Kryetari i LSI-së

Kryetari i LSI-së

” Kryetari i LSI-së Ilir Meta takim me anëtarë dhe simpatizantë në qytetin e Lushnjës

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me anëtarë dhe simpatizantë të LSI-së në qytetin e Lushnjes. Gjatë këtij takimi z. Meta ka shpërndarë 150 karta anëtarësie për anëtarët më të rinj të LSI-në në këtë qytet. Në fjalën e mbajtur gjatë këtij takimi Meta tha se LSI-ja është e forcë që i ka dyert e hapura ndaj kontributeve dhe prurjeve të reja e cilësore që vetëm e pasurojnë këtë parti. “LSI është një parti që i ka dyert e hapura për ripërtëritjen e anëtarësisë duke integruar të gjitha kontributet tha Meta. Kontributet e atyre që kanë dhënë mbështetjen maksimale që nga dita e krijimit të LSI-së e deri më tani por edhe kontributet e reja te cilat i kemi të domosdoshme për t’u konsoliduar më tej si forcë e fuqishme progresiste për të cilën natyrisht edhe qyteti i Lushnjes ka shumë nevojë. Dhe me politikën tonë do ta tregojmë mbështetjen konkrete gjithnjë e në rritje për të gjithë komunitetin të Lushnjes dhe gjithë Myzeqesë”.
Ndërkaq lideri i LSI-së shprehu kënaqësinë për vendimin historik të heqjes së vizave që pritet të merret të hënën nga Këshilli i Ministrave të Brendshëm të BE-së. Meta u shpreh se liberalizimi i vizave për shqiptarët është arritja më e madhe që prek interesin e çdo qytetari dhe kjo i jep fund vuajtjeve të shqiptarëve në këto 20 vite për të kaluar kufirin. Sipas Metës ky vendim vjen falë progresit dhe arritjeve të bëra nga qeveria në përmbushjen e të gjitha kritereve të përcaktuara nga Bashkimi Evropian. “Këto ditë do të merret edhe vendimi i fundit pas disa vendimeve të rëndësishme të Bashkimit Evropian për heqjen e vizave për të gjithë shqiptarët dhe Shqipërinë. Është arritja më e madhe më e jashtëzakonshme dhe me konkrete e cila prek interesin e çdo qytetari të këtij vendi. Është një arritje shumë e madhe sepse kemi qenë vendi më i izoluar në Evropë përpara 20 viteve vijoi zoti Meta. Qytetarët shqiptarë do të kenë nevojë vetëm për pasaportën biometrike për të udhëtuar në të gjithë hapësirën Shengen pa u endur më nëpër dyert e ambasadave pa marrë malet me dëborë dhe pa provuar ato skafet e tmerrshme ku humbën jetën gjithë ato qytetarë shqiptarë” deklaroi lideri i LSI-së. Qëllimi ynë është që qytetarët shqiptarë të ardhmen e tyre evropiane ta shikojnë në Shqipërinë evropiane ta shikojnë në Lushnjën evropiane shtoi zoti Meta. Dhe ne për këtë tani e tutje kemi si prioritet kryesor çështjen e punësimit çështjen e zhvillimit të bujqësisë ku Lushnja ka potenciale të jashtëzakonshme që ende janë të pashfrytëzuara mbështetja për fermerët dhe për të gjithë ata që punojnë në sektorin agro-përpunuese në Lushnje dhe në Myzeqe ashtu sikurse kemi si qëllim mbështetjen e zhvillimit të industrisë agro-ushqimore zhvillimin e çdo lloj industrie dhe aktiviteti privat që i jep edhe më shumë gjallëri këtij qyteti ku ka rini më shumë se në çdo qytet tjetër të Shqipërisë dhe është një rini e mrekullueshme” deklaroi lideri i LSI-së.
 
Prononcimi pas takimit.
Z. Meta si e vlerësoni Ju sot takimin në Lushnje?
Shpreh kënaqësinë e veçantë për këtë shpërthim do të thosha të Lëvizjes Socialiste për Integrim në qytetin dhe rrethin e Lushnjës për këto anëtarësime të reja jo vetëm masive por edhe cilësore. Jam i bindur që në këtë mënyrë LSI në Lushnjë do të jetë një forcë kryesore dhe në dobi të këtij komuniteti të mrekullueshëm. LSI do të thotë politika e dyerve të hapura do të thotë se LSI-ja është forca me demokratike në vend e cila është e hapur dhe që shikon drejt të ardhmes
Z. Meta si i vlerësoni ju akuzat e ngritura nga PS për ministri e Shëndetësisë Petrit Vasili dhe a keni ju një koment për punën e bërë prej tij?
Lidhur me akuzat politike të lidershipit aktual të Partisë Socialiste ndaj Ministrisë së Shëndetësisë nuk më mbetet gjë tjetër veçse të shpreh keqardhjen për këtë fushatë denigruese e cila nuk synon të evidentojë problemet që ka sistemi i shëndetësisë dhe përmirësimin e tyre por është thjesht një shantazh ndaj gjithë sistemit të shëndetësisë dhe kësaj ministrie apo edhe ISKSH-së për të mbështetur dhe favorizuar në mënyrë të paligjshme firma të cilat janë të lidhura me elementë të këtij lidershipi. Kjo sepse tashmë është një fakt që këto janë mësuar të bëjnë sikur janë në opozitë por ndërkohë edhe të marrin tendera në mënyrë të paligjshme sikurse është edhe Beqjas njëkohësisht të shesin edhe moral”.
Ndërsa për ministrin Vasili mund t’iu them se ai konfirmon çdo ditë që është mjaft kompetent shumë i përkushtuar profesionalisht dhe pavarësisht nga vështirësitë e transformimit të sistemit tonë shëndetësor ai ka bërë një punë të jashtëzakonshme dhe vazhdon çdo ditë duke çuar përpara reformat delikate në këtë sistem që natyrisht ka vështirësitë e tij por që po ecën me shpejtësi në atë rrugë që i shërben të gjithë qytetarëve dhe duke luftuar edhe pa ndërprerje vazhdimisht korrupsionin dhe mungesën e transparencës.
 
Z. Meta ju keni ardhur shpesh here në Lushje a do të thotë kjo që ju do të jeni deputeti i kësaj zone.?
Do të ishte një nder për mua të shpallesha deputet në Lushnjë por natyrisht ky nuk është një vendim i imi personal këto janë vendime të forumeve të LSI-së natyrisht janë dhe çështje të sistemit zgjedhor. Gjithsesi jam i bindur se Lushnja ka pasur dhe do të ketë figura shumë përfaqësues në të ardhmen.
 
Z. Meta si Zv. Kryeministër dhe si Ministër i Ekonom
isëTregtisë dhe Energjetikës  a mund të na thoi diçka për mbështetjen që do i jepni ju qytetit të Lushnjes ?
Shpreh edhe një herë mbështetjen maksimale të qeverisë dhe forcës politike që drejtoj për biznesin e Lushnjes dhe sektorin e bujqësisë. Pa asnjë diskutim që ne do të bëjmë çdo gjë për të mbështetur komunitetin e Lushnjës si atë që merret me bujqësi ashtu edhe gjithë atë komunitet i cili beson se përmes zhvillimit të sipërmarrjes së lirë do të krijohen më shumë mundësi për punësim dhe mirëqenien e qytetarëve lushnjarë.

0x323031302d31312d3038 14:55)”