Kryetari i LSI-së

Kryetari i LSI-së

Kryetari i LSI-së z.Ilir Meta merr pjesë në Kongresin e Partisë Socialiste Evropiane në Porto Pritet që Meta të takohet me figura mjaft të rëndësishme të së majtës evropiane
 
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z.Ilir Meta së bashku me një delegacion të LSI po marrin pjesë në punimet e Kongresit të 7 të Partisë Socialiste Evropiane. Ky aktivitet mjaft i rendesishem për socialdemokracinë evropiane po i zhvillon punimet në Porto të Portugalisë.
 
Gjatë zhvillimit të punimeve të këtij Kongresi në seancën a sotme kanë përshëndetur edhe Kryeministri i Portugalise Sokrates si dhe Kryetari i Partise Socialiste Evropiane Pol Nuryp Rasmussen si dhe kandidatja per Presidencen franceze Seguiliene Rojal.
 
Gjatë  fjalimeve të tyre këta personalitete të së majtës evropiane kanë paraqitur vizionin dhe sfidat e reja me të cilat perballet socialdemokracia evropiane si dhe politikat qe Partia Socialiste Evropiane ka hartuar për perballimin e tyre.
 
Gjate punimeve te kongresit z. Ilir Meta dhe delegacioni që e shoqëron kanë në axhendën e tyre realizimin e disa takimeve me perfaqesuesit më të lartë të së majtës evropiane.
 
Zoti Meta shoqërohet nga Sekretari Ndërkombetar i LSI Haxhinasto dhe Kryetarja e LRI Erisa Xhixho.
  0x323030362d31322d3038 AKTIVITETE 15:27)