Kryetari i LSI Meta bën publike në Durrës nismën e LSI për krijimin e një fondi me libra shqip për fëmijët e emigrantëve

Kryetari i LSI Meta bën publike në Durrës nismën e LSI për krijimin e një fondi me libra shqip për fëmijët e emigrantëve

” Kryetari i LSI Meta bën publike në Durrës nismën e LSI për krijimin e një fondi me libra shqip për fëmijët e emigrantëve Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI) z.Ilir Meta zhvilloi dje një takim me Komitetin Drejtues të LSI-së në Durrës. Gjatë këtij takimi Meta bëri publike iniciativën e LSI-së për krijimin e një fondi me libra për fëmijët e emigrantëve shqiptarë jashtë vendit. Kjo iniciativë që ka nisur nga dega e LSI-së së Durrësit si qyteti me më shumë emigrantë synon që të krjijojë një fond me libra të ndryshme në gjuhën shqipe dhe të dërgohen në shtete të ndryshme ku janë të përqendruar emigantët shqiptarë. Librat në gjuhën shqipe do ju shpërndahen fëmijëve të emigrantëve në mënyrë që këta përveçse në familje të kultivojnë gjuhën shqipe nëpërmjet librave të shkruar në shqip.
Ndërkaq Kryetari i LSI-së z.Meta theksoi se të drejtat e emigrantëve kanë qenë dhe janë gjithnjë në vëmendje të LSI-së dhe veprimtarisë së saj.
Në këtë kuadër Meta ftoi PS dhe PD që të pranojnë propozimin që ka pasur LSI që para 3 Korrikut që emigrantët të kenë të drejtën e votës atje ku banojnë pasi kjo është një gjë përcaktuese në integrimin e tyre në jetën politike ekonomike dhe shoqërore të vendit. Meta shtoi se ky është elementi kryesor që duhet të garantojë qeveria për shqiptarët që jetojnë në shtete të tjera dhe jo ndarja e disa parcelave që ngjajnë më shumë me demagogji nga Berisha.
Ndërkaq Meta duke u ndalur në zhvillimet e fundit politike në vend u shpreh se LSI është e vendosur që të mbrojë gjithnjë demokracinë dhe funksionimin legjitim të parlamentit. Kjo ka qenë edhe shprehje e angazhimit të vazhdueshëm të LSI-së edhe për Reformën Zgjedhore në mënyrë që të garantohet vota e lirë e qytetarëve si dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme për të nxjerrë institucione të ligjshme. Ndaj tha Meta kjo situatë konfliktuale e parlamentit është pasojë e produktit të Mega-Dushkut pasi ky parlament nuk përfaqëson vullnetin real të shumicës së shqiptarëve. Prandaj dhe ky parlament është në krizë po bëhet gjithnjë e më qesharak dhe si rrjedhojë është vështirë që qytetarët shqiptarë të gjejnë zgjidhjen e problemeve në këtë parlament.
Duke u ndalur në gjendjen e rënduar të furnizimit me energji elektrike të popullatës Meta theksoi se qeveria duhet të ndalë urgjentisht dënimet kolektive. Ato që paguajnë duhet të furnizohen rregullisht me energji tha Meta i cili shtoi se Kuvendit duhet të miratojë sa më shpejt ligjin e inicuar nga LSI për nxitjen e investimeve në sektorin elektro-energjetik.  
Gjatë këtij takimi foli edhe Kryetari i LSI në Durrës Prof.Arben Dushi i cili evidentoi edhe njëherë fluksin e anëtarësimeve të reja në LSI-në e Durrësit si dhe riorganizimin e kësaj dege në funksion të alternativave që të jenë sa më pranë shqetësimeve të qytetarëve.  
0x323030362d30322d3238 AKTIVITETE 11:41)”