14 Feb KRYETARI I LSI SE TIRANES ILIR DASHI: LSI GATI PER FITORE
” KRYETARI I LSI SE TIRANES ILIR DASHI: LSI GATI PER FITORE Ndërkohë që po bëhet gjithnjë më e qartë dhe imperative për realitetin shqiptar por dhe për faktorin ndërkombëtar se zgjedhjet e ardhshme për pushtetin vendor duhet të shënojnë me doemos një progres me zgjedhjet e kaluara parlamentare veçanërisht në elementët rregullsi dhe saktësi. Por përkundrazi nga përgjegjësit kryesor po vihen re vonesa të pajustifikuara në përgatitjen e listave të zgjedhësve të cilat pavarësisht nga nxitimi për të caktuar datën e zgjedhjeve ato kanë afat ligjor kohor. Po vihen re vonesa në ndryshimet kushtetuese dhe të Kodit Zgjedhor lidhur me këto zgjedhje dhe në zbatim të pikave të marrëveshjes së 30 Gushtit. Ndërsa në cilësinë e kryetarit të LSI së Tiranës bëj të ditur se ekziston një besim i plotë në të gjithë anëtarësinë dhe strukturat e LSI dhe prandaj jemi totalisht të mobilizuar për një fitore të Tiranës nëpërmjet dyfishimit të rezultatit pra me mbi 40 mijë vota në Kryeqytet.
Z. Dashi cilat do të jenë ambicjet e LSI për Tiranën?
Këto zgjedhje nuk mund të ndahen për mazhoritar apo propocional kaq prerazi megjithatë do të them që pikësynimi ynë kryesor është dyfishimi i votave në krahasim me zgjedhjet e kaluara parlamentare pra do të thotë që ne synojmë të marrim 40 mijë vota ku njëkohësisht do të thotë që ne të kemi më shumë këshilltarë dhe anëtarë të këshillit bashkiak dhe të minibashkive. 0x323030362d31302d3136 14:41)”