Kryetari i LSI-së

Kryetari i LSI-së

” Kryetari i LSI-së z.Ilir Meta takime në komunat e Elbasanit dhe në Peqin Meta: Opozita fitore bindëse në zgjedhjet vendore

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta ka vazhduar sot turin elektoral me një sërë takimesh në qarkun e Elbasanit. Ai zhvilloi takime me komunat e Belshit Shirgjanit në Gjergjan Gostime Paper dhe Shushicë. Në këto takime Meta shoqërohej nga Nënkryetari i LSI prof.Sabit Brokaj Kryetari i LSI-së së degës së Elbasanit kirurgu Bujar Kllogjri dhe drejtues të tjerë të degës së LSI.   

Në këto takime kryetari i LSI-së Meta ka kërkuar nga strukturat vendore të LSI në këto zona angazhim dhe impenjim maksimal për fushatën e zgjedhjeve lokale. Duke bashkëbiseduar me të pranishmit Meta deklaroi se "këto zgjedhje janë mundësia më e mirë për të shprehur forcën dhe energjitë në rritje të LSI-së jo vetëm në rrethin e Elbasanit por në të gjithë Shqipërinë.

Në të gjithë këto takime kryetari i LSI-së u tregua optimist për fitoren bindëse të opozitës ku sipas Metës Lëvizja Socialiste për Integrim do të ketë një rol shumë të rëndësishëm dhe përcaktues në këto zgjedhje.

Më pas Kryetari i LSI-së ish-kryeministri Meta është ndalur edhe në Peqin ku ka zhvilluar një takim me komitetin e LSI së këtij rrethi. Në këtë takim kryetari i LSI së Peqinit Rexhep Bici bëri një paraqitje të përgatitjeve në kudër të fushatës elektorale për zgjedhjet vendore. Ndër të tjera Bici theksoi se në tre njësi vendore LSI ofron kandidatë fitues për opozitën si dhe premtoi për një përfaqësim të fuqishëm në të gjitha këshillat. Ndërsa vete kryetari i LSI-së Ilir Meta duke vlerësuar punën e bëre nga strukturat vendore kërkoj angazhim total për të përballuar me sukses fushatën. "Vetkënaqësia dhe euforia janë dy armiqtë tanë më të rrezikshëm" përfundoi Meta.  

0x323030362d31312d3137 AKTIVITETE 15:15)”