Kryetari i LSI-së

Kryetari i LSI-së

Kryetari i LSI-së z.Ilir Meta takime entuziaste në Mallakastër dhe Patos. Prezantohen kandidatët e LSI për zgjedhjet vendore në Mallakastër Meta: Nuk mund të luftojë korrupsionin një njeri si Berisha që thyen normat ndërkombëtare dhe dokumentat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara që janë ligj për çdo vend anëtar një njeri që nuk bëri gjë tjetër veçse ndoti dhe shkatërroi liqenin e Shkodrës por furnizoi dhe ndihmoi makinën e luftës së Millosheviçit që të mos falimentonte

—————–

Meta : Për ne nuk ekziston dhe nuk do të ekzistojë koncepti që kryetari i bashkisë apo i komunës është pronari i bashkisë komunës dhe komunitetit. Në asnjë mënyrë ai nuk është gjë tjetër veçse shërbëtori i parë dhe më i përkushtuar i çdo komuniteti

—————————-

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z.Ilir Meta zhvilloi sot takime mjaft entuziaste në Mallakastër dhe në Patos.

Gjatë takimit të zhvilluar në Ballsh ku u prit me entuziasëm për fitore Meta prezantoi kandidatët e LSI të Mallakastrës për zgjedhjet vendore. Ai shoqërohej edhe nga anëtari i Kryesisë së LSI-së Prof.Fatos Klosi i cili deklaroi se pas zgjedhjeve të 3 Korrikut LSI është rritur dhe konsoliduar gjerësisht në zonën e Mallakastrës.

Ndërkaq kandidatët e LSI për Mallakastrën mbartin vlera dhe integritet dhe janë persona të spikatur dhe me reputacion në këtë zonë.  

Ndër emrat e shpallur për kandidatë të LSI në Mallakastër një pjesë e mirë janë femra duke i dhënë një prioritet kandidateve femra.

 

Duke marrë fjalën në këtë takim Kryetari i LSI-së z.Ilir Meta theksoi se;

"Është kënaqësi që vij përsëri këtu në Mallakastër kur një ditë më parë është dekretuar edhe data e zgjedhjeve vendore për të konfirmuar besimin tim besimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim por jam i bindur edhe të gjithë opozitës për të mundur Sali Berishën për ta lënë me zero   në Mallakastër dhe për t'i treguar atij se përfaqëson një minorancë në rënie dhe në degradim. Çdo ditë që kalon konfirmohen mashtrimet që Berisha bëri përpara 3 Korrikut dhe njëkohësisht dështimet e qeverisjes së tij. Ky njeri që erdhi me kartën e luftës kundër monopoleve jo vetëm që nuk i çmontoi ato po përkundrazi po ndërton oligopolet si forma të reja të cilat bllokojnë konkurencën dhe zhvillimin e bizneseve. Ky njeri që erdhi me kartën kundër korrupsionit u detyrua dy ditë më parë pasi doli dhe u përkujtua libri i krahut të djathtë të Sllobodan Milosheviçit Momir Bullatoviçit. Berisha nuk kishte rrugë tjetër veçse të pranonte se kishte shkelur embargon e Kombeve të Bashkuara kundër Milosheviçit dhe duke kujtuar se shqiptarët do të vazhdojnë të besojnë pafund mashtrimet e tij ai e justifikon këtë se gjoja e bëri për hir të Kosovës dhe Malit të Zi. Po si mund të ndihmonte ky Kosovën dhe Malin e Zi kur çdo gjë që hynte atje kontrollohej nga Millosheviçi dhe klani i tij gjakatar dhe korruptiv që u pasurua më shumë se kushdo tjetër nga luftrat që bëri dhe embargon që pësoi vendi i tij. Si mund të besojë dikush më në Shqipëri se Sali Berisha vërtetë qenka i ndershëm dhe ka vullnetin dhe dëshirën të luftojë korrupsionin. Një njeri që thyen normat ndërkombëtare një njeri që thyen dokumentat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara që janë ligj për çdo vend anëtar një njeri i cili nuk bëri gjë tjetër veçse ndoti dhe shkatërroi liqenin e Shkodrës por furnizoi dhe ndihmoi makinën e luftës së Millosheviçit që të mos falimentonte.

Duke vazhduar Meta tha se:

Unë jam i bindur se jo vetëm populli i Mallakastrës që nuk ka dashur t'ia dijë dhe të besojë Berishën as që në '92 e në asnjë sfidë elektorale por i gjithë populli shqiptar në këto zgjedhje lokale do t'i thotë jo njëherë e mirë këtij mashtruesi të pacipë.

Jemi sot përpara opinionit publik për t'ju bërë të ditur se cilët janë emrat të cilët Lëvizja Socialiste për Integrim do të propozojë për kandidaturat e opozitës në rrethin e Mallakstrës sepse ne nuk kemi sekrete nuk kemi   kulisa ne kemi dëgjuar anëtarësinë tonë dhe jemi të hapur të komunikojmë dhe diskutojmë në mënyrën më konstruktive edhe me forcat e tjera të opozitës në mënyrë që të zgjedhim njerëzit më të mirë dhe më të përkushtuar për komunitetin që të heqim dorë përfundimisht nga koncepti se Mallakastra.

Këto zgjedhje vendore janë të parat ku ne hyjmë si forcë e re politike ndaj janë një shans i madh për ne për t'u përfaqësuar në të gjitha këshillat e bashkive dhe të komunave dhe jam i bindur se rezultati do të jetë i mrekullueshëm dhe do të justifikojë gjithë atë punë titanike që kemi bërë së bashku me ju dhe gjithë të tjerët gjatë këtyre dy viteve në të tërë Shqipërinë. Por nuk është vetëm një shans i madh për ne është edhe një shans i madh për gjithë komunitetin përfaqësimi i fuqishëm i LSI-së në të gjitha këshillat e bashkive dhe të komunave sepse ne dimë shumë mirë se si kanë funksionuar deri tani këto këshilla. E dimë shumë mirë që janë trajtuar si këshillat e frontit njëherë e një kohë që merreshin thjesht   me çështje propagandistike kur roli i këtyre këshillave duhet të jetë  roli i parlamentit në nivelin vendor është ai rol që ka të bëjë me taksat vendore që ka të bëjë me gjithë shpenzimet dhe investimet me prioritete të cilat nuk duhet të vendosen më sipas dëshirave preferencave të kryetarit apo sekserit të tij në çdo bashki dhe komunë por duhet të vendosen me debat dhe me transparencë përballë komunitetit sipas nevojave më të ngutshme dhe më imediate të çdo komuniteti dhe në këtë do ta garantojmë si Lëvizje Socialiste për Integrim. Ne kudo do të paraqesim njerëzit më me integritet njerëzit më të vendosur për të sjellë këtë frymë të re në qeverisjen vendore. Për ne nuk egz
iston dhe nuk do të egzistojë koncepti që kryetari i bashkisë apo i komunës është pronari i bashkisë komunës dhe komunitetit. Në asnjë mënyrë ai nuk është gjë tjetër veçse shërbëtori i parë dhe më i përkushtuar i çdo komuniteti. Ne atje ku do të kandidojmë në emër të opozitës me kandidatët tanë si Lëvizje Socialiste për Integrim jo vetëm që nuk do të synojmë partitizmin dhe parcelizimin e komunave dhe bashkive dhe të administratave të tyre por do të japim të parët shembullin për të bashkëpunuar me të gjitha forcat e tjera politike për nënkryetarë sekretarë dhe për gjithë administratën në mënyrë që të punojmë në radhë të parë për komunitetin dhe jo thjesht për interesa të ngushta qoftë edhe të LSI-së. Sepse këtu dallojmë ne nga të tjerët dhe këtë do ta konfirmojë qeverisja mbas zgjedhjeve të ardhshme përfundoi Kryetari i LSI-së fjalën e tij para popullit mallakastriot.

 

 

Kryetari i LSI takim edhe në Patos. Meta: LSI e Patosit model i shkëlqyer në nivel kombëtar

 

Ndërkaq pas takimit të Mallakastrës Kryetari i LSI-së z.Ilir Meta zhvilloi një takim edhe në Patos. I shoqëruar nga Kryetarie i LSI-së për Patosin z.Bardhi Meli kreu i LSI mori garanci nga dega e LSI në Patos për fitoren e LSI dhe të opozitës së bashkuar në këtë rreth. Gjatë bashkëbisedimet me të pranishmit Meta vlerësoi degën e LSI së Patosit "si modelin e shkëlqyer në nivel kombëtar".  0x323030362d31322d3033 AKTIVITETE