Kryetari i LSI-së

Kryetari i LSI-së

Kryetari i LSI-së takon Koalicionin e shoqërisë civile për “Nxitjen e Pjesëmarrjes së Grave dhe të Rinjve në Politikë” Lëvizja Socialiste për Integrim në kuadër të bashkëbisedimit për reformën zgjedhore dhe rritjes së përfaqësimit të gruas në politikë zhvillojë një takim me përfaqësues të koalicionit të shoqërisë civile për “Nxitjen e Pjesëmarrjes së Grave dhe të Rinjve në Politikë që kërkojnë kuota 30 për qind për pjesëmarrjen e grave në politikë dhe vendim-marrje. Gjatë zhvillimit të këtij takimi u vu theksi në ndryshimin e Kodit Zgjedhor dhe rritjen e numrit të grave në Parlamentin shqiptar.
 

Fjala e Metës

Unë dua të shpreh kënaqësinë që takohem sot me një koalicion kaq të gjerë dhe simpatik të shoqërisë civile që paraqet kërkesa shumë të drejta për integrimin dhe rivlerësimin e rolit të gruas në të ardhmen e shoqërisë sonë dhe gjithë proçesin vendimmarrës. Unë mendoj se kuota që ju keni kërkuar prej 30 për qind është minimale dhe diskriminuese dhe se shoqëria jonë duhet të bëjë një hov të madh cilësor dhe të menjëhershëm në këtë drejtim. Njëkohësisht për përfaqësimin e gruas unë mendoj se nuk mjafton thjesht të paraqitësh kuota 30 për qind thjesht për të qenë kandidatura por është i rëndësishëm një sistem zgjedhor që garanton jo 30 për qind të kandidatëve por që garanton minimalisht do të thosha sipas kërkesës suaj 30 për qind të deputetëve në parlament të jenë gra dhe në këtë drejtim mendoj se e vetmja rrugë për të garantuar një përfaqësim të tillë duke pasur parasysh defektet e jashtëzakonshme të sistemit aktual si dhe faktin që ky sistem në mazhoritar është përdorur për të promovuar njerëz të ashtuquajtur të fortë dhe të dhunshëm të cilët më pas këtë gjë pasi e kanë demostruar më nënyrën se si u marrin votat zgjedhësve e demostrojnë me mënyrën se si bëjnë politikë në parlament.
Pra mendoj që Shqipëria ka nevojë për një sistem proporcional dhe këtë jua them me bindje dhe garanci të plotë se në rast se do të ketë një sistem propocional 30 për qind e kandidaturave të LSI-së do të jenë gra dhe vajza. Por ajo që duhet të bëni ju që duhet të bëjnë gjithë faktorët politikë dhe shoqërorë edhe të shoqërisë civile është ndryshimi i Sistemit Zgjedhor. Nuk është qëllimi për të vënë 30 për qind kandidate se mund ti venë këto parti 30 për qind kandidate në zonat më të vështira për të qenë në rregull edhe me Kodin Zgjedhor edhe moralisht me ju.
Pavarsisht nga kjo unë jam seriozisht i angazhuar në këtë drejtim dhe Lëvizja Socialiste për Integrim si forca më e emancipuar që ka sjellë mjaft risi në politikën shqiptare besoj do të sjellë në këtë aspekt risi të tjera mendoj se cdo kuotë 30 për qind -35 për qind apo 40 për qind është diskriminuese unë si kryetar i LSI-së në konventën më të parë që kjo forcë forcë politike do të organizojë do të kërkojë nga konventa e LSI-së që të adaptojë në forumet kombëtare të LSI-së parimin e përfaqësimit të barabartë 50 për qind me 50 për qind.

Pyetje:

Reforma zgjedhore po mbetet peng i mosmarrëveshjeve mes partive politike mendoni se kjo mund të rrezikojë zgjedhjet lokale dhe cili është komenti juaj për këtë cështje duke pasur parasysh që ju jeni edhe iniciues i ndryshimit të reformës zgjedhore?

Sigurisht që politika shqiptare rrezikon çdo ditë qetësinë stabilitetin normalitetin dhe civilizimin e këtij vendi në këtë drejtim dua të përshëndes apelin e Ambasadorit të Bashkimit Europian z.Salzman i cili me të drejtë kërkoi që hapin e parë ta bëjë mazhoranca për të zhbllokuar këtë situatë dhe jam i bindur se opozita menjëherë do të përgjigjet shumë pozitivisht.
Ndaj po të kishte Parlamenti jo vetëm kryetaren grua unë mendoj se kjo është një gje e mirë pavarësisht nga raoprtet politike po të ishte 50 për qind me 50 për qind nuk do të ishte kjo situatë. 
  0x323030362d30332d3330 11:31)