16 Feb Kryetari i LSI-së
” Kryetari i LSI-së Ilir Meta gjatë turit të tij përmbyllës së fushatës elektorale për zgjedhjet e 8 majit është ndalur dje në Kuçovë për të prezantuar kandidatin e koalicionit “Aleanca për Qytetarin”z. Selfo Kapllani.
Meta shpjegoi se është përzgjedhur në mënyrë konsensual me të gjitha forcat e tjera të “Aleancës për Qytetarin” një nga djemtë më të mirë të Kuçovës një nga intelektualët më të mirë që asnjëherë nuk i ka munguar këtij qyteti i dalluar si një qytet i njerëzve të punës dhe si qytet që është në qendër për krijimin dhe formimin e intelektualëve. Sipas Metës Kapllani do të krijojë vërtet një staf të aftë që t’iu përgjigjet të gjitha sfidave që ka qyteti dhe shprehu bindjen në aftësitë e tij duke u thënë se kandidati i mazhorancës është e vetmja alternativë që garanton të ardhmen më të mirë të qytetarëve të Kuçovës dhe të fëmijëve të tyre.
Fjalimi i kryetarit të LSI-së Ilir Meta
Ne kemi përzgjedhur në mënyrë konsensuale dhe me këtë rast dua të falënderoj edhe një herë në mënyrë të veçantë PD-së e Kuçovës për bashkëpunimin mirëkuptimin që kemi pasur gjatë gjithë kësaj kohe dhe gjithë forcat e tjera të “Aleancës për Qytetarin” një nga djemtë më të mirë të Kuçovës një nga intelektualët më të mirë të Kuçovës që asnjëherë nuk i ka munguar këtij qyteti i dalluar si një qytet i njerëzve të punës dhe si qytet që është në qendër për krijimin dhe formimin e intelektualëve. Jam i sigurt se Selfo Kapllani do të krijojë vërtet një staf të aftë që t’i përgjigjet të gjitha sfidave që ka qyteti juaj të gjitha zgjidhjeve që kërkon komunitetit juaj. Jam i bindur në ndershmërinë dhe integritetin e tij jam i bindur në aftësitë e tij jam i bindur në pasionin dhe dashurinë që ‘Çeku’ ka për Kuçovën dhe të gjithë bashkëqytetarët e tij pa dallime partiake.
Ndaj ju do të votoni për ‘Çekun’ në mënyrë që në 9 maj ju të jeni të gjithë së bashku jo vetëm ju që keni ardhur sot në këtë shesh por edhe ata që mungojnë sot jo se nuk janë me ne dhe jo se nuk e kuptojnë se kandidati ynë është e vetmja alternativë që garanton të ardhmen më të mirë të qytetarëve të Kuçovës të fëmijëve tuaj por për arsye të tjera të cilat ju i dini më mirë se unë. Ata kanë paraqitur një kandidat thjesht si përfaqësues të një klani që të gjithë socialistët këtu në Kuçovë e dinë shumë mirë se nuk ka asnjë lidhje të vërtetë dhe kontribut në PS.
Ndërsa ne kemi paraqitur një kandidat për kryetar bashkie që të jetë i gjithë qytetit që të jetë i gjithë qytetarëve që të punojë dhe të bashkëpunojë me qeverinë që të punojë dhe të bashkëpunojë me institucione të ndryshme me partnerë dhe donatorë ndërkombëtarë që të bëjë realitet të gjithë ato projekte të cilat tashmë ai i ka bërë pjesë të programit të tij.
Ai ka mbështetjen e të gjithë qeverisë por ajo që është më e rëndësishmja jam i sigurt se ai ka mbështetjen e të gjithë këtij komunitetit të rëndësishëm sepse të gjithë e shohin atë si shokun e tyre si vëllanë e tyre si bashkëqytetarin e tyre i cili do t’i japë dorën çdo qytetari të Kuçovës që ka nevojë për mbështetje dhe për mundësi për të jetuar më mirë në qytetin ku ka lindur.
Ndaj më 8 maj të gjitha votat për Selfo Kapllanin për këtë njeri të mrekullueshëm të gjitha votat për ‘Aleancën për Qytetarin’ sepse Kuçova duhet të jetë e para ju duhet të jeni të parët dhe me Selfo Kapllanin jam i sigurt se çdo qytetar i Kuçovës do të ndihet i respektuar do të ndihet i mbështetur do të ndihet me krahë për të ecur më shpejt drejt një të ardhmeje më të mirë për të gjithë. Ne hoqëm vizat për të gjithë qytetarët e Kuçovës dhe të gjithë Shqipërisë të jeni të sigurt se ne do të realizojmë punësimin për të gjithë qytetarët e Kuçovës që ende nuk e kanë këtë mundësi. Të jeni të sigurt se nga Selfo Kapllani nga programi i tij do të përfitojnë të gjithë qytetarët e Kuçovës dhe pikërisht duke filluar nga 9 maji. Fitore ‘Çekut’ fitore Kuçovës fitore ‘Aleancës për Qytetarin’ rroftë populli i mrekullueshëm i Kuçovës fitore!
0x323031312d30352d3036 Meta ne Kucove.jpg 11:2)”