Kryetari i LSI-së

Kryetari i LSI-së

Kryetari i LSI-së takime elektorale në Bashkinë e Sukthit në Krujë dhe në komunën e Bubqit. Meta përgëzon anëtarësinë për përzgjedhjen e kandidaturave me vlera të LSI-së Meta : LSI do të synojë një pjesëmarrja sa më aktive të qytetarëve në vendimmarrje duke vendosur një urë të rregullt komunikimi midis qytetarëve dhe drejtuesve të njësive vendore me qëllim që vendimet që do të merren të jenë sa më pranë zgjidhjes së shqetësimeve të komunitetit

—————–

Sot pasdite Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z.Ilir Meta zhvilloi disa takime elektorale mjaft entuziaste në Bashkinë e Sukthit dhe të Krujës dhe në komunën Bubq të Krujës. Gjatë këtyre takimeve Kryetari i LSI-së z.Meta shoqërohej nga Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së z.Petrit Vasili dhe anëtarët e Kryesisë z.Spartak Braho dhe z.Sokol Dervishaj.

 

Gjatë takimit të zhvilluar në bashkinë e Sukthit të rrethit Durrës Meta theksoi vendosmërinë e LSI-së për të ofruar një qeverisje vendore transparente në vendimet që do të marrë dhe të përgjegjshme në cilësinë e realizimit të tyre. Në këtë aspekt Kryetari Meta garantoi se "LSI do të synojë një pjesëmarrja sa më aktive të qytetarëve në vendimmarrje duke vendosur një urë të rregullt komunikimi midis qytetarëve dhe drejtuesve të njësive vendore me qëllim që vendimet që do të merren të jenë sa më pranë zgjidhjes së shqetësimeve të komunitetit. Ndërkaq duke folur përpara qindra pjesëmarrësve kreu i LSI Meta përshëndeti organizatat vendore të LSI për zgjedhjen e bërë dhe vlerësoi kandidatin e LSI për bashkinë e Sukthit z. Kristaq Berati si një figurë me integritetin dhe aftësinë për të përfaqësuar vlerat e së majtës. Megjithatë tha Meta ne jemi në pritje të propozimeve që do të dalin edhe nga forcat e tjera politike të koalicionit të majtë për të bërë përzgjedhjen e kandidaturës që do të jetë më potenciale dhe më me vlerë për të drejtuar bashkinë e Sukthit.

 

Ndërkaq një takim mjaft entuziast Kryetari i LSI z.Ilir Meta zhvilloi edhe në qytetin e Krujës. Gjatë fjalës së tij Meta tha se në Krujën historike dhe me tradita të njohura jo vetëm në Shqipëri e majta do të fitojë duke nxitur frymën dhe vlerat e dashurisë solidaritetit dhe përkahjes dhe duke lënë pas frymën e urrejtjes dhe të përçarjes. Edhe në këtë takim kryetari i LSI-së theksoi

se e majta do të ofrojë në zgjedhjet vendore ekipe profesionale dhe me integritet moral për të drejtuar bashkitë dhe komunat në të gjithë Shqipërinë.

Gjatë fjalës së tij përpara popullit të Krujës Meta vlerësoi kandidatin e përzgjedhur nga strukturat e LSI për Bashkinë e Krujës ish-deputetin me profesionin e juristit z.Pëllumb Shullazi. Por ndërkaq Meta vlerësoi mjaft edhe punën e Kryebashkiakut aktual z.Ismail Dani duke theksuar se pas fitores së Bashkisë së Krujës sërish nga e majta do ta çojmë më tej këtë punë të mirë në shërbim të popullit krutan. Ne kete takim merrnin pjese edhe perfaqesues nga Partia Socialiste dhe te koalicionit te majte.  

 

Kryetari i LSI-së z.Ilir Meta ka zhvilluar një takim edhe në komunën Bubq të Krujës. Gjatë këtij takimi Meta shkëmbeu mendime me anëtarë dhe simpatizantë të LSI-së për probleme të ndryshme që shqetësojnë aktualisht fermerët. Meta i garantoi ato se në programin e LSI-së zhvillimi i bujqësisë është një prioritet i veçantë dhe se vlerat profesionale që ka LSI janë një garanci për këtë. Në këtë takim u konfirmua si kandidat i LSI-së kryetari aktual i komunës së Bubqit z.Hamit Bakalli.

  0x323030362d31312d3135 AKTIVITETE 15:15)