Kryetari i LSI-se

Kryetari i LSI-se

Kryetari i LSI-se z. Meta në takimin e LSI-ne ne Prefekturën e Kozanit Greqi. Meta; Ne këtë kohe krize ekonomike Shqipërisë i duhet te fokusohet tek punësimi.


Kryetari i LSI-se z. Meta dhe Ministri Vangjel Tavo takim me LSI-ne ne Prefekturën e Kozanit Greqi. 

Meta: E ardhmja e popujve tanë qëndron tek bashkëpunimi dhe integrimi.

Meta: Jemi përgjegjës për te ardhmen e fëmijëve tanë. 

Meta: LSI force e orientuar drejte se ardhmes drejte dialogut. 
 
Meta; Ne këtë kohe krize ekonomike Shqipërisë i duhet te fokusohet tek punësimi. 

Meta: Fal përpjekjeve te LSI-se u realizua një dialog gjithëpërfshirës për zgjedhjen e Presidentit. 

Meta: Politika jone ka nevoje per t'u bere me e përgjegjshme për te ardhme.

Meta: LSI garanci per te gjithë shqiptaret qe dëshirojnë te riintegrohen ne Shqipëri.
Konferenca Zgjedhore e degës së LSI-së në Kozan në Greqinë Veriore
Ilir Meta: LSI forca politike që shikon drejt së ardhmes e orientuar drejt dialogut dhe zgjidhjeve
“Qindra anëtarët e Lëvizjes Socialiste për Integrim në degën e Prefekturës së Kozanit votuan sipas parimit “Një anëtar një votë” për kryetarin e LSI-së në këtë degë”
Lëvizja Socialiste për Integrim mbajti dy ditë më parë Konferencës Zgjedhore të degës së kësaj force politike në Prefekturën e Kozanit në Greqinë Veriore. I pranishëm në këtë konferencë ishte i pranishëm edhe lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta i shoqëruar nga deputeti i Qarkut Gjirokastër Vangjel Tavo nga Sekretari për Çështjet Ligjore në LSI Spartak Braho nga Sekretari Politik i LSI-së për Qarkun Korçë Piro Kapurani etj. Të pranishëm në këtë takim shumë të rëndësishme ishin edhe përfaqësues të pushtetit lokal në Greqi. Në fjalën e tij përshëndetëse kryetari i LSI-së Ilir Meta i falënderoi të gjithë të pranishmit për mbështetjen që i japin Lëvizjes Socialiste për Integrim. Z. Meta shprehu angazhimin e LSI për të ndërmarrë iniciativa konkrete në veçanti në lidhje me mundësitë dhe lehtësitë për të investuar apo për të hapur mundësi punësimi në Shqipëri. 
“Dua t’ju falënderoj për përkrahjen që ju i jepni Lëvizjes Socialiste për Integrim në Greqinë e Veriut në veçanti këtu në Prefekturën e Kozanit. Dua të falënderoj Gurin dhe të gjithë shokët edhe shoqet e tjera për angazhimin e tyre e deritanishëm dhe të shpreh besimin tim se angazhimi i LSI-së për të punuar më shumë dhe në mënyrë komplete për të forcuar dhe për të konkretizuar integrimin e mëtejshëm të bashkatdhetarëve tanë si këtu në Greqi ashtu edhe në Shqipëri do të rritet më tej dhe ai do të vijojë në javët dhe në muajt e ardhshëm me iniciativa konkrete në veçanti në lidhje me mundësitë dhe lehtësitë për të investuar apo për të hapur mundësi punësimi në Shqipëri. Njëkohësisht ne mbetemi të angazhuar për të ndjekur në vijimësi disa çështje të rëndësishme që kanë mbetur ende të pazgjidhura këtu në Greqi dhe për këtë do të forcojmë më tej bashkëpunimin me qeverinë e re të Greqisë me Parlamentin me forcat politike për tu dhënë zgjidhje përfundimtare çështjes së patentave çështjes së sigurimeve shoqërore e kështu me radhë” tha z. Meta.
 Lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim u shpreh se duke pasur parasysh situatën aktuale ekonomike jo vetëm në Greqi por edhe atë globale është e nevojshme një ripërshtatje të të gjithë politikave ekonomike dhe sociale duke favorizuar bizneset e reja apo hapjen e vendeve të reja të punës. Sipas tij për këtë LSI do të ndërmarrë nisma konkrete në qeveri edhe në Parlament për të ndërmarrë përmirësime ligjore. “Ne e dimë se Greqia është në një situatë të vështirë. Këtë e ndjeni ju më shumë se kushdo por natyrisht që kjo ka efektet e saj edhe ën Shqipëri. Është rezultat jo thjesht i një krize të Greqisë por është rezultat edhe i një krize të përgjithshme globale dhe në Europë. Ne jemi të ndërgjegjshëm për këto sfida të veçanta për këto sfida të jashtëzakonshme të cilat përballohen me vizion me kurajo dhe me solidaritet por njëkohësisht edhe në mënyrë sa më praktike dhe kreative sepse pasojat sociale sidomos në drejtim të punësimit apo të papunësisë kërkojnë edhe një ripërshtatje të të gjithë politikave ekonomike dhe sociale duke favorizuar bizneset e reja apo hapjen e vendeve të reja të punës. Për këtë ne do të ndërmarrim nisma konkrete në qeveri edhe në Parlament për të ndërmarrë përmirësime ligjore. 
Jam i sigurt se të gjithë së bashku do të arrijmë të forcojmë lidhjen e forcave politike me komunitetin shqiptar që jeton këtu në Greqi por edhe në vende të tjera ashtu sikurse në këtë mënyrë forcojmë lidhjet tuaja të pazgjidhshme me Shqipërinë dhe në këtë mënyrë ne arrijmë të ndikojmë edhe në forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve tona. Sikurse e përmendi edhe Guri ka përpjekje për ti helmuar këto marrëdhënie por pas 20 vitesh përvojë dhe eksperiencë ne e dimë shumë mirë se e ardhmja e vendeve tona e popujve tanë qëndron tek bashkëpunimi tek integrimi dhe jo tek konfliktet që kanë si bazë të kaluarën. Ne jemi përgjegjës në radhë të parë për të ardhmen e vendeve tona për të ardhmen e shoqërive tona për të ardhmen e fëmijëve tanë. Këtu duhet t’i përqendrojmë
të gjitha energjitë sepse në radhë të parë fëmijët kërkojnë mundësi më të mira për tu arsimuar kërkojnë një perspektivë më të mirë për tu punësuar dhe për të ndërtuar jetën e tyre në të ardhmen dhe nuk mund të vazhdojnë të jetojnë me histori të së shkuarës” vijoi ai. Ilir Meta deklaroi se Lëvizja Socialiste për Integrim dallon edhe në Shqipëri nga forca të tjera politike sepse është një forcë e drejtuar nga e ardhmja sepse është një forcë e orientuar drejt bashkëpunimit është një forcë e drejtuar drejt dialogut dhe drejt zgjidhjeve. 
“Ne këtë e treguam edhe gjatë muajve të fundit gjatë debatit për çështjen e presidentit ku besoj se edhe ju e keni ndjekur që falë përpjekjeve të LSI-së u realizua një dialog gjithëpërfshirës u realizua një përpjekje për të ecur drejt një konsensusi pavarësisht nga fakti që në fund të fundit ende politika tregoi që ka ende nevojë për tu pjekur akoma më shumë për tu bërë edhe më e përgjegjshme në të ardhmen. LSI do të vazhdojë në këtë drejtim do të vazhdojë të jetë një forcë që punon për të forcuar stabilitetin politik të vendit për të forcuar qëndrueshmërinë ekonomike të vendit për të përmirësuar të drejtat sociale për të dhënë një kontribut më të rëndësishëm në përqendrimin e politikave qeverisë drejt punësimit në mënyrë të veçantë. 
Natyrisht që investimet në infrastrukturë janë shumë të rëndësishme dhe Shqipëria ka bërë një progres shumë të madh në këtë drejtim por sot në këtë kohë krize në këtë kohë vështirësish ekonomike për familjet shqiptare por edhe për ju që jetoni këtu është e rëndësishme në mënyrë të veçantë që ne në Shqipëri të përqendrohemi tek politikat e punësimit pra për të mbështetur dhe për të nxitur ato aktivitete ekonomike të cilat krijojnë vende të reja punë në një kosto sa më të ulët” tha kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Duke folur mbi Konventën Kombëtare Zgjedhore të LSI-së e cila do të mbahet më 29-30 shtator të këtij viti z. Meta u shpreh se LSI është duke u përgatitur për zgjedhjet e ardhshme të vitit 2013. Sipas tij faktet kanë treguar në mënyrë të qartë se sa më e fortë të jetë LSI aq edhe më i fortë është stabiliteti politik i vendit aq më pozitive është klima politike në vend aq më shumë në politikën shqiptare dominojnë argumentet dhe jo fryma konfliktuale dhe arrogante. “Ne jemi në prag të Konventës sonë Zgjedhore të Lëvizjes Socialiste për Integrim e cila do të zhvillohet më 29-30 shtator ku do të jenë të deleguar edhe përfaqësues të LSI-së nga emigracioni dhe nga Greqia dhe nga Prefektura e Kozanit. 
Ne dëshirojmë t’i japim një dimension të ri Lëvizjes Socialiste për Integrim ta fuqizojmë atë akoma më tej. Njëkohësisht po përgatitemi edhe për zgjedhjet e ardhshme të vitit 2013. Faktet kanë treguar në mënyrë të qartë se sa më e fortë të jetë LSI aq edhe më i fortë është stabiliteti politik i vendit aq më pozitive është klima politike në vend aq më shumë në politikën shqiptare dominojnë argumentet dhe jo fryma konfliktuale dhe arrogante. Shqipëria për këto ka nevojë për të ecur përpara. Ka nevojë për një vizion që shikon drejt së ardhmes dhe punon për të ardhmen ka nevojë për energji pozitive ka nevojë për zgjidhje konkrete të problemeve që kanë qytetarët tanë shoqëria jonë familjet tona. Shqipëria ka nevojë për një politike e cila i forcon marrëdhëniet e Shqipërisë me Greqinë me të gjithë fqinjët e tjera dhe në veçanti që përshpejton integrimin evropian të vendit. Ndaj ju falënderoj për përpjekjet dhe kontributin që ju keni dhënë gjatë gjithë këtyre viteve për të mbështetur vendin tonë të përbashkët për të mbështetur familjet tuaja dhe të afërmit tuaj në Shqipëri. Ne do të përpiqemi që të bëjmë shumë më tepër se sa deri tani për t’ju mbështetur edhe juve këtu në Greqi por edhe të gjitha ata të cilët dëshirojnë të riintegrohen në vendin e tyre në Atdheun e tyre” tha ai. 
Duke përfunduar kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta u shpreh se Shqipëria ka bërë një progres të jashtëzakonshëm në këto 22 vitet e fundit. Ai i ftoi të gjithë të pranishmit që të bashkojnë të gjitha energjitë dhe eksperiencat që vendi të jetë sa më shpejt anëtar i Bashkimit Europian. “Shqipëria është Atdheu ynë i dashur është një vend i bekuar nga Zoti është një vend që ka një të ardhme të shkëlqyer është një vend që ka ndryshuar jashtëzakonisht shumë pavarësisht se pamjaftushmërisht por të mos harrojmë se ku ka qenë Shqipëria përpara 22 viteve. 
Sot Shqipëria është anëtare e NATO-s