14 Feb Kryetari i LSI prezanton ne nje miting entuziast kandidatet per keshilltare te Bashkise se Tiranes
” Kryetari i LSI prezanton ne nje miting entuziast kandidatet per keshilltare te Bashkise se Tiranes ne njesine nr.1 te kryeqytetit Meta: Ne jemi në vitin 2007 dhe duhet të mendojmë dhe të punojmë për vitin 2017 dhe jo të kthehemi pas në vitin 1997 sikurse do Berisha
————————–
Kandidatet e njesise nr. 1 per Keshilltare te Bashkise se Tiranes
– Filloreta Kodra – Nënkryetarje e LSI-së
– Viron Bezhani- Sportist i shquar ish-kampion
– Gëzim Canaj – Jurist
– Brikena Belli- Studente Inxhineri Ndertimi
———————————————
Lëvizja Socialiste për Integrim vazhdon mitingjet entuziaste per prezantimin e kandidatëve të saj për këshilltare të këshillave bashkiake në kuadër të zgjedhjeve vendore të 18 shkurtit. Kryetari i LSI z. Ilir Meta ka zhvilluar një takim entuziast në njësine bashkiake nr. 1 ku ka prezantuar katër kandidatët për keshilltarë te Bashkisë së Tiranës dhe kandidatët për këshillin e minibashkisë nr.1. Kryetari i LSI-së së Tiranës z.Ilir Dashi duke shprehur besimin në fitore prezantoi kandidatët e njësisë nr.1 për këshilltarë të Bashkisë së Tiranës të cilët janë: Nënkryetarja e LSI-së Filloreta Kodra sportisti i shquar Viron Bezhani juristi Gëzim Canaj dhe studentja e inxhinierise se ndërtimit Brikena Belli.
Ndërsa vete kryetari i LSI Ilir Meta duke vlerësuar vlerat dhe kontributet qe mbartin keta kandidate per keshilltare dhe punën e bëre nga njësia nr.1 u shpreh optimist për fitoren e zgjedhjeve vendore të 18 Shkurtit. Duke ju referuar kandidatëve që ofron LSI-ja në këto zgjedhje lokale por edhe alternativës së majtë Meta tha që kandidatët e LSI për anëtarë të këshillave qoftë për bashkinë e madhe por edhe ato të minibashkive janë kandidatë mjaft të përkushtuar njerëz të punës njerëz të shkencës dhe të përkushtuar ndaj komunitetit. Prandaj tha ai ja vlen që të votohet për këto kandidatë sepse nëpërmjet tyre ju dhe komuniteti i kësaj zone do përfaqësohet denjësisht si në këshillin e Bashkisë së Tiranës por edhe në atë të minibashkisë suaj. Duke ju referuar mënyrës së qeverisjes së kryeministrit Berisha kryetari i LSI-së Meta tha se- ne jemi në vitin 2007 dhe duhet të mendojmë dhe të punojmë për 2017-të dhe jo të kthehemi pas në vitin 1997 sikurse do Berisha. “ Ne kërkojmë investitore të huaj sepse ai premton Shqipërin 1 euro por ai po largon edhe ata investitore që kane investuar deri tani në sektorin më të rëndësishëm për shqiptarët në sektorin elektro-energjitik. Dhe në vend që të na sjelli këta investitor ai na kthen nga jashtë Bashkim Gazideden dhe Agim Shehun” u shpreh më tej Meta. Në këtë kuadër ish-kryeministri Meta i ftoi të gjithë shqiptarët që në 18 Shkurt të marrin pjesë në votime dhe të votojnë për LSI-në për këshillin e njësisë minibashkiake 1 dhe për këshillin e Bashkisë së madhe sepse është një garanci që Tirana do ndryshojë me ritme edhe më të larta. “Të merrni pjesë dhe të votoni për LSI per kandidatët tanë të votoni për kryetarin e sotëm dhe të nesërm të Bashkisë së Tiranës z. Edi Rama sepse të gjithë së bashku do të arijmë që të përfundojmë projektin e ndërtimit të Tiranës europiane dhe të gjithë së bashku do të bëjmë Shqipërinë ashtu sikurse e keni ndjerë dhe ndjeni ndryshimin në Tiranë. Nuk mundet që ta lëmë në duart e Berishës apo të kandidatit të tij Olldashi fatet e qytetit ku alternativa e tyre fillon nga shumëzimi me zero e gjithë punës që është bërë për gati 6 vite në Kryeqytet” përfundoi kreu i LSI-së Meta. Ndërsa kandidatja e koalicionit opozitar “Bashkimi për të Ardhmen” Lindita Nikolla duke falenderuar strukturat e LSI-së dhe Kreun e kësaj partie Z. Ilir Meta u shpreh se duke qënë të bashkuar suksesi ynë është më e garantuar në zgjedhjet vendore të 18 shkurtit .”Unë dua të shpreh gjithë respektin për kandidatët tanë të përbashkët që do të korrin fitoren për forcën tonë. Janë këta kandidatë të përbashkët të së majtës që po i hapin një rrugë jo fizike por morale të gjithë popullit shqiptar ata që përfaqësojnë denjësisht të majtën e bashkuar dhe fitoren e saj. Ne do t‘i fitojmë këto zgjedhje sepse jemi alternativë e perspektivës” tha ndër të tjera kandidatja e opozitës së bashkuar Znj. Nikolla. Ndërsa aktivistët e simpatizantët e mbledhur në këtë takim madhështor shprehën vullnetin për të bashkëpunuar në mënyrë që në zgjedhjet e pushtetit vendor të 18 shkurtit të fitoj alternative e majtë si alternativa e integrimit europian të vendit. 0x323030372d30312d3238 AKTIVITETE 12:51)”