Kryetari i LSI-së takon banorë të zonës së njësisë nr.8 në Tiranë

Kryetari i LSI-së takon banorë të zonës së njësisë nr.8 në Tiranë

Kryetari i LSI-së takon banorë të zonës së njësisë nr.8 në Tiranë të cilët kanë probleme tepër shqetësuese me energjinë elektrike Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z.Ilir Meta zhvilloi sot një takim me banore të njësisë nr.8 të Tiranës të cilët vuajnë me orë të tëra madje me ditë të tëra disa lagje mungesën e energjisë elektrike.
Gjatë bashkëbisedimit banorët e zonës i shprehën kryetarit të LSI-së z.Meta shqetësimin e tyre lidhur me problemin e energjisë elektrike.
Njëri prej tyre u shpreh se “kemi më shumë se një muaj pa drita jemi ankuar tek drejtori i KESH-it të Tiranës ku ai jo vetëm nuk na ka pritur por edhe është tallur me ne. Fillimisht na u dogj trasformatori dhe na prunë një tjetër ku dhe ai pati të njëjtin fat dhe u dogj vetëm pas 10 ditësh si pasojë e ngarkesës së madhe. Unë i paguaj dritat rregullisht prandaj më duket e padrejtë që të rri prej një muaji pa drita”
Ndërkaq një tjetër banor shpjegoi se “situate në këtë zonë është krijuar si pasojë e moskujdesjes nga ana e strukturave të shtetit ku ne kemi më shumë se një muaj pa drita dhe deputeti dhe përfaqësuesit e qeverisë duhet në mënyrë kategorike të marrin kontakte me ne sepse ne jemi vetëm 1700 metra larg Tiranës nuk jemi në zonë periferike si Bathorja apo Kamza. Është turp të thuash që kemi kohë pa u larë dhe pa pasur kushtet minimale të jetesës sepse jemi lagje e Tiranës.
Ndërkaq një tjetër shqetësim i banorëve ishte edhe mungesa e matësave dhe faturimi afrofe të cilët sipas banorëve bëhej në mënyrë të padrejtë. Ata u shprehën se “është terësisht e rëndë situata sepse në pjesën më të madhe të rasteve mungojnë matësat e energjisë elektrike dhe ajo paguhet afrofe ndërsa të tjerët që i kanë këto matsa nuk i cohet fatura në shtëpi por e lënë nëpër dyqane apo në të njohur. Pra edhe në këtë rast ku ne jo vetëm që na mungon energjia elektrike por abuzohet shumë edhe me faturimet që ne duhet të paguajmë.

Ndërkaq duke dëgjuar shqetësimet e banorëve Kryetari i LSI Meta u shpreh se “këto janë shqetësime të cilat deri tani kanë rënë në veshin e shurdhët të KESH-it dhe përfaqësuesve të pushtetit vendor lidhur me këtë situate dramatike përsa i takon mungesë së energjisë elektrike. Duke dëgjuar banorët mësoj se ka zona të tëra që kanë më shumë se një muaj pa energji elektrike. Ndërkohë që nuk ka matësa në një pjesë të mirë të kësaj zone por edhe aty ku ka matësa nuk bëhen faturimet sipas treguesit real por për më tepër këto faturime nuk shkojnë në shtëpitë e banorëve por përfundojnë në ambjente të tjera. Në këtë situat kautike kemi të bëjmë më një problem shumë të madh social sikurse është mungesa e energjisë elektrike sikurse është njëkohësishtë edhe gjithë problemi i mungesës së infrastrukturës më minimale për të krijuar premise për integrimin e kësaj zone në kryeqytet. Me këtë rast i bëjë thirje qeverisë dhe KESH-it që të mos i harrojë këto zona dhe këta banorë por të plotësojë detyrimet e veta ndaj tyre dhe të heqë dorë nga dënimet kolektive dhe nga faturat afrofe.

 

Pyetje- përgjigje të kërkuara nga gazetarët

Cili është komenti juaj për deklarimin e z. Topi i cili është shprehur se bojkoti i opozitës do të shkaktojë bllokim të reformës zgjedhore?

Mendoj se z. Topi dhe PD duhet të respektojnë rregulloren e Parlamentit dhe duhet të pranojnë votimin e fshehtë si të vetmen rrugë demokratike që rivendos edhe rregullin dhe legjitimitetin e Parlamentit.

Takimi i djeshëm do të thotë se: bashkëpunimi me PS është arritur për reformën zgjedhore?  

Për ne reforma zgjedhore është jashtëzakonishtë e rëndësishme dhe qëndrimi ynë përsa i takon procedurës së votimit në Parlament ka të bëjë më tepër me shqetësimin tonë me reformën zgjedhore sepse kemi të bëjmë me garancin e votës së fshet në Parlament dhe kudo.  0x323030362d30322d3234 AKTIVITETE 11:40)