Kryetari i LSI-së

Kryetari i LSI-së

Kryetari i LSI-së z. Meta prezanton kandidatin e “Aleancës për Qytetarin” në Pogradec Prof. Dr. Luan Topçiu. Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta i shoqëruar nga deputeti i Pogradecit Fatbardh Kadili ka prezantuar sot në mesditë kandidatin e koalicionit “Aleanca për Qytetarin”z  Luan Topçiu.

Në fjalën e tij kandidati i koalicionit “Aleanca për Qytetarin” duke kërkuar votën e qytetarëve të Pogradecit u shpreh – se qyteti i Pogradecit ka nevojë për një administrim te ri ka nevojë për një menaxhim i cili do të ketë në plan të parë qytetarin dhe jo kryetarin. Më tej duke mbetur në këto argumenta ai tha se ne duhet të punojmë së bashku për qytetin tonë sepse sot në këtë qytet nuk ka më shpresë sepse ajo është e betonizuar. Qyteti i Pogradecit nënvizoi z. Topçiuështë një nga qytetet më të varfra në Shqipëri  por ka një kryetar bashkie më të pasur vend.

 

Fjala e Kryetarit të LSI-së. z. Ilir Meta në Pogradec

Është kënaqësi e veçantë që jam sot këtu për t’iu bashkuar votës suaj në mënyrë që në 8 maj Pogradeci të zgjedhë më në fund një kryetar bashkie të denjë për qytetin e Lasgushit për qytetin e kulturës për qytetin e potencialeve të pashfrytëzuara turistike deri më sot në radhë të parë në funksion të mirëqenies së qytetarëve të tij.

Ne jemi shumë krenarë që mbështesim si kryetar të ri të bashkisë së Pogradecit një emër të njohur jo vetëm të Pogradecin por të njohur edhe në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar sikurse është Luan Topçiu një emër që i jep dinjitet dhe shpresë çdo qytetari që ka qenë deri më sot i nëpërkëmbur i diskriminuar që ka qenë deri më sot i papërfillur në jetën e këtij qyteti për shkak të arrogancës së papërgjegjshme të kryebashkiakut në largim i cili e pa Bashkinë e Pogradecit vetëm si një biznes të tij personal dhe klientelës së tij duke dëmtuar këtë qytete duke menduar se ky qytet nuk kishte punë tjetër vetëm të votonte për të.

Pogradeci meriton një të ardhme tjetër meriton një kryetar baskie i cili ta shohë këtë qytet si qytetin e tij dhe Luan Topçiu është një djalë i denjë i Pogradecit brez pas brezi. Pogradeci ka nevojë për një qytetar të parë i cili nuk e sheh vetën si pronar të qytetit por si shërbëtorin e parë të qytetarëve të tij duke u kujdesur që ata të gjithë së bashku të ecin përpara në një të ardhme më të mirë. Pogradeci ka nevojë për një kryetar bashkie i cili në radhë të parë të vendosë interesat e qytetarëve dhe jo ato të tij sikurse ka ndodhur deri tani. Për një kryebashkiak i cili të ketë në rendin e parë luftën kundër papunësisë hapjen e vendeve të reja të punës dhe këto janë pjesë e programit të Luan Topçiut dhe në mbështetjen që ai do të sigurojë nga qeveria dhe të gjithë partnerët e tjerë që do të mbështesin projektet në këtë drejtim.

Investime të jashtëzakonshme ka bërë qeveria shqiptare në bashkëpunim me donatorë të huaj për ti dhënë zgjidhje përfundimtare problemeve të jashtëzakonshme që ka pasur ky qytet por ju jeni dëshmitar se fondet janë shpërdoruar duke qepur dhe shqepur pa fund rrugët e këtij qyteti. Sa herë kaloj në shëtitoren që është në të dalë të qytetit për Buçimas mendoj se si mundet që një kryetar bashkie të bëjë një rrugë të tillë ku e keni parë se ai ajo është ndarë në një mënyrë kaq primitive sa edhe një analfabet nuk mund të bënte kurrë një gjithë të tillë aq më tepër në një qytet si Pogradeci.

Nuk ka më nevojë Pogradeci për zhvillime të tilla spontane kuturu thjesht për të hedhur ca lekë atje dhe për të dhënë ca tendera diku. Pogradeci ka nevojë për vizion. Ne e dimë se jo vetëm në Pogradec po kudo qytetarin nuk mund ta bëjë një njeri ik vetëm sa do i aftë të jetë ky kryetar. Por vizioni që ai përfaqëson është shumë i rëndësishëm.

Dhe unë jam i bindur se intelektualët e këtij qyteti që janë të shumtë dhe të të gjitha fushave të cilët deri tani kanë qenë të mënjanuar dhe të papërfillur nga kryetari aktual ata do të jenë të gjithë bashkëpunëtorët më të ngushtë të Luan Topçiut dhe ai do të dijë t’i thithë këto kapacitet intelektuale dhe njerëzore që ka qytet e t’i vërë në funksion të një të ardhme të sigurt me vizion.

Dhe jo vetëm ato intelektual që jetojnë në Pogradec por jam i bindur se Luan Topçiu do të dijë të tërheqë në funksion të projekteve të tij për zhvillimin dhe të ardhmen e këtij qyteti edhe intelektualët më të njohur të këtij qyteti që janë në Tiranë e kudo tjetër të cilët janë të lidhur në mënyrë të pashmangshme me këtë qytet. Ashtu sikurse jam i bindur se Luan Topçiu nuk e kërkon këtë bashki ndryshe nga kryetari në largim për ta përdorur për qëllime politike. Absolutisht vetëm këtu tek ne mund të dëgjoni angazhime të tillë që e duam bashkinë për të bërë luftë politike me qeverinë. Në të gjithë botën kryetarët e bashkive janë administratorë të qyteteve janë njerëzit më të interesuar se kushdo tjetër që bashkëpunojnë ngushtë me qeverinë pavarësisht se cila është ajo për të çuar përpara projektet për qytetin e tyre.

Ndërsa këtu te i thuhet qytetarëve na jepni vota që të zgjidhemi dhe të zihemi me qeverinë. Kjo është gjëja më absurde që mund të dëgjohet dhe nuk ka asnjë lidhje me detyrat e funksionet e pushtetit vendor dhe kryetarëve të bashkive.

Ndërsa Luan Topçiu ndryshe nga këta të cilët përveç luftës politike duan të kenë një imunitet për aferat e tyre korruptive ai e kërkon dhe do ta fitojë detyrën e kryetarit të bashkisë për t’i shërbyer të gjithë qytetarëve të Pogradecit. Në këto zgjedhje është e vështirë t&eum
l; gjesh një figurë si kjo e Luan Topçiut këtu në Pogradec ku e vetmja poarti që ai ka është Pogradeci dhe slogani i tij “gjithçka për Pogradecin” thotë çdo gjë dashurinë e tij për këtë qytetin thotë pasionin e tij për të ndihmuar qytetin dhe të gjithë bashkëqytetarët për të ecur përpara në rrugën drejt zhvillimit.

 Dhe unë jam i sigurt se me luan topçin Pogradeci do të hyrë në një erë të re dhe do të ripërtërijë të gjitha traditat e nëpërkëmbura historike kulturore dhe turistike të këtij qyteti. Jam i bindur se me Luan Topçiun si kryebashkiak Pogradeci do të jetë një qendër shumë e rëndësishme kombëtare dhe rajonale në fushën e kulturës turizmit dhe shumë aspekte të tjera. Ndaj sot bashkohem me shumë krenari me mbështetjen që tashmë qyteti i Pogradecit i ka dhënë Luan Topçiut dhe për të do të votojnë të gjithë të majtë dhe të djathtë sepse ai do të punojë për të gjithë sepse ai nuk do ta përdorë detyrën e kryebashkiakut për t’i ndarë qytetarët e tij të dashur në miq dhe në armiq në klientë dhe të panevojshëm. Përkundrazi ai do të sjellë një solidaritet të ri mes qytetarëve të Pogradecit do të sjellë një kohezion të ri dhe jam i sigurt se me programin e tij me përgjegjësi të mëdha dhe do të ndihmojë që i gjithë komuniteti të eci përpara dhe jo disa siç ka ndodhur deri tani me miq dhe të afërmit e kryetarit në largim të bashkisë.

Ndaj të gjitha votat për Luan Topçiun. Ai do të bëjë gjithçka për Pogradecin dhe Pogradeci do të fitojë vendin që i takon në të gjitha zhvillimet në vendin tonë por edhe në rajon. Njëkohësisht jam sot këtu edhe për të shprehur përkrahjen e LSI-së për të gjithë kandidatët “Aleancës për Qytetarin” në të gjithë rrethin e Pogradecit.

Për Roshi Tollozhinën në komunën e Buçimasit për Nexhmi Dokollari në Hudënisht për Vladimir Jacellin në Çërravë për Rushan Çelën në Dardhë për Feim Jashanllarin në Trebinjë për Sali Torrën në komunën Velçan dhe Shaban Sulën në komunën Proptisht.

Unë jam i bindur se “Aleanca për qytetin” do të arrijë një sukses të madh në të gjithë Pogradecin në këto zgjedhje. Unë përgëzoj dy kryetarët tanë Shyqon e LSI dhe Nikon e PD-së për bashkëpunim vërtet qytetar për një solidaritet të jashtëzakonshëm që na ndihmon të arrijmë objektivat tona që qytetari të jetë i pari në këto zgjedhje dhe të jetë i pari për ata që do të zgjidhen më datën 9 maj. Po kështu dua të përshëndes kandidatët tanë për këshilltarë në Bashkinë e Pogradecit për të cilët jam i bindur se me shyqon në krye do të arrijnë një rezultat vërtetë dinjitoz por edhe të japin një kontribut të rëndësishëm në suksesin e këtyre zgjedhjeve në Pogradec.

Rroftë populli i mrekullueshëm i Pogradecit fitore Luan Topçiut fitore të gjithë qytetarëve të Pogradecit më 9 maj. Jam i bindur se më 8 maj Pogradeci ndahet me arrogancën betonizimit dhe korrupsioni dhe më 9 maj Pogradeci do të marrë frymë lirisht dhe përgatitet për një erë të re ku qytetari i Pogradecit është ai që do të vendosë çdo gjë për të ardhmen e këtij qyteti të mrekullueshëm. Fitore!

  0x323031312d30342d3136 AKTIVITETE Meta Pogradec 1.jpg 18:28)