14 Feb Kryetari i LSI-së
” Kryetari i LSI-së Ilir Meta takime në Korçë Përmet dhe Tepelenë Meta: Berisha po tregon se di të hapë vetëm fronte lufte dhe konflikti dhe jo fronte pune
Në vijim të turit të takimeve në jug dhe juglindje të vendit Kryetari i LSI-së z.Ilir Meta së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm z.Petrit Vasili zhvilluan sot paradite takime në Korçë Përmet dhe Tepelenë.
Meta në Korçë: Bashkinë e Korçës do t’ja kthejmë së majtës
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI) z.Ilir Meta zhvilloi sot paradite një takim me strukturat drejtuese të LSI në rrethin e Korçës. Gjatë këtij takimi kreu i LSI theksoi se “bashkinë e qytetit të Korçës do t’ja kthejmë të majtës”. Ne duhet të përgatitemi tha Meta që
të kandidojmë jo vetëm për bashkinë e Korçës por edhe për komunat e saj njerëzit tanë më të mirë dhe më me vlera që kanë reputacion në komunitet. Bindjen tonë në fitoren e së majtës tha Meta e shton edhe fakti që Berisha e ka lënë Korçën në harresë. Infrastruktura e Korçës po shkatërrohet çdo ditë dhe askush nuk vë dorë në të dhe kjo gjë duket që në hyrje të qytetit tha Meta. Po kështu edhe shërbimet publike janë përkeqësuar gjë që sjell më tepër varfëri në këtë rreth. Ndaj tha Meta ne duhet të zgjedhim kandidaturat më të mira që të fitojmë në Korçë.
Meta takime në Përmet dhe Tepelenë
Kryetari i LSI-së z.Ilir Meta zhvilloi sot në drekë takime me anëtarë dhe simpatizantë të LSI-së në Përmet dhe Tepelenë. Gjatë këtyre takimeve Meta shoqërohej nga Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Petrit Vasili. Duke folur në këto takime Meta theksoi se Berisha po tregon çdo ditë e më tepër se nuk di të qeverisë se është i paaftë për të drejtuar qeverinë. Berisha po tregon se di të hapë vetëm fronte lufte dhe konflikti dhe jo fronte pune. Duke vazhduar më tej Meta u shpreh se po të dëgjoni fjalorin e Berishës në dhjetë fjalë nëntë janë korrupsion krim antikorrupsion trafiqe etj. Ndërsa fjala zhvillim dhe mirëqenie mungon krejtësisht dmth mungon koncepti i zhvillimit te kryeministri aktual.
Ndërkaq duke folur për marrëveshjen e bashkëpunimit me opozitën Meta theksoi se ne jemi të hapur për bashkëpunim por kjo nuk varet nga LSI por nga serioziteti dhe garancia për një bashkëpunim korrekt dhe të moralshëm.
0x323030362d30342d3132 AKTIVITETE 12:28)”