Kryetari I LSI-së Ilir Meta gjatë konferencës për shtyp

Kryetari I LSI-së Ilir Meta gjatë konferencës për shtyp

Kryetari I LSI-së Ilir Meta gjatë konferencës për shtyp Meta : Nuk do ketë qetësi dhe norlamitet në Shqipëri pa u rivendosur ligjitimiteti i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pa u zgjidhur çështja e balancimit e të gjithë institucioneve që kanë të bëjnë me mediat dhe me zgjedhjet pa u saktësuar lista e votuesve ose normaliteti ose qetësia do të kthehet shumë shpejt pasi Berisha t'i lërë të tëra.

 

 

Shumë shpejt mazhorancës së tij prej letrash dhe kartonash ne do t'i kundërvihemi me mazhorancën e shqiptarëve me dinjitet që nuk do lejojmë me të dhunohen më nga i njëjti njeri si para 8 vjetësh.

 

Me aktin e djeshëm të paprecedent të vjedhjes në mënyrë antikushtetuese antiligjore dhe tërsisht të pa moralshme të anëtarit të KQZ-së që i takonte opozitës ndërsa në favor të mazhorancës dhe qeverisë së Z.Berisha nisi jo vetëm delegjetimimi tërësor i gjithë institucioneve që kanë të bëjnë me garantimin e zgjedhjeve të ndershme dhe të lira. Duke mbështetur deklaratën e përbashkët të opozitës dhe njëkohësisht në emër të LSI-së: I bëj thirrje Z.Berisha të kthejë anëtarin e KQZ-së që vodhi dje në mënyrë të pabesë dhe antikushtetuese. Të heqë dorë nga rruga ku po fut vendin drejt destabilitetit dhe kaosit. Nuk do të ketë asnjë kompromis nuk do të ketë asnjë marrëveshje derisa Berisha të reflektojë dhe të kthejë anëtarin e vjedhur të KQZ-së ose përndryshe ai duhet ta di mirë që shumë shpejtë do ti lërë të gjitha. Nëse do të vazhdojë të eci në këtë rrugë të delegjitimimit të zgjedhjeve dhe njëkohësisht të vet pushtetit dhe qeverisjes së tij duhet ta di mirë se shumë shpejt mazhorancës së tij prej letrash dhe kartonash ne do t'i kundërvihemi me mazhorancën e shqiptarëve me dinjitet që nuk do lejojmë me të dhunohen më nga i njëjti njeri si para 8 vjetësh. Kjo nuk është një përsëritje të paralajmërimeve të mëparshme kjo është tashmë një vendim i gjithë opozitës është një vendim edhe i LSI-së. sepse nuk mund të ketë stabilitet nuk mund të ketë normalitet në një vend kur shkelet ligji kur shkelet Kushtetuta në këtë mënyrë flagrante siç po ndodh për javë të tëra në muaj të tëra dhe në veçanti siç ndodhi dje. Kjo mënyrë tërsisht tinzare ku u shkel Kushtetuta u shkel ligji duke i vjedhur anëtarin e KQZ-së që i takonte opozitës por edhe kur deputetët e mazhorancës ikën fshehurazi dhe bënë një mbledhje afër Liqenit. Nuk do ketë qetësi dhe norlamitet në Shqipëri pa u rivendosur ligjitimiteti i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pa u zgjidhur çështja e balancimit e të gjithë institucioneve që kanë të bëjnë me mediat dhe me zgjedhjet pa u saktësuar lista e votuesve ose normaliteti ose qetësia do të kthehet shumë shpejt pasi Berisha t'i lërë të tëra. Ne nuk do ta tolerojmë Sali Berishën dhe asnjë njeri tjetër në këtë dhunim të Kushtetutës të ligjit të parlamentit dhe të zgjedhjeve në Shqipëri. Ne do t'i kundërvihemi me pushtetin e qytetarëve dhe shqiptarëve që nuk mund të lejohen më të dhunohen më nga i vetmi njeri nga të njëjtat forma.

 

 

Z. Meta kryetarja e Kuvendit ka deklaruar që votimi i djeshëm për anëtarin e KQZ-së është i rregullt dhe konform ligjit?

 

Më lejo të kujtoj që Znj.Topalli që dje nuk është më kryetare e Parlamentit. Ajo është kryetare e Këshillit Kombëtar të PD-së. Një kryetare e Parlamentit nuk mund të pranoj kursesi të shkelë Kushtetutën ligjin dhe të zhvillojë procedura të paligjshme si bën ajo. Nuk hapët "luftë" me Presidentin e Republikës dhe institucionet e Pavarura në vend.

 

 

Z. Meta kur do fillojë protestat?

 

Të jeni të sigurt se dy janë zgjedhjet ose Berisha të kthejë anëtarin e vjedhur të KQZ-së dhe do të vendosë balancën në të gjitha institucionet sikurse ka qënë vetëm pak muaj më parë kur Berisha ishte në opozitë ose ai do reflektojë për këtë gjë ose pushteti i tij do të jetë vetëm në letër dhe në karton
  0x323030362d30372d3239 13:25)