Kryetari i LSI mitingje entuziaste në komunat Libofshë dhe Mbrostar të Fierit. Prezantohen kandidatët e LSI

Kryetari i LSI mitingje entuziaste në komunat Libofshë dhe Mbrostar të Fierit. Prezantohen kandidatët e LSI

” Kryetari i LSI mitingje entuziaste në komunat Libofshë dhe Mbrostar të Fierit. Prezantohen kandidatët e LSI Meta: Berisha e nisi dhunimin e zgjedhjeve këtu në Libofshë në vitin 1994 por të mos mendojë më që do të prekë qoftë edhe një votë të vetme te shqiptarëve sepse Shqipëria nuk mund të kthehet më prapa do apo s'do Berisha por do të ecë e sigurt drejt të ardhmes evropiane. Ndaj dhe ne kërkojmë plotësimin e standarteve të sigurta para zgjedhjeve

Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi sot mitingje mjaft entuziaste në komunat e Libofshës dhe Mbrostarit të rrethit të Fierit. Në këto takime merrte pjesë Kryetari i LSI-së z.Ilir Meta i shoqëruar nga nënkryetari Dritan Prifti dhe nga deputeti i LSI-së Nikollaq Neranxi.

Në të dy takimet me qindra pjesëmarrës u prezantuan kandidatët e LSI për kryetarë të komunave në Libofshë dhe Mbrostar. Në fjalën e tij Nënkryetari i LSI-së deputeti Prifti theksoi se "fitorja e LSI në Mbrostar me kandidatin Bashkim Lika është e sigurtë pasi në zgjedhjet e 3 Korrikut LSI ka dalë forca e parë politike". Ndërsa duke folur me vlerësim për punën mjaft të mirë në shërbim të komunitetit të Kryetarit aktual të Libofshës Nikolla Zaka që është i LSI Prifti u shpreh se" Nikolla Zaka ishte i pari kryetar komune që u bashkua me LSI duke parë tek kjo forcë integritetin dinjitetin dhe politikbërjen në shërbim të qytetarëve ndaj ai do të jetë fitues sërish në Libofshë".

Ndërkaq duke marrë fjalën në mes të një entuziasmi mjaft të madh të pjesëmarrësve kryetari i LSI-së z.Ilir Meta pasi falënderoi strukturat drejtuese të LSI-së dhe gjithë anëtarësinë e Libofshës dhe Mbrostarit shprehu bindjen e tij se LSI dhe e majta do të jetë fituese në mënyrë bindëse në këto zona. Ndër të tjera Meta tha se LSI dhe koalicioni i majtë nuk do të lejojnë më Sali Berishën që të manipulojë votat këtu në Libofshë sikurse bëri në vitin 1994 por nuk do ta lejojmë Berishën të manipulojë votat askund në Shqipëri. Kryetari i LSI duke iu drejtuar të pranishmëve tha se "Berisha e nisi dhunimin e zgjedhjeve këtu në Libofshë në vitin 1994 por të mos mendojë më që do të prekë qoftë edhe një votë të shqiptarëve sepse Shqipëria nuk mund të kthehet më prapa do apo nuk do Berisha por do të ecë e sigurt drejt të ardhmes evropiane. Ndaj dhe ne kërkojmë plotësimin e standarteve të sigurta para zgjedhjeve".     

Duke u ndalur më tej në situatën e fundit politike në vend kryetari i LSI Meta u shpreh se "ne jemi një forcë politike e cila Reformën zgjedhore e ka kërkuar që në Tetor të 2005 dhe jo sot që vendi ka hyrë në krizë. Në këto kushte ne nuk kemi pse të tolerojmë pasi vetë kreu i mazhorancës z.Berisha na premtoi publikisht për plotësimin e standarteve para zgjedhjeve vendore. Me insistimin e LSI-së por dhe koalicionit të majtë në përgjithësi theksoi Meta nuk do të lejojmë më që të përsëritet 3 Korriku Megadushku dhe fyerja e dinjitetit të shqiptarëve dhe të votës së tyre. "Prandaj i bëj thirje kryeministrit të vendit z. Berisha që të plotësojë standartet e sigurta për integritetin dhe mbarëvatjen e këtyre zgjedhjeve tepër të rëndësishme për integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike" tha Meta.  

———————————————————-

————

Deklarate mbajtur nga N/Kryetarja e LSI znj.Filloreta Kodra

Qeveria alokoi fondin 7 milionë euro për zgjedhjet 6 muaj me vonesë

LSI denoncon sot nje tjeter skandal te kryeministrit qe vazhdon te mashtroje shqiptaret per gjoja gatishmerine e tij per realizimin e nje procesi zgjedhor te drejte e te ndershem.

Sipas Kodit zgjedhor neni 143 pika 3 "Fondet e buxhetit per financimin e zgjedhjeve   duhet te jene te disponueshme nga KQZ 6 muaj para mbarimit te mandatit te kuvendit ose organeve te qeverisjes vendore.

Qeveria ka alokuar 7 milione euro per zgjedhjet e ardhshme vendore ne 20 dhjetor kur zbardhja e vendimit dhe venia ne dispozicion te KQZ kerkon 2- 3 dite qe do te thote qe KQZ I ka fondet ne dispozicion minimalisht ne fund te janarit.

KQZ nga ana e saj duhet te organizoje nje process tenderimi per realizimin e 36 milione flete votimi ytre cilat kerkojne nje procedure e vecante elemente sigurie dhe duhet te kalojne nje process verifikimi. Sipas   ketyre procedurave fletet e votimit nuk mund te jene te gateshme para 18 janarit.

Kjo nuk u lejon votuesve shqiptare te njihen e familjarizohen me fletet dhe menyren e votimit duke krijuar veshtiresi te panevojeshme

Realizimi i nje procesi te drejte e te ndershem zgjedhor varet ne menyre te konsiderueshme edhe nga menyra se si dhe sa jane realizuar kushtet teknike dhe baza materiale e ketij procesi.

Duke marre shkas nga mbledhja e fundit e qeverise per alokimin e fondeve per fushaten e ardheshme zgjedhore LSI deklaron se ne keto kushte edhe baza teknike eshte e rrezikuar.

Edhe njehere 20 janari eshte nje date e cila nuk u jep shqiptareve sigurine e nevojeshme per te marre pjese ne procesin   zgjedhor. 0x323030362d31322d3232 AKTIVITETE 15:58)”