16 Feb Kryetari i LSI-së
Posted at 03:54h
in Archived Articles
” Kryetari i LSI-së z. Meta takim me Komitetin Drejtues të LRI së Tiranes.
Fjala e Kryetarit të LSI-së Ilir Meta në mbledhjen e KDK-së së LRI-së Tiranë.
Është kënaqësi që takohem përsëri me ju me drejtues të Lëvizjes Rinore për Integrim të Kryeqytetit e cila është dega më aktive jo vetëm e LRI-së në të gjithë vendin por jam i sigurt që edhe e të gjithë forumeve rinore në të gjithë Shqipërinë. Kjo është meritë e vlerave tuaja e pasionit tuaj e solidaritetit tuaj e lidershipit tuaj dhe natyrisht që kjo është vlerësuar edhe nga Lëvizja Socialiste për Integrim edhe nga votuesit tanë të pambarimtë në Kryeqytet që janë gjithnjë në rritje sikurse u tregua edhe në zgjedhjet e 8 majit.
LRI ka shumicën e grupit të këshilltarëve të LSI-së në Këshillin e Bashkisë së Tiranës pra Endriti Erisi dhe Blerina si përfaqësues të spikatur prej jush sepse mund të ishte gjithkush prej jush mbartin me vete shpresën për një Tiranë akoma më të mirë dhe njëkohësisht përgjegjësinë për implementimin e programit të Lëvizjes Socialiste për Integrim për Tiranën. Natyrisht që këtu nuk doja të fusja profesor Shezon sepse ai mbetet gjithnjë i ri si të gjithë profesorët. Është kënaqësi që të shohim që premtimet tuaja elektorale të Lëvizjes Rinore për Integrim janë duke u shndërruar në realitet dhe që ato nuk ju ndihmojnë thjesht ju por ndihmojnë të gjithë të rinjtë e Kryeqytetit madje edhe të gjithë Shqipërisë që studiojnë në Tiranë.
Hapja e shkollave të reja të munguara prej kaq kohësh në Kryeqytet krijimi i kurseve të formimit profesional i mundësive të reja për punësim si sfida kryesore të afirmuara prej jush gjatë fushatës për Këshillin Bashkiak kemi vënë re që të gjitha këto janë vënë në rrugë të mbarë gjatë këtyre 100 ditëve të para të punës së Bashkisë dhe po konkretizohen edhe falë bashkëpunimit por edhe mbështetjes që ju i jepni Kryetarit të ri të Bashkisë. Sot u hap sheshi dhe kështu në vazhdimësi do të hapen shumë rrugë të reja për të gjithë banorët e Tiranëspër të gjithë vizitorët e saj sepse jam i sigurt që Kryetari i ri i Bashkisë që koalicionin i ri në Këshillin Bashkiak përfaqëson një frymë të re që është për t’i hapur rrugët dhe jo për t’i mbyllur ato. Iniciative të tilla si praktikat profesionale pranë bashkisë për të rinjtë krijimi i hapësirave nëpër Njësitë Bashkiake për më shumë kurse profesionale krijimi dhe bërja funksionale tashmë e kartës studentore dhe hapja e vendeve të reja të punës përmes mbështetjes së bashkisë së Tiranës jam i sigurt se do të jenë kryefjala e përpjekjeve tuaja pozitive në Këshillin Bashkiak për të cilin gjithnjë do të keni mbështetjen tonë. Aspiratat për reforma të mëtejshme demokratike për nj zhvillim ekonomik të qëndrueshëm në një kohë të trazuar rajonale evropiane dhe globale për edukimin cilësor për mirëqenien sociale dhe mbi të gjitha për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian kanë qenë dhe do të mbeten sfida të vështira dhe oportunitete njëkohësisht të arritshme për të rinjtë shqiptarë.
Ndaj Lëvizja Socialiste për Integrim është dhe do të jetë gjithnjë një forcë politike progresiste dhe kaq energjike siç është edhe sot këtu sepse ka gjithmonë një zemër rinore që quhet Lëvizja Rinore për Integrim
Unë dua t’ju falënderoj për angazhimin tuaj në të gjitha instancat e qeverisjes vendore apo qoftë edhe qendrore si dhe për gjithë përpjekjet tuaja për të krijuar një qasje të re dhe aktive në politikë dhe politikbërje për të rinjtë. Megjithatë pavarësisht nga arritjet tuaja dhe arritjet tona një angazhim akoma më i madh më i fuqishëm më rezultativ i të rinjve në politikë është një domosdoshmëri e kohës që po jetojmë sepse sfidat në rritje kërkojnë energji në rritje. Siç e dini edhe ju Evropa dhe bota në tërësi po kalojnë kohë të turbullta ekonomike dhe sociale dhe është që problemet e vjetra ekonomike do të kërkojnë zgjidhje të reja për t’i nxjerrë këto ekonomi nga kriza që janë përfshirë jo rastësisht për një kohë të shkurtër.
Në këtë kontekst edhe ne nuk mund të jemi indiferentë ndaj këtyre zhvillimevesidomos kur bëhet fjalë për krizën ekonomike në Greqi apo problemet ekonomike që po has edhe Italia një nga partnerët tanë kryesorë politikë ekonomikë dhe tregtarë. Ne jemi të vetëdijshëm që stadi aktual i ekonomisë shqiptare dhe situata e vendeve fqinje sjell domosdoshmërinë për një qasje shumë më dinamike në politikat ekonomike ku në veçanti stimulimi i prodhimit vendas kreditimi më i lartë për ekonominë rritja e eksporteve dhe e produktivitetit janë disa nga elementët kyç.
Njëkohësisht është mjaft e rëndësishme që të investohet në sektorët më produktivë të ekonomisë sonë kombëtare si energjetika turizmi industria tekstile dhe minerare apo në sektorin e shërbimeve dhe teknologjisë së informacionit jo vetëm për të krijuar produktin shqiptar “Made in Albania” por mbi të gjitha për të krijuar vende të reja pune për të rinjtë dhe të rejat tona. Prandaj një nga shtyllat kryesore të programit tonë ekonomik do të jetë rritja e punësimit dhe investimi në kapitalin social si garancia më e madhe për të krijuar atë që quhet “ekonomia e dijes” si bazë e shoqërisë të së ardhmes. Jam i bindur se lëvizja jonë politike dhe platforma ekonomike që vendos të rinjtë edukimin punësimin d
he angazhimin e tyre për një Shqipëri evropiane në krye të angazhimeve tona do të jetë gjithnjë fituese. Sfidat me të cilat po ndeshet vendi kërkojnë një LSI akoma më të fuqishme një LRI edhe më të fuqishme. Ne kemi hyrë tashmë në procesin zgjedhor të të gjithë strukturave të Lëvizjes Socialiste për Integrim në të gjithë vendin. Objektivi ynë është që brenda disa muajve të dyfishojmë anëtarësinë tonë përmes kësaj fushate dhe absolutisht prioritet ynë mbetet gjithnjë tërheqja dhe integrimi i të rinjve jo vetëm në Tiranë por kudo në të gjithë Shqipërinë dhe për këtë unë jam këtu që të kërkoj ndihmën dhe mbështetjen tuaj pasi LRI-ja e Tiranës ka qenë dhe mbetet një organizatë model aktive rezultateve dhe mjaft motivuese. Edhe njëherë urime dhe suksese!
he angazhimin e tyre për një Shqipëri evropiane në krye të angazhimeve tona do të jetë gjithnjë fituese. Sfidat me të cilat po ndeshet vendi kërkojnë një LSI akoma më të fuqishme një LRI edhe më të fuqishme. Ne kemi hyrë tashmë në procesin zgjedhor të të gjithë strukturave të Lëvizjes Socialiste për Integrim në të gjithë vendin. Objektivi ynë është që brenda disa muajve të dyfishojmë anëtarësinë tonë përmes kësaj fushate dhe absolutisht prioritet ynë mbetet gjithnjë tërheqja dhe integrimi i të rinjve jo vetëm në Tiranë por kudo në të gjithë Shqipërinë dhe për këtë unë jam këtu që të kërkoj ndihmën dhe mbështetjen tuaj pasi LRI-ja e Tiranës ka qenë dhe mbetet një organizatë model aktive rezultateve dhe mjaft motivuese. Edhe njëherë urime dhe suksese!
0x323031312d31312d3134 Meta takim me LRI-ne e Tiranes.jpg 18:31)”