Kryetari i LSI-së

Kryetari i LSI-së

” Kryetari i LSI-së z. Ilir Meta takon Presidentin e ri të Kosovës Behgjet Pacolli

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta zhvilloi sot një takim me Presidentin e Kosovës z. Behgjet Pacolli i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Shqipëri. Në këtë takim të zhvilluar në ambientet e “Hotel Sheraton” merrnin pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së z. Luan Rama si edhe dy deputetët e LSI-së Vangjel Tavo dhe Lefter Koka. 
Gjatë takimit z. Meta uroi z. Pacolli për zgjedhjen e tij në postin e Presidenti të Kosovës dhe shprehur konsideratat më të larta për të. Lideri i LSI-së shprehu mbështetjen maksimale për qeverinë e re të Kosovës dhe vlerësoi procesin e njohjeve të reja të Kosovës si një proces të pandalshëm. 
Nga ana e tij z. Pacolli vlerësoi kontributin e madh që ka dhënë nga z. Ilir Meta për formimin dhe njohjen e Kosovës anembanë botës qoftë në kohën kur ishte Kryeministër i Shqipërisë por edhe si Ministër i Punëve të Jashtme. Pas takimit ata dhanë edhe një prononcim për mediat. 
 
Prononcimi i liderit të LSI-së Ilir Meta 
Ishte një kënaqësi për mua edhe për kolegët e mi të Lëvizjes Socialiste për Integrim për t’u takuar sot me Presidentin e ri të Kosovës Behgjet Pacolli për t’i uruar dhe nga afër suksese në këtë detyrë mjaft të rëndësishme dhe impenjative. 
Unë besoj se kjo detyrë e re dhe shumë e lartë është një mundësi e shkëlqyer edhe për vetë presidentin Pacolli për të çuar akoma më tëj edhe kontributin e tij i cili ka qenë mjaft i ndjeshme edhe më parë në procesin e njohjeve të Kosovës pasi konsolidimi i pozitës ndërkombëtare të Kosovës është një prioritet i jashtëzakonshëm ashtu sikurse vizioni i tij për ekonominë besoj se do të ndihmojë shumë në zhvillimin ekonomik të Kosovës por edhe zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve sikurse ai u shpreh dhe dje në Kuvendin e Shqipërisë. 
LSI mbështet politikën e presidentit të Kosovës të qeverisë së Kosovës mbështet forcimin e bashkëpunimit midis dy vendeve midis dy qeverive midis dy parlamenteve dhe jemi të bindur se projektet madhore të cilat tashmë kanë përparuar me mjaft sukses snë Shqipëri por po përparojnë edhe me mjaft sukses edhe në Kosovë do t’i forcojnë akoma më tej edhe në progresion gjeometrik marrëdhëniet e shkëlqyera mes shqiptarëve në të dyja anët e kufirit i cili është fare konvencional. 
Patjetër që rekomandimet e presidentit janë shumë të rëndësishme edhe për mua dhe jam i bindur që ky bashkëpunim i shkëlqyer do të thellohet edhe më tej. Jam njëkohësisht shumë i sigurt se në pozitën e re presidenti Pacolli për shkak edhe të njohjeve të tij të shumta në të gjithë botën do të kontribuojë për një ritëm të ri të konsolidimit të pozitës ndërkombëtare të Kosovë dhe ne të gjithë do ta mbështesim atë.
 
Prononcimi i Behgjet Pacollit 
“Ishte një takim i rëndësishëm për mua. Takimi me mikun tim të veçantë z. Ilir Meta të cilin e njoh kam pasur marrëdhëniet të mira me të do të mbajë marrëdhënie të mira me z. Meta edhe në të ardhmen. 
Është një njeri që ka dhënë një kontribut shumë të madh për afirmimin e shtetit të Kosovës. Ka punuar shumë për njohjet që kanë ndodhur për Kosovën dhe mund t’iu them se ka lënë shumë punë të pakryera ende për shkak të mungesës së kohës. Dhe unë sot e luta mikun tim Ilirin që krejt këtë bagazh që ka mbetur pa u kryer që të vijë në Kosovë dhe të na ndihmojë ne. 
Duhet absolutisht që të mos ndalemi pasi kemi shumë punë për të bërë dhe puna e z. Ilir Meta në këtë drejtim është shumë e rëndësishme për Kosovën. Jam i sigurt se z. Ilir Meta me energjinë e tij me karakterin e tij me vullnetin e madh do të përballojë çdo sfidë në mënyrë të suksesshme dhe ne jemi të sigurt se bashkëpunimi me z. Ilir Meta do të jetë shumë i madh. Ne e vlerësojmë çdo gjë që ai ka bërë për afirmimin e shtetit të Kosovës në të shkuarën. Jam i bindur se ky aktivitet do të vazhdojë edhe më tutje.

0x323031312d30332d3232 IMG_0683.jpg 16:34)”