Kryetari i LSI-së

Kryetari i LSI-së

Kryetari i LSI-së z.Ilir Meta sot në Mollas dhe Kuqan të Elbasanit. Kryetari i LSI z.Ilir Meta ka zhvilluar sot takime me anëtarë dhe simpatizantë të LSI-së në komunat Mollas dhe Kuqan të Elbasanit. Meta ka qenë i pranishëm edhe në zgjedhjet e srtrukturave drejtuese të LSI-së në këto komuna në funksion të organizimit të LSI-së për të konkuruar me kandidatët e saj në të gjithë bashkitë dhe komunat si dhe në çdo këshill të bashkive dhe të komunave. Gjatë këtyre takimeve në dy komunat e Elbasanit rreth 60 anëtarë të rinj morën teserat e LSI-së duke konfirmuar edhe njëherë faktin se të majtët e gjejnë veten tek forca e majtë dhe me integritet që është LSI.
 
Gjatë këtyre takimeve Kryetari i LSI-së z.Meta është shprehur i sigurtë në një fitore të gjerë të LSI-së në zgjedhjet lokale pasi “fitorja duhet të jetë e forcave të reja dhe me integritet dhe jo e partive me moral të vjetër”. 0x323030362d30322d3034 AKTIVITETE 14:41)