Kryetari i LSI Meta dhe Kryetari i PS-së Rama

Kryetari i LSI Meta dhe Kryetari i PS-së Rama

” Kryetari i LSI Meta dhe Kryetari i PS-së Rama takim entuziast në Kombinat në mbështetje të kandidates së koalicionit në këtë njësi Luzhiana Abazi Meta : Ju nuk duhet të besoni tek ky kryeministër demagog që erdhi në pushtet me kartën kundër korrupsionit dhe në një ditë të bukur në Pallatin e Brigadave u tha gjithë shqiptarëve dhe militantëve të PD se gjithë akuzat që kishte bërë për korrupsionin kishin qenë një lojë që kishte bërë për fushatë

——–

Rama: I them kryeministrit që të mos vazhdojë të tallet me komunitetet që jetojnë në zonat informale duke i përdorur këtë njerëz si pjesë të mashtrimeve të tij elektorale sepse këto banesa nuk ka top që ti luajë jo më qeveri.
———————

Koalicioni opozitar "Bashkë për të Ardhmen" zhvilloi sot një miting entuziast në KOmbinat. Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta i shoqëruar nga Kryetari i Partisë Socialiste z. Edi Rama si edhe përfaqësues të partive të tjera të koalicionit organizuan një takim me anëtarët dhe elektoratin e majtë në njësinë e minibashkisë nr.6 në mbështetje të kandidates së koalicionit të majtë znj.Luzhiana Abazi.

Duke përshëndetur pjesëmarrësit dhe aktivistët e partive opozitare kandidatja e koalicionit "Bashkë për të Ardhmen" Luzhiana Abazi u shpreh e sigurt në fitoren në Kombinat.

Duke shpalosur një pjesë të platformës së saj znj. Abazi theksoi se- pas fitores së 18 shkurtit puna ime do jetë e përkushtuar plotësisht në rregullimin e gjithë infrastrukturës rrugore jo vetëm në qendrën e minibashkisë nr.6 por në të gjithë territorin e kësaj njësie. "Duke bashkëpunuar të gjithë së bashku do të arrijmë që shumë shpejt të ndryshojmë këtë zonë duke rregulluar  çdo problem imediat që kemi" u shpreh kandidatja e koalicionit Luzhiana Abazi. Duke marrë fjalën në mes të entuziasmit të të pranishmëve kryetari i LSI-së Ilir Meta ka kërkuar votën e komunitetit të Kombinatit për kandidaten e koalicionit të majtë Luzhiana Abazi.

"Unë jam i bindur tha Meta se në këtë zonë fitorja e të majtës do jetë më e thëllë jo vetëm për Tiranën por edhe në shkallë kombëtare. Jam i bindur se kandidatja për njësinë tuaj bashkiake Luzhiana Abazi do të jetë plotësisht e aftë për t'ju shërbyer ju sepse unë kam besim të plotë në aftësitë e saj intelektuale dhe manaxhuese.

Ndërsa duke folur për procesin e legalizimit Meta tha se Berisha i ka pasur të gjitha mundësitë për të mbajtur premtimin për legalizimin e banesave dhe pronave tuaja. Por kjo gjë jo vetëm që nuk ka ndodhur por ka një zvarritje të këtij procesi dhe një mungesë të transparencës se si po shkon ky proces.

"Sali Berisha duhet ta kishte përfunduar këtë proces sepse u bënë 18 muaj që qeveris vendin dhe vetëm një javë para ditës së zgjedhjeve Shaban Berisha ju shpërndan dhjetë certifikata militantëve të PD-së për të legalizuar shtëpitë e tyre. Kjo është një fyerje që ju bëhet juve dhe gjithë të tjerëve pasi procesi i legalizimeve nuk është dhe nuk duhet të jetë një proces elektoral" tha Meta. Më pas Meta duke ju drejtuar banorëve shtoi  "ju nuk duhet të besoni tek ky kryeministër demagog se ky njeri që erdhi në pushtet me kartën kundër korrupsionit në një ditë të bukur në Pallatin e Brigadave u tha gjithë shqiptarëve dhe militantëve të Partisë Demokratike se gjithë akuzat që kishte bërë për korrupsionin kishin qenë një lojë që kishte bërë për fushatë. Ndaj tha Meta – me një njëri të tillë të papërgjegjshëm ju nuk ju lidh asgjë dhe ju nuk keni asnjë garanci që mund të përmirësoni të ardhmen tuaj. Me një demagog dhe mashtrues të rëndomtë i cili premtoi vitin e shkuar kur vendi ishte në krizë energjitike se nuk do të kishte asnjë minutë ndërprerje për këtë dimër jo vetëm që nuk nxjerr asnjë përgjegjës por dhe kur ikin dritat në takimet elektorale ai thotë   mos u mërzisni se vitin tjetër do eksportojmë. Pra ai bën një gënjeshtër shumë herë më të madhe për të ardhmen në mënyrë që ju të harroni atë gënjeshtër më të vogël.

Ndërkaq Kryetari i PS-së dhe kandidati i koalicionit të majtë për Kryetar të Bashkisë së Tiranës Edi Rama u shpreh se "I them kryeministrit që të mos vazhdojë të tallet me komunitetet që jetojnë në zonat informale duke i përdorur këtë njerëz si pjesë të mashtrimeve të tij elektorale sepse këto banesa nuk ka top që ti luajë jo më qeveri. Prandaj është e kot përpjekja për të mbajtur këto zona peng për të mbajtur gjithë këto familje peng për betjat elektorale. Kryeministri Berisha vazhdoi më tej Rama e ka kthyer Shqipërinë në një pus të madh të errët ndërkohë që uji dhe kanalizimet vazhdojnë të jenë një problem shumë i madh kudo për shkak të paaftësisë dhe mungesës së plotë të një programi dhe një strategjie realiste për të plotësuar këto nevoja. Prandaj së bashku me Luzhianën dhe me anëtarët e tjerë të këshillit bashkiak do të ndërtojmë një infrastrukturë të denjë për ju dhe fëmijët tuaj përfundoi Rama.  

0x323030372d30322d3038 AKTIVITETE 12:57)”