Kryetari i LSI-së

Kryetari i LSI-së

Kryetari i LSI-së z.Ilir Meta dha sot një konferencë për shtyp Në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim dua të shpreh shqetësimin për zvarritjen e konstituimit të Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore sipas marrëveshjes
së arritur nga të gjitha forcat politike parlamentare në tryezën e thirrur dy javë më parë nga Presidenti i Republikës zoti Alfred Moisiu.
Ne vërejmë me shqetësim se nuk ka asnjë përpjekje serioze nga forcat e tjera parlamentare dhe në veçanti nga Partia Demokratike dhe Partia Socialiste për të kontribuar në zbatimin e kësaj marrëveshje dhe në inicimin e konstituimit të Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore të përbërë nga të gjitha forcat politike parlamentare ashtu sikurse
u ra dakord edhe në deklaratën e përbashkët që u firmos nga të gjithë partitë politike parlamentare dhe u publikua pas takimit me presidentin Moisiu.
Me këtë rast ne edhe njëherë tjetër nënvizojmë rëndësinë e ngritjes së menjëhershme të këtij Komisioni brenda muajit Dhjetor ashtu sikurse u ra dakord nga të gjitha forcat politike parlamentare. Njëkohësisht ne besojmë se kjo është çështja më e rëndësishme që duhet të zgjidhë politika shqiptare pasi vendi ka nevojë që të ketë më në fund një Kod Zgjedhor të ndershëm dhe transparent të ketë përfundimisht një kuadër ligjor që të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme për të gjithë shqiptarët.
 
Pyetje: A do të konkurojë LSI në të gjitha bashkitë dhe komunat në zgjedhjet lokale të 2006-ës dhe si do të bëhet përzgjedhja e kandidatëve?
 
Përgjigje: Lëvizja Socialiste për Integrim do të konkurojë në të gjitha njësitë vendore në bashkitë dhe komunat dhe tashmë dihet shumë qartë se parimi ynë për të bërë përzgjedhjen e figurave që konkurojnë është parimi “Një anëtar – një votë” jo vetëm në qytet por edhe në fshat.  0x323030352d31322d3139 13:38)