14 Feb Kryetari i LSI-së
” Kryetari i LSI-së z.Ilir Meta takime me personalitete të larta të socialdemokracisë Evropiane. Takimet u zhvilluan gjatë punimeve të Kongresit të 7 të Partisë Socialiste Evropiane në Porto Meta parashtroi shqetësimin për mungesën e vullnetit nga ana e mazhorancës aktuale për realizimin e standarteve të kërkuara për zhvillimin e zgjedhjeve korrekte gjatë takimeve me Kryetarin e PSE-së Rasmunsen dhe Sekretarin e Përgjithshëm të PSE-së Kordery
Meta: Përcaktimi i statusit të Kosovës nuk duhet të shtyhet më tej sepse mban peng zhvillimin e Kosovës dhe të rajonit
————————
Kongresi i Partisë Socialiste Evropiane (PSE) ku merr pjesë edhe një delegacion i lartë i LSI i kryesuar nga Kryetari z.Ilir Meta vijoi punimet me miratimin e raportit të Partisë Socialiste Evropiane mbajtur nga Kryetari i PSE-së Pol Nyrup Rasmunsen dhe ish-kryekomisioneri evropian Zhak Delor.
Raporti "Për një Evropë të re sociale" u miratua njëzëri. Ai do të japë direktiva për të gjithë partitë socialdemokrate si për ato që janë në pushtet por edhe
për ato që janë në opozitë për të krijuar një frymë të
re sociale që do të ndihmojë edhe vendet evropiane dhe qytetarët e tyre për të përballuar sfidat sociale.
Ndërkaq gjatë punimeve Kongresin e përshëndetën personalitetet më të larta të socialdemokracisë evropiane si Kryetari i PSE-së Rasmunsen Kryeministri i Portugalise Sokrates kandidatja per Presidencen franceze Seguiliene Rojal fituesi i zgjedhjeve të Austrisë Gusenbauer lideri i demokratëve të majtë të Italisë Pjero Fasino Kryeministri i Luksemburgut etj. Në fjalimet e tyre këta personalitete të së majtës evropiane kanë paraqitur vizionin dhe sfidat e reja me të cilat perballet socialdemokracia evropiane si dhe politikat qe Partia Socialiste Evropiane ka hartuar për perballimin e tyre.
Gjatë punimeve të Kongresit të 7 të PSE-së delegacioni i LSI dhe Kryetari z.Ilir Meta zhvilluan disa takime me përfaqësues të lartë të Partisë Socialiste Evropiane si Kryetarin e saj Rasmunsen Sekretarin e Përgjithshëm
Filip Kordery . Gjatë takimit të Kryetarit të LSI Meta me Sekretarin e PSE Kordery u shkëmbyen mendime për situatën politike në Shqipëri për problemet e mëdha që kanë të bëjnë me Reformën Zgjedhore duke theksuar mungesën e vullnetit nga ana e mazhorancës aktuale për realizimin e standarteve të kërkuara për zhvillimin e zgjedhjeve korrekte. Ata gjithashtu shkëmbyen mendime për situatën në rajon dhe për statusin e Kosovës. Meta theksoi se "përcaktimi i statusit të Kosovës nuk duhet të shtyhet më tej sepse mban peng zhvillimin e Kosovës dhe të rajonit".
Gjithashtu Meta zhvilloi takime edhe me përfaqësues të Partisë Laburiste të Anglisë me përfaqësues të partive Socialdemokrate të Austrisë Gjermanisë Suedisë etj takime me përfaqësues të Demokratëve të majtë të Italisë si dhe takime me përfaqësues të partive të rajonit.
Një ngjarje e vecantë për Kongresin e socialistëve evropianë ishte pjesëmarrje e Kryetarit të Komitetit Kombëtar të Demokratëve të SHBA Hauard Din që kryesoi me sukses fushatën e demokratëve amerikanë për Kongresin dhe Senatin e SHBA-së. Hauard Din përshëndeti Kongresin e PSE-së ku në fjalën e tij theksoi nevojën e bashkëpunimit më të frytshëm ndërmjet PSE-së dhe partive të majta evropiane dhe Partisë Demokratike të SHBA-së si një domosdoshmëri për rigjallërimin e aleancës shumëplanëshe midis SHBA dhe Evropës për përballimin e sfidave të reja globale.
0x323030362d31322d3039 AKTIVITETE 15:28)”