Kryetari i LSI-se

Kryetari i LSI-se

” Kryetari i LSI-se z. Meta apelon serish: politika të vazhdoi konsensusin politik për marrjen e statusit kandidat.

Mblidhet Komiteti Drejtues Kombëtar i Lëvizjes së Gruas për Integrim

Komiteti Drejtues Kombëtar i Lëvizjes së Gruas për Integrim (LGI) U mblodh sot tek “Hotel Tirana” objektivi kryesor i kësaj mbledhje ishte organizimi i LGI-së në kuadër të Konventës Kombëtare Zgjedhore të Lëvizjes Socialiste për Integrim e cila do të zhvillohet më 27-28 tetor. Konventë në të cilën LGI do të ketë një rol shumë të rëndësishëm pasi do të përfaqësohet me rreth 30% të delegatëve nga e gjithë Shqipëria. I pranishëm në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar të Lëvizjes së Gruas për Integrim ishte edhe Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta. Në fjalën e tij z. Meta u shpreh se LGI tashmë vjen në konventën e LSI-së e konsoliduar me një program dhe nisma konkrete në interes të gruas nënës dhe familjes shqiptare.

Fjala Kryetarit të LSI-së z. Meta

Dua të vlerësoj këtë takim të Lëvizjes së Gruas për Integrim e cila vjen në konventën tonë zgjedhore tashmë e konsoliduar me një program konkret me nisma konkrete dhe në interes të gruas të nënës të familjes me struktura të cilat po formësohen dhe po zgjerohen në të gjithë vendin gjë që do të konfirmohet besoj edhe me përfaqësimin jo vetëm tepër të konsiderueshëm dhe të garantuar në të gjitha forumet e Lëvizjes Socialiste për Integrim në më shumë se 30 për qind që nga numri i delegatëve e deri në nivelet më të larta të forumit të LSI-së. Por edhe me vetë angazhimin tuaj edhe politik dhe programor me pjesëmarrjen tuaj në të gjitha debatet që kanë të bëjnë me rritjen e rolit të LSI-së në mbarëvajtje të proceseve demokratike dhe integruese të vendit. Por njëkohësisht edhe të gjitha sfidat që kanë të bëjnë me përmirësimin e mëtejshëm të qeverisjes. Ashtu sikurse edhe me fuqizimin dhe përmirësimin e pozitës sociale të vajzës të gruas dhe të nënës shqiptare.

Dua të theksoj rëndësinë e madhe që ka sidomos kjo javë përpara progres-raportit të Komisionit Europian që pritet javën e ardhshme rëndësinë e madhe që ka plotësimi i atyre detyrimeve të rëndësishme që mbeten ende për t’u konfirmuar nga Shqipëria sikurse është përmbyllja e reformës së procedurave parlamentare dhe së dyti ligji për Gjykatën e Lartë i cili është draftuar sipas të gjithë standardeve më të larta edhe evropiane. Është e domosdoshme që përveç shumë hapave të tjerë të rëndësishëm që janë realizuar në të kaluarën e afërt sikurse ishte reforma zgjedhore sikurse ishte edhe kufizimi i imunitetit dhe shumë ligje të tjera të rëndësishme të ecim para edhe me këto dy çështje sepse janë pothuajse të përfunduara dhe kërkohet vetëm vullnet politik në mënyrë që opinioni të jetë sa më pozitiv për marrjen e statusit të vendit kandidat aq më tepër kur bëhet fjalë për një pritshmëri në këtë drejtim prej disa vitesh kur jemi në prag të 100-vjetorit të pavarësisë dhe të krijimit të shtetit tonë kur njëkohësisht jemi edhe në një situatë kur ky sinjal pozitiv do të ishte një mesazh inkurajues jo vetëm për të gjithë qytetarët e Shqipërisë por edhe për të gjithë shqiptarët kudo ku janë për të mbështetur më tej projektin e integrimit evropian të gjithë rajonit tonë projekt i cili më shumë se çdo komb tjetër deri tani kanë përfituar shqiptarët.

Ndaj unë gjej rastin që të apeloj edhe një herë që të bëhen të gjitha përpjekjet të tregohen seriozitet dhe vullnet politik për të ecur përpara gjatë kësaj jave në këto dy çështje të rëndësishme ashtu sikurse shpresoj që ky apel të jetë njëkohësisht edhe një thirrje e brendshme e të gjithë aktorëve politikë dhe të gjitha forcave politike që të marrin më shumë përgjegjësi në një moment kaq të rëndësishëm. Unë jam i bindur se pjesëmarrja juaj në Konventën e Lëvizjes Socialiste për Integrim do të ndihmojë për një cilësi të re të të gjithë forumeve të kësaj lëvizjeje për një vizion më të plotë për një vizion edhe më social dhe njerëzor dhe do të sjellë një dimension të ri jo thjesht përfaqësimin tuaj por mendoj edhe të angazhimit të LSI-së për rolin e vajzës të gruas dhe të nënës shqiptare jo vetëm në jetën politike por edhe në jetën sociale dhe ekonomike në vend. Ju falënderoj edhe një herë për angazhimin tuaj të jashtëzakonshëm dhe njëkohësisht dua t’ju siguroj edhe për mbështetjen tonë më të madhe dhe më të sinqertë.  

Prononcimi për mediat i kryetarit të LSI-së Ilir Meta pas mbledhjes së Komitetit Drejtues Kombëtar të LGI-së

Unë mendoj që ajo që është më e rëndësishme aktualisht mbetet përqendrimi tek plotësimi i gjithë detyrimeve që kanë të bëjnë me procesin e marrjes së statusit të vendit kandidat. Është bërë një punë shumë e mirë gjatë vitit të fundit pavarësisht nga vështirësitë dhe debatet. Është bërë një punë shumë e mirë paraprake mendoj edhe për sa i përket rregullores së funksionimit të parlamentit edhe me projektligjin për Gjykatën e Lartë. Është koha që këtë javë të ecim përpara të miratohen të dyja çështjet me konsensus. Kjo i përforcon akoma më tej shanset për të ecur drejt marrjes së statusit të vendit kandidat. Kjo është ajo që synon mazhoranca për unë nuk dua të besoj që nuk e synon edhe opozita pasi të gjithë shqiptarët e kërkojnë këtë gjë. Ndaj në këtë drejtim duhen të gjithë energjitë gjatë këtyre ditëve.

Në mesin e tetorit kemi raportin e Komisionit Europian. A do të jetë e mjaftueshme koha për miratimin e këtyre projektligjeve shumë të rëndë
sishme?

Është çështje e vullnetit politik dhe e përgjegjësisë politike prandaj thashë që të gjitha këto çështje janë të përafruara sipas standardeve evropiane. Duhet vullnet politik për të ecur drejt marrjes së statusit të vendit kandidat.

0x323031322d31302d3031 IMG_8731.jpg 15:13)”