14 Feb Kryetari i LSI-së
” Kryetari i LSI-së z.Ilir Meta takim me strukturat e LSI në Poliçan. Prezantohet kandidati i LSI për Bashkinë e Poliçanit Meta : Poliçanin do t'ja kthejmë të majtës dhe intelektualëve
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z.Ilir Meta zhvilloi sot mbasdite një takim entuziast me strukturat drejtuese të LSI në qytetin e Poliçanit. Meta i njohu strukturat e LSI në Poliçan për situatën politike në Shqipëri duke theksuar edhe njëherë se mazhorancës vazhdon ti mungojë vullneti për të realizuar standartet e domosdoshme për zgjedhje të rregullta dhe të pakontestueshme. Në mes entuziazmit dhe konsensusit të plotë të strukturave të LSI-së u konfirmua si kryebashkiak i ardhshëm për qytetin e Poliçanit një prej intelektualëve më të njohur të qytetit z. Agim Qamirani. Po kështu me të njëjtin konsensus të arritur për Z. Qamirani anëtarsia e LSI-së së Poliçanit vendosi me koncensus që Vjollca Lulaj dhe Adriatik Koromani të propozuar nga anëtarësia si kandidatë për kryetarë bashkie të udhëheqin listën e LSI-së për Këshillin bashkiak të Poliçanit.
Vetë kryetari i LSI-së Ilir Meta gjatë fjalës së rastit falenderoi strukturat drejtuese të LSI-së në këtë qytet dhe njëkohësisht shprehu bindjen e tij të fortë se Poliçani do t'i kthehet sa më shpejt të majtës dhe intelektualëve të qytetit. Ndër të tjera kryetari i LSI-së Meta duke u ndalur në situatën e fundit politike në vend u shpreh se ne jemi një forcë politike e cila Reformën zgjedhore e ka kërkuar që në Tetor të 2005 sepse e dinim historinë e lënies së Reformave Zgjedhore në fund në mënyrë që ato të mos realizohen asnjëherë ashtu siç duhen. Me insistimin e LSI-së por dhe koalicionit të majtë në përgjithësi theksoi Meta nuk do të lejojmë më që të përsëritet 3 Korriku Megadushku dhe fyerja e dinjitetit të shqiptarëve dhe të votës së tyre.
0x323030362d31322d3138 AKTIVITETE 15:39)”