14 Feb Kryetari i LSI-së
” Kryetari i LSI-së z.Ilir Meta vizitë në Londër. Takime të rëndësishme me përfaqësues të qeverisë dhe opozitës britanike Meta pritet nga Seketari i Jashtëm i opozitës britanike ose ministër në hije i Punëve të Jashtme z.William Hague
Meta: Pavarësia e Kosovës çliron Serbinë nga e kaluara
Hague: Përcaktimi i statusit final të Kosovës sfidë e rëndësishme për BE-në dhe komunitetin ndërkombëtar
Gjatë vizitës së tij në Londër ku mori pjesë në Seminarin Nderkombetar "Mireqeverisja dhe Siguria" te organizuar nga NATO ne bashkepunim me Akademine Mbreterore te Mbrojtjes se Mbreterise se Bashkuar Kryetari i LSI-së z.Ilir Meta u prit dje edhe nga Seketari i Jashtëm i opozitës britanike ose ministër në hije i Punëve të Jashtme z.William Hague.
Duke shprehur kënaqësinë për takimin Shefi i politikës së jashtme të opozitës britanike Hague theksoi se "në Britani të gjithë dëshirojmë afrimin europian të Shqipërisë. Por kjo do të arrihet vetëm përmes reformave ndaj ne ju inkurajojmë që të arrini standartet tona". Më pas Hague pasi dëgjoi shqetësimet e kreut të LSI Meta lidhur me bllokimin e Reformës Zgjedhore nënvizoi se zgjedhjet e ardhshme janë testi i parë i rëndësishëm për Shqipërinë pas firmosjes së Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit. Bashkimi Europian vazhdoi Hague aktualisht është shumë i angazhuar me problemet e brendshme por ne jemi të vendosur të mos ndalemi me zgjerimin e se pari ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Gjithashtu Sekretari i Jashtëm i opozitës britanike Hague i shprehu Metës konsideratat e tij të veçanta për kontributin e rëndësishëm të LSI si një forcë e re politike për avancimin e axhendës europiane të Shqipërisë.
Më pas Sekretari i jashtëm i opozitës britanike Hague u shpreh se përcaktimi i statusit final të Kosovës është një sfidë e rëndësishme për BE-në dhe komunitetin ndërkombëtar dhe i kërkoi z.Meta mendimin e tij për këtë çështje. Pavarësia e Kosovës theksoi Meta do të ndihmojë Serbinë të çlirohet nga e kaluara. Në këtë mënyrë ajo do ti përqendrojë energjitë e saj për çështje të së ardhmes së saj europiane. Duke vazhduar më tej kreu i LSI z.Meta tha se Referendumi i paralajmëruar për ndryshimin e Kushtetutës që do të cilësojë Kosovën si pjesë të Serbisë është një përpjekje e klasës politike për ti shpëtuar përgjegjësisë për pavarësinë e pashmangshme të Kosovës si e vetmja zgjidhje realiste që garanton stabilitet për rajonin. Meta u shpreh se garantimi i të drejtave të minoritetit serb është shumë i rëndësishëm dhe njohja e pavarësisë do të ndihmojë procesin e pjesëmarrjes së tij në institucionet qendrore të Prishtinës.
Ndërkaq gjatë vizitës së tij në Angli Meta u prit edhe nga ministri Britanik i shtetit për Europën Xhefri Hoon. Gjatë këtij takimi duke folur mbi situatën politike në Shqipëri dhe për zhvillimin e rregullt të zgjedhjeve të ardhshme vendore Kryetari i LSI z.Meta është shprehur se "qeveria duhet të plotësojë standartet për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike".
Ndërsa nga ana e tij ministri britanik z.Hoon i ka quajtur këto zgjedhje mjaft të rëndësishme. Ministri britanik i shtetit për Europën është shprehur gjatë takimit me Metën se "zhvillimi i rregullt i zgjedhjeve është një kusht përcaktues për integrimin e Shqipërisë në BE".
Gjatë kësaj vizite në Londër Kryetari i LSI-së z.Meta shoqërohej edhe nga Sekretari Ndërkombëtar i LSI z.Edmond Haxhinasto.
0x323030362d31302d3230 AKTIVITETE 14:4)”