Kryetari i LSI në mitingje entuziaste prezanton kandidatët e koalicionit të majtë

Kryetari i LSI në mitingje entuziaste prezanton kandidatët e koalicionit të majtë

” Kryetari i LSI në mitingje entuziaste prezanton kandidatët e koalicionit të majtë në komunat e Gramshit Kodovjat dhe Poroçan Kryetari i LSI-së z.Ilir Meta i shoqëruar edhe nga përfaqësuesit e partive të tjera të koalicionit opozitar kane prezantuar në mitingje mjaft entuziaste dy kandidatet per kryetare te komunave në Kodovjat Aranit Çela dhe në komunën e Poroçanit Maliq Kllogjri. Kandidatët e koalicionit opozitar “Bashkë për të Ardhmen” të propozuar nga LSI janë shprehur entuziast në fitoren e tyre në komunat që do garojnë në kuadër të zgjedhjve vendore të 18 Shkurtit. Duke shpalosur një pjesë të programit të tyre kandidatët u shprehën në mbrojtje të interesit të komunitetit dhe me angazhime konkrete në mënyrë të veçantë për disa probleme që shqetësojnë komunitetet e këtyre zonave si për ndërtimin e rrugëve shkollave qendrave shëndetësore rrjetit të energjisë elektrike dhe ujësjellësit. Ndërsa kryetari i LSI-së Ilir Meta duke vlerësuar punën e bërë nga gjithë përfaqësuesit e forcave politike në zonë theksoi domosdoshmërinë e bashkëveprimit politik të forcave të koalicionit që zgjedhjet e 18 shkurtit ti thonë “NDAL” qeverisjes së mbrapshtë dhe konfliktuale të Sali Berishës. “Në 18 Shkurt ne do ti themi jo qeverisjes demagoge të Sali Berishës dhe të ndahemi një orë e më parë me qeverinë konfliktuale të saj” u shpreh Meta. Ndër të tjera Kryetari i LSI z.Meta i premtoi banorëve mbështetjen e tij personale duke garantuar prezencën e tij të vazhdueshme në mbështetje të kryetarëve të ardhshëm të komunave si dhe garantoi angazhimin e tij edhe për sigurimin e disa fondeve të domosdoshme për disa probleme kritike të këtij komuniteti. Ai tha se "ne do të mblidhemi bashkë për të diskutuar se çfarë është bërë dhe si është përdorur çdo qindarkë e fondeve të akorduar për këtë zone si dhe të thithim investime të reja për këto zona". Këtë miting prezantimi e përshëndetën edhe përfaqësues të partive të koalicionit të cilët shprehën mbështetjen e plotë të elektoratit për fitoren e  kandididatëve të majtë. 0x323030372d30322d3038 AKTIVITETE 12:58)”