14 Feb Kryetari i LSI-së
” Kryetari i LSI-së z.Ilir Meta zhvillon takim me anëtarë dhe simpatizantë të LSI në Burrel Lëvizja Socialiste për Integrim dega Mat organizoi dje në qytetin e Burrelit aktivin e degës. Në këtë takim mori pjesë edhe kryetari i LSI-së z.Ilir Meta i shoqëruar nga N/Kryetari i LSI-së Prof.Dr.Sokol Axhemi si dhe nga kryetari i Këshillit Ankimor z.Rexhep Ballmi.
Në prani të qindra pjesëmarrësve fjalën e hapjes e mbajti kryetari i LSI-së për degën e Matit z.Agim Hysa i cili u ndal në punën që po bën struktura e LSI në Mat për riorganizimin e partisë në bazë të njësive lokale komuna dhe bashki për të arritur objektivin final fitoren në bashkitë Burrel dhe Klos si dhe në komunat e rrethit Mat.
Ndërsa kryetari i LSI Meta në fjalën e tij në këtë takim duke u ndalur kryesisht në problematikën politike aktuale në vend theksoi se premtimet e bëra nga qeveria Berisha për një qeverisje më të mirë të shqiptarëve po shndërrohen çdo ditë e më shumë jo vetëm në demagogji por edhe në dëm të interesave qytetarëve dhe të kategorive të ndryshme sociale në Shqipëri. Mosmbajtja e premtimeve dhe mungesa e qeverisjes duket qartë në kufizimet e mëdha të energjisë elektrike në të gjithë vendin në rritjen e papunësisë mosrritjen e pagave dhe pensioneve taksat e larta që po i zënë frymën biznesit etj. Duke vazhduar më tej Meta theksoi se Berisha duhet të tregojë me vepra se po lufton korrupsionin dhe jo thjesht me retorikë dhe duke bërë diferencime. Ndaj LSI do të jetë gjithnjë në opozitë me qeverisjen pa vizion të PD-së dhe gjithashtu në opozitë ndaj korrupsionit pavarësisht se çfarë ngjyre mund të ketë.
Më tej Meta tha se LSI do të vazhdojë misionin e saj politik për të qenë pranë shqetësimeve dhe problemeve të shqiptarëve duke e ngritur zërin për to dhe për të kërkuar mundësi zgjidhjeje. “Ne do të luftojmë vazhdimisht që të realizojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme ndaj dhe ishim të parët që kërkuam Reformën Zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE-ODIHR që të mos ketë veto të dy partive të vjetra që nuk kanë garantuar deri tani zgjedhje të lira dhe të ndershme” tha Meta. Më pas ai shtoi se opozita që po bën LSI është opozitë me platforma me ide për qeverisjen e nesërme gjë që tregon se LSI është një forcë politike me integritet për të ardhmen dhe për integrimin euroatlantik të Shqipërisë.
Më pas z.Meta dha detyra dhe udhëzime për strukturat e LSI-së Mat me qëllim që shtrirja e saj të arrijë në cdo familje matjane se kështu i shërbehet një politike dhe morali të ri që qeverisja të jetë qeverisja e njerëzve dhe halleve dhe shqetësimeve të tyre.
Ndërkohë N/Kryetari i LSI prof.Dr.Sokol Axhemi kërkoi nga strukturat drejtuese që të ofrojnë më shumë anëtarë të rinj në strukturat e LSI anëtarë me vizione dhe energji.
0x323030362d30332d3035 AKTIVITETE 11:42)”