14 Feb Kryetari i LSI-së
” Kryetari i LSI-së z.Ilir Meta takim me strukturat drejtuese të LSI në Kukës. Opozita do të fitojë në Kukës Meta: Fisnikëria e popullit të Kukësit nuk e meriton këtë varfëri rrënqethëse. Kukësi është prioritet i LSI
Kryetari i LSI-së z.Ilir Meta zhvilloi dje një takim me strukturat drejtuese të degës së LSI në qytetin e Kukësit. Drejtuesit e LSI u shprehen mjaft te sigurte ne fitoren e LSI dhe te majtes se bashkuar. Madje Kryetari i LSI për Kukësin Qemal Elezi shprehu angazhimin për fitoren e të majtës së bashkuar në Bashkinë e Kukësit dhe në shumicën e komunave të këtij rrethi.
Ndërkaq edhe Kryetari i LSI Meta në fjalën e tij gjatë këtij takimi shprehu besimin për fitoren e opozitës në Kukës. Duke evidentuar faktin se mazhoranca aktuale e ka harruar krejtësisht Kukësin dhe kuksianët duke e lënë në varfëri të thellë ku duken qartë papunësia dhe mungesa e investimeve publike Meta garantoi se fitorja e koalicionit të majtë në Kukës do të kthejë sytë nga Kukësi për më shumë investime më shumë vende pune dhe më shumë alternativa për popullin e Kukësit veçanërisht për të rinjtë e këtij qyteti.
Meta duke theksuar edhe njëherë rëndësinë që Lëvizja Socialiste për Integrim i kushton në programin e saj Veriut të vendit dhe në veçanti Kukësit u shpreh se "në Kukës vij përherë me një kënaqësi të veçantë me admirimin më të madh për këtë popull fisnik i cili mbajti në shpatullat e tij krizën humanitare të vëllezërve kosovarë si askush tjetër. Kjo fisnikëri nuk e meriton këtë varfëri rrënqethëse". Duke vazhduar më tej Meta tha se "ndaj jemi këtu për të bërë më shumë në të ardhmen për Kukësin dhe kuksianët". LSI theksoi Kryetari Meta është garancia më e madhe se Kukësi do të jetë një prioritet jo me fjalë por me vepra në të ardhmen.
0x323030362d31312d3138 AKTIVITETE 15:17)”