14 Feb Kryetari i LSI-së
” Kryetari i LSI-së z.Ilir Meta takime me strukturat vendore të LSI në Pogradec dhe në Korçë Meta : LSI do të tregojë peshën e saj reale në elektorat dhe në bashkëpunim me forcat e tjera të majta do të sigurojë fitoren në zgjedhjet e ardhshme lokale
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z.Ilir Meta se bashku me Nënkryetaren e LSI-së znj.Filloreta Kodra zhvilluan sot disa takime me strukturat vendore të LSI-së në Pogradec dhe në Korçë.
Gjatë këtyre takimeve Kreu i LSI-së Meta u shpreh se "LSI do të tregojë peshën e saj reale në elektorat dhe në bashkëpunim me forcat e tjera të majta të sigurojë fitoren në zgjedhjet e ardhshme lokale".
Gjatë një takimi të zhvilluar në qytetin e Korçës me strukturat dhe simpatizantët e LSI-së zoti Meta u shpreh se "ne do të tregojmë në këto zgjedhje peshën dhe fuqinë elektorale duke u përfaqësuar për herë të pare jo vetëm në të gjithë territorin e vendit e të gjitha strukturat e pushtetit lokal por edhe për të realizuar ambicjen tone për rritjen sa më të madhe të LSI-së".
Ai tha se "LSI ka ambicje të mëdha në të gjithë Shqipërinë ashtu edhe për Korçën me vendosmërinë që të afirmohen gjatë procesit të ardhshëm zgjedhor të gjithë kandidatët e mundshëm të Lëvizjes Socialiste për Integrim në të gjitha njësitë e qeverisjes vendore". Por sipas kreut të LSI ky është një proces që do t'i nënështrohet edhe tryezës së forcave të majta opozitare.
Duke u ndalur në Reformën Zgjedhore zoti Meta tha se "ne do të vazhdojmë luftën tonë në Parlament e kudo në mënyrë që të sigurohen standardet e nevojshme për zgjedhje të lira e të ndershme".
0x323030362d31302d3037 AKTIVITETE 13:58)”