Kryetari i LSI-së

Kryetari i LSI-së

Kryetari i LSI-së Ilir Meta takon Presidentin e Kosovës z.Fatmir Sejdiu. Meta: Dua të shpreh vlerësimin tonë më të mirë për rolin konsensual dhe gjithëpërfshirës që ka luajtur brenda një kohe të shkurtër presidenti Sejdiu duke u bëre një faktor i rëndësishëm i stabilitetit politik në Kosovë dhe njëkohësisht duke ndërtuar raporte integruese midis të gjithë forcave politike për të pasur atë performancë
 
Sot kryetari i LSI zoti Ilir Meta pati nje takim te vecante me Presidentin e Kosoves zotin Fatmir Sejdiu.
Gjatë takimit Meta vleresoi lart rolin e Presidentit Sejdiu per arritjen e nje konsensusi dhe stabiliteti politik ne Kosove.
Ai e pergezoi Presidentin Sejdiu per performancen e ekipit negociator kosovar ne bisedimet e Vjenes.
Meta u shpreh se vizioni i Presidentit Sejdiu dhe i ekipit negociator per minoritetet eshte nje vision i standarteve te larta nderkombetare.
Kosova ka bere arritje te dukshme ne arritjen e standarteve te cilat po e cojne ate me siguri perpara ne procesin e pavaresimit. Pavaresia e Kosoves do te sjelle nje stabilitet me te madh per rajonin dhe gjithe fqinjet e saj.
Shqiptaret ne rajon jane nje factor stabiliteti e paqeje – tha Meta. Ai i beri thirrje perfaqesuesve te partive politike shqiptare dhe gjithe qytetareve shqiptare ne Maqedoni te tregojne maturine dhe emancipimin e tyre te larte e te mos bien pre e incidenteve te fushates zgjedhore atje.
Meta u shpreh se LSI si force opozitare luan nje rol te rendesishem per integrimin evropian te Shqiperise ashtu edhe per çeshtje te tjera me rendesi kombetare ne krye te te cilave qendron pavaresia e Kosoves.
Ai theksoi nevojen e bashkepunimit te gjithanshem midis Kosoves dhe Shqiperise net e gjitha fushat si dhe domosdoshmerine e realizimit te projekteve te medha infrastrukturore si rruga Durres-Morine.
Presidenti Sejdiu vleresoi rolin e LSI si nje force e rendesishme ne politiken e Shqiperise dhe kontributin e veçante te Zotit Ilir Meta ne procesin e pavaresimit te Kosoves.
 
Më poshtë gjenden të plota deklaratat e Kryetarit të LSI Meta dhe Presidentit të Kosovës Sejdiu të mbajtura për media pas takimit
 
Kryetari i LSI Ilir Meta:
Gjatë takimit me Presidentin e Kosovës Prof. Fatmir Sejdiu ndamë mendime të përbashkëta lidhur me perspektivën e marrëdhënieve midis dy vendeve tona si edhe për kontributin që duhet të japin të gjithë faktorët politike për zhvillimin e këtyre marrëdhënieve. Ashtu sikurse e kam siguruar presidentin Sejdiu se LSI si një forcë opozitare është tëresisht e angazhuar për të treguar dimensionin konstruktiv të opozitës si për çështjet e integrimit europian të Shqipërisë ashtu edhe përsa i takon çështjes së rëndësishme kombëtare sikurse është në krye të çdo çështje tjetër ajo e Kosovës. 
Me këtë rast dua të shpreh vlerësimin tonë më të mirë për rolin konsensual dhe gjithëpërfshirës që ka luajtur brenda një kohe të shkurtër presidenti Sejdiu duke u bëre një faktor i rëndësishëm i stabilitetit politik në Kosovë dhe njëkohësisht duke ndërtuar raporte integruese midis të gjithë forcave politike për të pasur atë performancë. Do të çmoja shumë punën e ekipit negociator të Kosovës në bisedimet e Vjenës duke ofruar një vizion të ri që ka të gjitha garancite për minoritetin serb dhe pakicat e tjera që të ndihen vërtet të sigurte në Kosovën e pavarur dhe europiane. Me këtë rast nuk mund të rri pa theksuar  rëndësine e efekteve stabilizuese që Kosova e pavarur dhe Europiane do të ketë në të gjithë rajonin tonë. Njëkohësisht dua të apeloj para forcave politike shqiptare në Maqedoni dhe të gjithë shqiptarëve në Maqedoni që të distancohen nga incidentet të provokuara gjatë fushatës  atje dhe të tregojnë që janë pjesë e një kombi të qytetëruar dhe që janë një faktor konstruktiv dhe një faktor stabilizues në Maqedoni.
 
Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu
 
Gjatë takimit me një nga krerët e rëndësishëm të opozitës në Shqipëri siç eshte z.Meta shkëmbyem mendime të përbashkëta për përfundimin e statusit politik të Kosovës dhe duke e falenderuar për kontributin që ka dhënë për këtë çështje. Në këtë drejtim të zhvillimit të çështjes së statusit te Kosovës dhe në mënyrë të veçantë pas përfundimit të këtij statusi në bashkëpunim edhe me forcat politike në të dy vendet por edhe si pasoje e një bashkëpunimi të ngushtë dypalësh ndërmjet dy vendeve tona të ecim shumë më shpejt në procesin e integrimit euroaltalntik të Shqipërisë dhe të Kosovës. Në këtë drejtim do të veçoja pikërisht këtë inkurajim që z. Meta na dha për fazën në të cilën ne ndodhemi dhe në përshpejtimin e zgjedhjes së çështjes së Kosovës dhe njëkohësisht në përafrimin e institucioneve të pavarura në përputhje me integrimin euroatlantik. 
  0x323030362d30362d3237 AKTIVITETE 12:36)