Kryetari i LSI-së z. Ilir Meta i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm Petrit Vasili

Kryetari i LSI-së z. Ilir Meta i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm Petrit Vasili

Kryetari i LSI-së z. Ilir Meta i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm Petrit Vasili zhvilloj takime me strukturat e LSI-së në Elbasan. Për mua është kënaqësi që jam sërish në Elbasan si kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Është kënaqësi që takohem me të gjithë ju dhe ju falënderoj për mbështetjen e vazhdueshme që na kini dhënë dhe që na jepni.
Njëkohësisht ju shpreh besimin tim të plotë se LSI tashmë si një forcë qeverisëse dhe në një koalicion për integrim do të tregoj gjithnjë e më shumë përmes përfaqësuesve të saj në të gjitha nivelet se është një force politike serioze se është një forcë politike e cila çdo vendim të saj e bënë në funksion të interesave të stabilitetit politik dhe ekonomik të vendit.
Në një kohë të shkurtër mendoj se kemi disa arritje të rëndësishme; kemi në radhë të parë miratimin nga ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian të aplikimit të Shqipërisë për anëtarësim gjatë muajit nëntor kemi pak ditë më parë dorëzimin e Pyetësorit nga e Komisionit Europian për Shqipërinë si një ushtrim shumë i rëndësishëm që do të ndihmojë për të ftuar statusin e vendit kandidat dhe njëkohësisht për të filluar negociatat për anëtarësim në një të ardhme të afërt.
Po kështu këto ditë kemi parë që fqinjët tanë kanë qenë shumë të gëzuar sidomos në Maqedoni Mal të Zi por edhe Serbia sepse kanë fituar liberalizimin e Vizave me Bashkimin Europian. Edhe unë jam shumë i gëzuar pavarësisht se të gjithë do të donim që edhe Shqipëria të kish fituar njëkohësisht me këto vende këtë të drejtë tepër legjitime. Por askush nuk duhet të spekulojë sepse të gjithë e kanë dituar që përpara zgjedhjeve që Shqipëria nuk do ta fitonte liberalizimin e vizave në të njëjtën kohë me këto tre vende sepse ky vendim ishte marrë prej kohësh që në verën e këtij viti që këto tre vende këtë proces do të fitonin në fund të këtij viti sepse ka pasur një udhërrëfyes konkret në procesin e liberalizmit të vizave dhe këto vende kërkesat kryesore të këtij procesi i kishin plotësuar me kohë që nga pasaportat biometrike që nga kartat e identitetit që i kanë pasur me kohë e kështu më radhë.
Ndërsa ne këto elementë nuk i kemi pasur. Është faji i kësaj qeverie apo faji i ndonjë qeveri tjetër më përpara kjo është tjetër çështje por e rëndësishme është që në këto tre katër muaj është bërë një progres spektakolar me arritjen e standardeve për liberalizimin e vizave. Nga pothuaj asnjë pasaportë biometrike janë gati mbi 300 mijë pasaporta biometrike që janë prodhuar dhe unë i ftoj të gjithë të aplikojnë sepse askush që nuk e ka një pasaportë të tillë nuk do të mundet në një të ardhme shumë të afërt të udhëtojë në venet e Bashkimit Europian. Por këto vendet pse nuk u mërzitën aq shumë kur Shqipëria u bë anëtare e NATO-s para tyre. Proceset integruese kështu shkojnë dikush arrin më shpejt në një drejtim dikush tjetër arrin më shpejt në një drejtim tjetër e rëndësishme është që gjithë vendet tona së bashku shkojnë drejt anëtarësimit Europian.
 
 
Duhet të heqim dorë nga retorika se Shqipëria ka mbetur vendi i fundit. Atyre që përdorin këtë retorik mund tu bëjmë një pyetje; kur ka qenë Shqipëria vendi i parë në rajon? Ka qenë Shqipëria vend i parë në rajon në kohën e Zogut?! Ka qenë në kohën e Haxhi Qamilit ka qenë në kohën e Enver Hoxhës?! Mendoj se retorika të tilla boshe që nuk sjellin asnjë alternativë janë thjesht spekulime të rëndomta.
Ne jemi këto ku jemi në një proces intensiv integrimi dhe ata që ngrenë këto retorika përpara se të përpiqet të shpërndajnë tym të panevojshëm duhet të japin kontributin e tyre edhe për liberalizimin e vizave edhe për Pyetësorin e Komisionit Europian sepse ai është pyetësor për Shqipërinë nuk është vetëm qeverinë edhe për gjithë proceset e tjera integruese.
Unë jam shumë i bindur se gjërat po ecin ën drejtimin e duhur. Është detyra jonë dhe është detyrë dhe e Partisë Demokratike si forcë kryesore qeverisëse për të mos rënë në nivelin e provokimeve të disa përfaqësuesve të opozitës. Sepse kuptohet se ata i kanë vënë si qëllim vetes së tyre që të mbajnë një situatë artificiale konflikti. Konflikti nuk ekziston mes qytetarëve të Elbasanit të Tiranës të Shkodrës Vlorës etj. Edhe ai konflikt që ishte para zgjedhjeve me hedhjen e votave në 28 qershor dhe mbarimin e këtij procesi quhet i përfunduar. Përsëri do të ketë emocione do të ketë debate por këto do të jenë në vitin 2013 kur të jenë zgjedhjet e radhës.
Prandaj është detyrë e jona është detyrë e gjithë mazhorancës që të përqendrohemi te punët që po bëhen dhe që duhet të bëhen në mënyrë që të lehtësojmë sa më shumë problemet dhe vështirësitë që kanë njerëzit sepse ne nuk mund të themi që me ardhjen e LSI-së në qeveri situata ekonomike në Shqipëri po lulëzon sepse nuk ka sesi të ndodh kjo kur ne shohim se vende të Bashkimit Europian janë në një rrezik falimentimi. Ne shohim se vende që janë në Bashkimin Europian detyrohen të shkurtojnë gati një të tretën e administratës publike një në tre veta por detyrohen edhe të shkurtojnë pagat dhe pensionet. Prandaj jam i bindur që duke ruajtur atë orientim konstruktiv të LSI-së në politikën shqiptare duke ju shmangur tensioneve false që bëhen vetëm për interesa personale ne do të vazhdojmë të zhvillojmë dhe të orientojmë gjithë politikën drejt zhvillimeve konstruktive zhvillimeve integruese dhe drejt atyre zhvillimeve që ndihmojnë qytetarët shqiptarë të realizojnë aspiratat e tyre jo vetëm për lëvizjen e lirë së më shpejt dhe kjo gjë do ndodhi sepse të gjitha kushtet dhe kriteret po plotësohen por njëkohësisht edhe përsa i takon një perspektive më të mirë edhe ekonomike edhe sociale.
Ka një shqetësim të
madh se përse nuk po jepen shpërblimet kaq apo aq lekë taksat etj. Më mirë të jemi të kursyer në shpërblime sesa të nxjerrim jashtë kontrollit parametrat makroekonomik të vendit. Gjë që do të thotë se për një arsye të thjeshtë për të kënaqur njerëzit për pak më shumë për një natë në fund të vitit të krijojmë disa pasoja të cilat mund të ndjehen në një plan afat gjatë dhe që mund të dëmtonin dhe besueshmërinë përpara  partnerëve ndërkombëtar dhe sidomos papara investitorëve të huaj të cilët kërkojnë një situatë makroekonomike të qëndrueshme.
Pikërisht një nga arritjet më të mëdha është kjo që Shqipëria në këtë kohë krize po ruan një situatë shumë të qëndrueshme ekonomike e cila është një garanci për të vijuar me një gjallërim shumë të shpejt të ekonomisë. Fakti që investimet e huaja direkte janë vazhdimisht në rritje është një gjë jashtëzakonisht pozitive dhe që nuk po ndodh në vende të tjera. Fakti që vetëm në këto katër vite pritet që të bëhen disa miliarda euro investime në energji dhe Shqipëria të jetë një nga prodhuesit kryesor pra nga një vend me mungesa të jashtëzakonshme të energjisë në një nga prodhuesit kryesor në fushën e energjisë është absolutisht një suksese shumë i rëndësishëm i cili do ndodh. Ndaj besoj se edhe ky takim edhe nga ndihma që ju do të jepni dhe gjithë takimet që po zhvillohen dhe do të zhvillohen në gjithë vendin me strukturat dhe simpatizantët tanë por edhe me komunitetet do ti shërbejnë përmirësimit të mëtejshëm të qeverisjes dhe të një raporti më transparent me të gjithë qytetarët. 0x323030392d31322d3230 Meta-Elbasan.JPG 13:19)