Kryetari i LSI-së

Kryetari i LSI-së

” Kryetari i LSI-së z.Ilir Meta takim entuziast me 400 të rinj anëtarë të LRI-së së Durrësit. Marrin teserat e LSI-së 100 të rinj Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z.Ilir Meta zhvilloi sot një takim mjaft entuziast me anëtarë dhe simpatizantë të Lëvizjes Rinore për Integrim të Durrësit. Gjatë këtij takimi u anëtarësuan në LSI rreth 100 të rinj një pjesë të së cilëve i moren kartat e LSI-së nga Kryetari i saj Meta. Ndërsa LSI në Durrës ka pasur një fluks anëtarësimesh të reja gjatë dy muajve të fundit ku kjo degë është përfshirë në një riorganizim të saj cilësor dhe sasior.   

Duke hapur takimin Kryetari i LSI-së në Durrës Prof.Arben Dushi u shpreh se “ky takim kaq festiv ky entuziazëm i mrekullueshëm i juaji tregon që LRI-ja është forca shtytëse që do të vërë në lëvizje të gjithë energjinë pozitive të rinisë durrsake dhe të mbarë vendit. Një ditë pasi Shqipëria bëri edhe hapin e parë për të hyrë në familjen e madhe europiane ky takim në qytetin bregdetar me pontenciale dëshmon se Durrësi është forca hyrëse e Shqipërisë në perëndim dhe në Evropë. Mbështetja juaj si rini do të jetë një konfirmim për rezultatin spektalolar që LSI-ja do ta arrijë në zgjedhjet për pushtetin vendor duke shënuar një dimension të ri të proceseve integruese për Shqipërinë”.
Ndërkaq në fjalën e saj përshëndetëse Kryetarja e LRI-së studentja Erisa Xhixho theksoi se “këtë energji brenda nesh duhet ta shfrytëzojmë jo vetëm në sfidat tona të përditshme por edhe në një sfidë shumë të madhe e cila është ajo për vendimmarrje sfida kur të rinjtë tashmë duhet të jenë pjesë e çdo procesi të rëndësishëm për të ardhmen e tyre. Kjo ndodhi kur u hap dhe u mbyll një Universitet kjo ndodhi kur u vendos mesatarja si kriter për pranimin në shkollat e larta kjo ndodhi kur ne u bëmë pjesë e një sistemi pa e ditur se ku do na çojë. Ne nuk duhet të lejojmë më që të tjerët të vendosin për ne. Ju bëj thirje se ky duhet të jetë një apel që gjithë secilit i lind vetvetiu dhe jemi vetëm ne rinia që mund të bëjmë këtë”.

Duke marrë fjalën në këtë takim Kryetari i LSI-së Meta u shpreh se “jemi sot disa muaj pas zgjedhjeve të 3 Korrikut disa muaj pasi PD fitoi zgjedhjet e 3 Korrikut për shkak të proçesit të Megadushut që e inicioi vetë Partia Socialiste. Pra jemi sot për t’u bërë pyetjen të gjithë të rinjve të Shqipërisë të gjithë maturantëve dhe gjimnazistëve: A po ju liberalizon universitetet z.Berisha dhe qeveria e tij? A po ju pyet ju Berisha për reformën në arsimin e lartë apo mënyrën e pranimit në universitete?! Sigurisht që  përgjigja do të ishte jo. Jemi për t’i bërë një pyetje rinisë të Shqipërisë dhe gjithë atyre që merren me sport a e rriti Berisha buxhetin për sportin?! Jo vetëm sa e përgjysmoi. Jemi këtu për të pyetur biznesin nëse ai ndihet më i sigurtë më me besim për të investuar për të ardhmen e tij?! Jemi për t’u bërë juve një pyetje a besoni ju që duke arestuar një grua e mbajti Berisha premtimin për të luftuar korrupsionin në Shqipëri? Çfarë po bën Berisha për të gjithë ato afera korruptive që ka denoncuar në Parlament? Jemi për t’u pyetur juve dhe gjithë shqiptarëve nëse 50 mijë dollarët që paska kursyer në muaj Sali Berisha nga kursimet e Kryeministrisë a kanë qenë të nevojshme për të rritur rrogat dhe pensionet e prindërve dhe gjyshërve tuaj apo për të rritur investimet publike?! Pra jemi këtu për t’i bërë të qartë të gjithë atyre shqiptarëve të cilët edhe pse e kishin provuar qeverisjen e Berishës në vitet 90-të -por që për fat të keq e harruan për shkak të monopoleve që mblodhi dhe që rriti qeverisja e mëparshme socialiste- se Berisha nuk mund të drejtojë me siguri me vizion dhe me aftësi Shqipërinë drejt Bashkimit Evropian.

Duke folur për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit një ditë më parë Meta u shpreh se “ne jemi shumë të kënaqur që dje u siglua Marrëveshja e Asoocim-Stabilizimit midis Shqipërisë dhe BE-së. Ne nuk jemi aspak të mllefosur siç është për fat të keq një pjesë e opozitës sot. Por duhet t’i themi Berishës dhe qeverisë së tij dhe gjithë shqiptarëve se askush nuk mundet të krenohet për marrëveshjen e sigluar dje sepse ajo marrëveshje duhet të ishte nënshkruar prej vitesh. Sepse qeverisja e dështuar e Partisë Socialiste dhe mënyra e të bërit opozitë nga Partia Demokratike e vonoi dy deri në tre vjet nënshkrimin e kësaj marrëveshje dhe të ardhmen evropiane të Shqipërisë.

Ju jeni ajo pjesë e shoqërisë sonë e cila nuk mund të gënjëhet më fjalime boshe e cila nuk mundet të votojë më qorrazi për partitë e vjetra të cilat nuk mund t’i sjellin asgjë të re këtij vendi përveç lojës politike me maska që kanë bërë në mënyrë të vazhdueshme. Ju kërkoni besim sinqeritet dhe rol vendimarrës në bërjen e gjithë reformave që e bashkojnë vërtet Shqipërinë me Evropën dhe jo siç e kanë lënë në letër këto dy forca politike. Shpreh besimin se LRI-ja do të jetë e aftë për të kontribuar me energjinë e saj me idetë e saj për të përshpejtuar integrimin evropian të Shqipërisë si dhe për të zhvilluar më tej LSI-në si forca më e re e më vitale e cila po e ndryshon politikën në Shqipëri. Nuk mund të luftojnë korrupsionin ekonomik ata të cilët kanë krijuar një sistem politik të korruptuar  që kanë krijuar një sistem  elektoral të korruptuar si ai i Dushkut dhe Megadushkut

0x323030362d30322d3139 AKTIVITETE 11:39)”