Kryetari i LSI-së

Kryetari i LSI-së

Kryetari i LSI-së z. Ilir Meta: Procesi i votimit i qytetëruar

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta tha sot se të gjithë shqiptarët hedhin një hap tjetër drejt Evropës së Bashkuar. Duke iu përgjigjur interesit medias z. Meta u shpreh se procesi i votimit që po zhvillohet në vend është mjaft i qytetëruar dhe civil.

Lideri i LSI-së uroi që kështu të vazhdojë e të përfundojë në mënyrë mjaft demokratike dhe të kulturuar.
Gjithashtu z. Meta ftoi të gjithë qytetarët të kontribuojnë në mënyrë që kjo ditë të jetë një pranverë evropiane për Shqipërinë.

Prononcimi i kryetarit të LSI-së z. Ilir Meta pas votimit

“Jam i sigurt ë të gjithë qytetarët tanë hedhin një hap tjetër përpara drejt Europës së bashkuar. Procesi mendoj se është vërtetë mjaft i qytetëruar dhe mjaft civil dhe uroj që kështu të vazhdojë dhe kështu të përfundojë në mënyrë vërtetë demokratike dhe të kulturuar.

Ditën tjetër të gjithë vazhdojnë punën dhe jetën e tyre.

Ne ftojmë të gjithë qytetarët të kontribuojnë në mënyrë që kjo ditë të jetë një pranverë evropiane për Shqipërinë”.

 
 

0x323031312d30352d3038 ILIR-META-VOTON.jpg 17:49)