Kryetari i LSI-së

Kryetari i LSI-së

Kryetari i LSI-së z. Ilir Meta takon shefin e misionit të vëzhguesve të OSBE/ODIHR-it z. Jonathan Stonestreet

Kryetari i LSI-së z. Ilir Meta u takua sot me shefin e misionit të vëzhguesve të OSBE/ODIHR-it z. Jonathan Stonestreet. Gjatë këtij takimi u diskutua për çështje që kanë të bëjnë me fushatën zgjedhore dhe me situatën parazgjedhore në Shqipëri. Z. Meta i konfirmoi z. Stonestreet vullnetin e plotë të LSI-së për të kontribuar për një fushatë demokratike të kulturuar pozitiviste e qytetare në këto zgjedhje vendore.

Sipas Metës prioritet kryesor është standardi evropian që duhet të arrijnë këtë zgjedhje dhe natyrisht ky angazhim i LSI-së nuk është i mjaftueshëm në rast se ky vullnet do të tregohej nga të gjitha forcat e tjera politike në vend. Pas takimit z. meta dha edhe një prononcim për median ku foli edhe për aktualitetin politik.
 
Prononcimi i z. Ilir Meta pas takimit

Ishte kënaqësi për t’u takuar me shefin e misionit të vëzhguesve të OSBE/ODIHR-it Jonathan Stonestreet së bashku me kolegët e mi z. Rama dhe z. Manjani për t’u konfirmuar edhe një herë tjetër vullnetin e plotë të LSI-së për të kontribuar për një fushatë demokratike për një fushatë të kulturuar për një fushatë pozitiviste për një fushatë qytetare në këto zgjedhje vendore duke pasur si prioritet kryesor standardin evropian që duhet të arrijnë këtë zgjedhje dhe natyrisht që ky angazhim i LSI-së nuk është i mjaftueshëm në rast se ky vullnet do të tregohej nga të gjitha forcat e tjera politike në vend.

Dhe ne shpresojmë që kjo gjë do të ndodhi në ditët dhe në javët e ardhshme. Së dyti ne i konfirmuam edhe një herë tjetër angazhimin e të gjithë përfaqësuesve të LSI-së në të gjitha nivelet e administrimit të procesit zgjedhor për të pasur si referencë të vetme në të gjithë sjelljen e tyre vetëm ligjin kodin dhe procedurat ligjore.

Njëkohësisht ne vlerësuam rolin e OSBE-/ODIHR-it të vëzhguesve të cilët janë stacionuar dhe të gjithë atyre që do të vijnë apeluam për të ardhur sa më shumë vëzhgues të huaj në zgjedhjet e 8 majit pasi ky do të ishte një tjetër kontribut tepër pozitiv për mbarëvajtjen e këtij procesi dhe për konfirmimin e tij.

Z. Meta ju folët për një fushatë qytetare por gjatë ditëve të fundit janë regjistruar incidente dhe ka pasur akuza nga ana e opozitës ndaj LSI-së. Cili është komenti juaj?

Nuk ekziston asnjë incident i shkaktuar nga përfaqësues të LSI-së. Fabrikimet që vijnë nga fabrika e shpifjeve sidomos në drejtim të LSI-së janë tregues i obsesionit ndaj LSI-së dhe janë një problem do të thosha i atyre që i shpikin pasi LSI është forca politike ëm e angazhuar se kushdo tjetër në Shqipëri që nga krijimi i saj për zgjedhje të ndershme dhe të rregullta.

Ka qenë dhe mbetet forca politike më e angazhuar në Shqipëri për një reformë zgjedhore që të plotësojë të gjitha standardet e OSBE/ODIHR-it dhe ët gjitha rekomandimet edhe ato që kanë ardhur bazuar në zgjedhjet e fundit në vend. Njëkohësisht ne nuk do të merremi me trillimet e medieve parni fabrikës së shpifjeve. Ne jemi distancuar dhe distancohemi nga çdo lloj incidenti dhe njëkohësisht i kërkojmë policisë dhe organeve të zbatimit të ligjit që të veprojë me forcë ndaj cilitdo që kërkon të krijojë incidente dhe probleme në këtë fushatë zgjedhore.

 Ju e dini shumë mirë se kush i bën incidentet. Heqin flamujt e LSI-së me policinë bashkiake ne e pranuam por po me policia bashkiake vënë flamujt e PS-së. Është çështje e tyre kjo nuk është histori flamujsh kjo është një çështje programi. Ne kemi programin më të mirë që garanton ndryshimin e vërtetë të Tiranës por të jeni të sigurt edhe të shumë bashkive dhe komunave të Shqipërisë. Kemi një program që po pëlqehet kaq shumë nga votuesit sa edhe të tjerët po përpiqen ta kopjojnë atë.

A është diskutuar me z. Stonestreet edhe për këto incidente të fushatës zgjedhore?

Natyrisht që unë besoj se të gjithë institucionet ndërkombëtare të gjithë vëzhguesit po e kuptojnë se kanë një plan në këto zgjedhje që nuk është e interesuar për mbarëvajtjen e këtij procesi.

Që kërkon të tensionojë artificialisht situatën për arsyen e thjeshtë se nuk ka një program sepse nuk ka projekte sepse kandidatët e saj vijnë në mënyrë të përsëritur për të kërkuar votën e qytetarëve dhe në pamundësi për të bërë një bilanc pozitiv të punë së tyre u intereson thjesht një tensionim tërësisht i panevojshëm aspak qytetar aspak demokratik i kësaj situate por të jeni të sigurt që ata do të mbeten të izoluar procesi do të eci përpara dhe unë u bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të dëgjojnë programet të dëgjojnë alternativat e kandidatëve të qëndrojnë larg incidenteve dhe u bëj thirrje edhe medieve të mos raportojnë shpifje të fabrikës së shpifjeve.

0x323031312d30342d3133 17:56)