjithë struktuarve simpatizantëve dhe dashamirësve tanë LSI i ka të gjitha shanset të gjitha mundësitë që të arrijë 25 për qind në kryeqytet që do të thotë të fitojmë 13-14 këshilltarë. Motoja jonë tha Meta  ka qenë dhe është që gjithë këshillat në të gjithë Shqipërinë të kthehen në Parlamente Vendorë kjo do të thotë që këto forume kolegjiale kaq të rëndësishme që kanë më shumë fuqi se sa kryetarët e bashkive të përkrahen nga komuniteti. "Ato janë të detyruara me ligj dhe de fakto duhet të funksionojnë si parlamente vendore ku duhet të debatohet për cdo vendim për cdo shpenzim për taksat vendore për të ardhurat për buxhetin me transparencë ashtu sic ndodh në parlamentin e vendit" përfundoi Meta.
  0x323030372d30322d3130 AKTIVITETE 13:0)