14 Feb Kryetari i LSI-se
” Kryetari i LSI-se z.Ilir Meta priti sot shefin e Misionit të FMN-së për Shqipërinë në Washington z.Istvan Szekely Meta: Shqetesuese situata energjetike ne vend. Duhet te nise menjehere privatizimi i KESH
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Z. Ilir Meta zhvilloi sot një takim pune me shefin e misionit të FMN-së për Shqipërinë në Washington z.Istvan Szekely dhe me shefen e FMN-së në Shqipëri Ann-Margret Westin. Në këtë takim bashkëbiseduesit diskutuan për reformat ekonomike në vend ku në veçanti u ndalëm në sektorin energjetik ku u theksua se qeveria duhet të marre masa të fuqishme dhe energjike për të përmirësuar situatën në këtë sektor e cila njeh stanjacion dhe përkeqësim.
Gjatë fjalës së tij kryetari i LSI Ilir Meta shprehu shqetësimin e LSI-së lidhur me reformat ekonomike në vend për përmirësimin e situatës në sektorin energjitik si dhe për domosdoshmërinë e një menaxhimi më të mirë të borxhit publik. Sipas tij rezultatet e dobëta të KESH duken qartë edhe në rezultatet e këtij enti shumë të rëndësishëm ku janë shtuar humbjet në raport me periudhat e mëparshme ku në ndryshim nga e kaluara në përgjithësi eshte vendosur sistemi i matësave në një pjesë të mirë të vendit. Duke diskutuar për këtë situatë tha Meta ne theksuam rëndësinë e fillimit të diskutimit për strategjinë e privatizimit të KESH-it sepse nuk mund të vazhdohet më në këtë mënyrë. Gjithashtu Kryetari i LSI theksoi se gjatë takimit me përfaqësuesit e FMN-së u diskutua në lidhje me domosdoshmërinë e liberalizimit të tregut të energjisë dhe krijimin e kuadrit ligjor për futjen e operatorëve të tjerë në treg dhe njëkohësisht krijimin urgjent të gjithë legjislacionit që është i domosdoshëm për të nxitur ndërtimin e veprave në fushën e energjisë. Një temë tjetër në këtë takim ishte edhe niveli i investimeve publike ku sipas kreut të LSI niveli shumë i ulët i investimeve publike ndikon jo vetëm në përmirësimin e infrastrukturës me ritmet e duhura por njëkohësisht ndikon edhe në rritjen e varfërisë dhe të problemeve sociale. Sipas Metës rritja e investimeve publike duhet të vijë më shumë nga reformat strukturore në tatime dhe dogana nga një trajnim më profesional i personelit dhe nga informatizimi i sistemit dhe jo nga një sjellje shpesh here arbitrare e kësaj administrate fiskale ndaj biznesit. Njëkohësisht gjate takimit u diskutua edhe për domosdoshmërine e konsolidimit të sistemit financiar në vend me domosdoshmërine e një menaxhimi më të mirë të borxhit publik të vendit i cili është një problem shqetësues me ritjen e rolit të mbikëqyrjes të sistemit bankar dhe të Bankës së Shqipërisë. Ndërsa përfaqësuesit e FMN-së pasi vlerësuan punën e bëre nga ish-kryeministri i Shqipërise Ilir Meta për fillimin e reformës fiskale në vend shpjeguan programin e FMN-se në Shqipëri. Dy përfaqësuesit e FMN-se shprehën shqetësimin për dobësimin e administrimit të të ardhurave që kanë të bëjnë kryesisht me politikat strukturore për perfomancën shumë të dobët të KESH-it menaxhimin e borxhit publik mungesën e kapaciteteve për zbatimin e politikave të mbikqyrjes në sistemin financiar dhe performancën e ulet në investimet publike.
0x323030362d31312d3032 AKTIVITETE 14:15)”