Kryetari i LSI-së

Kryetari i LSI-së

Kryetari i LSI-së z.Ilir Meta takon Shefin e Misionit të Bankës Botërore në Tiranë z.Nadir Muhamed Meta-Muhamed diskutojnë për nxitjen e Qeverisë për reformat që duhet të ndërmerren në sektorin Elektro-energjetik

 
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI) z.Ilir Meta së bashku me N/Kryetarin e LSI z.Dritan Prifti dhe anëtarin e Kryesisë së LSI Mustafa Muçi zhvilluan sot një takim me Shefin e Misionit të Bankës Botërore në Shqipëri z.Nadir Muhamed.

Qëllimi i këtij takimi të zhvilluar në selinë e Bankës Botërore në Tiranë ishte diskutimi mbi problemet e energjisë në Shqipëri dhe mbi zhvillimin e sistemit elektroenergjetik në vend.

Gjatë këtij takimi Kryetari i LSI-së z.Meta shprehu shqetësimin për situatën e reformave dhe performacën e përkeqësuar të treguesve në Koorporatën Elektroenergjetike Shqiptare. Gjithashtu kreu i LSI-së duke theksuar se sektori energjetik në Shqipëri ka një rëndësi vendimtare për të gjithë fushat e zhvillimit të vendit konsideroi si një prioritet dhe emergjencë veprimin për krijimin e burimeve të reja prodhuese të energjisë sikurse dhe nxitjen e investimeve private në sistemin elektroenergjetik.

Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për iniciativën ligjore të LSI-së të ndërmarrë disa muaj më parë dhe të paraqitur në Kuvendin e Shqipërisë për p/ligjin e nxitjes së investimeve private në sektorin elektroenergjetik. Kreu

i LSI e njohu më gjerësisht përfaqësuesin e Bankës Botërore me këtë p/ligj dhe synimin konstruktiv që ka pasur LSI për hartimin e tij bazuar në një konsulencë me ekspertët dhe akademikët më të mirë dhe më të njohur në Shqipëri.

Ndërkaq nga ana e tij përfaqësuesi i Bankës Botërore Muhamed deklaroi se Banka Botërore është njohur me iniciaticën e LSI dhe ai e përshëndeti këtë nismë ligjore për nxitjen e investimeve në sektorin elektro-energjetik. Gjithashtu të dy bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim dhe shqetësim për nxitjen e Qeverisë që të veprojë sa më shpejt për kryerjen e reformave në sektorin elektroenergjetik në vend si dhe për liberalizimin sa më të shpejtë të tregut. 
  0x323030362d30372d3036 AKTIVITETE 12:38)