13 Feb Kryetari i LSI-së
” Kryetari i LSI-së z.Ilir Meta takon biznesmenë të vegjël dhe të mesëm në Vlorë Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z.Ilir Meta ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e biznesit të vogël të qytetit të Vlorës për të diskutuar mbi shqetësimet dhe problemet që has biznesi i vogël dhe vendimin e fundit të Qeverisë për riklasifikimin e biznesit të vogël duke kthyer në mënyrë jotransparente shumë biznese të vogla në të mëdha.
Në këtë takim merrnin pjesë edhe të tjerë drejtues të LSI-së dhe deputetë të saj si dhe dhjetëra biznesmenë vlonjatë të mesëm e të vegjël.
Në fjalën e tij gjatë këtij takimi Kryetari i LSI-së z.Meta u shpreh se kemi ardhur të bashkëbisedojmë me përfaqëseus të biznesit vlonjat të vogël dhe të mesëm lidhur me disa nga problemet më aktuale që po has biznesi në këtë klimë të re qeverisëse dhe reformash të pretenduara. Dëshiroj që të shpreh edhe njëherë tjetër angazhimin tonë për të qënë në krah të mbrojtjes dhe të zhvillimit të biznesit u shpreh Meta sidomos atij të vogël dhe atij të mesëm si motori kryesor për zhvillimin e vendit por edhe për punësimin e qytetarëve dhe si një nga faktorët kryesorë dhe që mban peshën më të rëndësishme edhe në rritjen ekonomike.
Do të jemi shumë të angazhuar dhe të vëmendshëm që biznesi të zhvillohet njëkohësisht duke mbrojtur parimin e konkurencës dhe duke luftuar monopolet të cilat e asfiksuan zhvillimin e këtij biznesi dhe jo thjesht duke luftuar apo ndryshuar pronësinë mbi monopolet. Në këtë drejtim ne shohim që një debat i madh ka lindur kohët e fundit lidhur me riklasifikimin e bizneseve. Ne mendojmë që riklasifikimi i tyre është i domosdoshëm dhe LSI si një forcë konstruktive sigurisht që e mbështet këtë riklasifikim duke qënë kundër ekonomisë informale. Por LSI ka edhe kundërshtimet e kritikat e saj ndaj mënyrës sesi ky riklasifikim po bëhet një proces i cili karakterizohet nga vertikalizimi jo profesionalizmi nga paragjykimet si dhe politizimi i skajshëm që po rrezikon ta degjenerojë riklasifikimin e biznesit në një gjueti shtrigash. Ajo që na bën të jemi të shqetësuar dhe që na ndan me mënyrën sesi po sillet qeveria dhe administrata aktuale është fakti që riklasifikimi po bëhet apriori pa një diskutim dhe dialog të hapur me komunitetin e biznesit.
Duke vazhduar më tej Meta u shpreh se “jemi të shqetësuar dhe jemi sot këtu për të shprehur në këtë dialog me të gjithë ju që dëshironi të shkëmbeni mendime me ne për të treguar se jeni konstruktiv në lidhje me domosdoshmërinë e riklasifikimit të bizneseve në përgjithësi gjë që qeverisja e kaluar për arsye tërësisht monopoliste nuk pati vullnetin politik ta kryente por jemi që kjo të bëhet në mënyrë trasparente nëpërmjet debatit dhe diskutimit me komunitetin e biznesit në shkallë vendi dhe në çdo rreth apo qytet.
Ndërkaq disa prej pjesëmarrësve të biznesit të vogël dhe të mesëm vlonjat shprehën shqetësimin për riklasifikimin arbirtar të tyre në biznes të madh për pamunësinë e përdorimit të kasave nga mungesa e energjisë elektrike si dhe trajtimin jokorrekt nga administrata tatimore.
0x323030362d30322d3034 AKTIVITETE 14:40)”