Kryetari i LSI Ilir Meta

Kryetari i LSI Ilir Meta

Kryetari i LSI Ilir Meta Meta: Besoj se tashmë opozita ka një axhendë shumë të qartë dhe ka një axhendë të vetme e cila është bërë publike dhe që synon fitoren bindëse në zgjedhjet e ardhëshme vendore e cila synon vendosjen e legjitimitetit të parlamentit aktual për zgjedhjet e përgjithshme vitin e ardhshëm dhe njëkohësisht përmbushjen e atij misioni të ndërprerë disa vjet më parë nga e majta pra e integrimit europian të vendit

Sot është një ditë e rëndësishme për LSI-në në radhë të parë por besoj se edhe për politikën Shqiptare është dy vjetori i krijimit të LSI-së. Dhe me këtë rast dua të përshëndes dhe të përgëzoj të gjithë anëtarët simpatizantët dhe votuesit e LSI-së dhe jam i bindur se gjithë së bashku ndihemi krenar që në dy vjet kemi arritur të afirmojmë LSI-në si një forcë që ka sjellë risi të shumta në jetën politike në vend duke treguar se është e përkushtuar ndaj parimeve më bashkëkohore të të bërit politikë të përfaqësimit politik por njëkohësisht ka treguar se është një forcë në rritje të pandalshme. Ndërkohë pavarësisht nga tragjedia që ndodhi në 3 Korrik për shkak të Megadushkut dhe manipulimit të votës unë jam i bindur që pas një viti është e qartë se beteja jonë për zgjedhjet e lira dhe të ndershme po kurorëzohet me sukses. Ndaj me këtë rast dhe muaji Shtator do të jetë një muaj me aktivitete politike të ndryshme në të gjithë vendin. Jam i bindur se ky dy vjetor na shton forcat dhe energjitë tona për të realizuar atë program që ne afirmuam dy vjet më parë në veçanti për t’i shërbyer me besnikëri integrimit europian të Shqipërisë.

Z. Meta për koeçidencë të këtij dy vjetori duket se po lind një lëvizje tjetër e re në gjirin e PS-së?
 
Asgjë e re nuk duket në horizont. Unë besoj se tashmë opozita ka një axhendë shumë të qartë dhe ka një axhendë të vetme e cila është bërë publike dhe që synon fitoren bindëse në zgjedhjet e ardhëshme vendore e cila synon vendosjen e legjitimitetit të parlamentit aktual për zgjedhjet e përgjithshme vitin e ardhshëm dhe njëkohësisht përmbushjen e atij misioni të ndërprerë disa vjet më parë nga e majta pra e integrimit europian të vendit. Në këtë drejtim në muajt e fundit opozita ka treguar se po e forcon bashkëpunimin e saj koezionin dhe veprimin e saj politik dhe ka disa arritje të rëndësishme që ka të bëjë me marrëveshjen për zgjedhjet që verifikoi edhe njëherë drejtësinë e opozitës. Shpreh bindjen se sot në të gjitha planet opozita është shumë herë më e fortë si më parë dhe njëkohësisht jam i bindur se në këtë rritje të  kredibilitetit të saj politik do ta konfirmojë edhe në zgjedhjet e ardhshme për pushtetin vendor.

Z. Meta ju jeni përballur me Fatos Nanon para dy vjetësh a mendoni se ky është një provokim apo strategji të provokimit në media apo është një lëvizje e vërtetë brenda PS-së?

Nuk shikoj asgjë të re por e shoh që opozita dhe përkrahja për të po rritet në të gjithë vendin dhe kjo do të konfirmojë qartë fitoren tonë në zgjedhjet e ardhshme vendore. Njëkohësisht të gjithë ata që janë në opozitë tani e kanë një axhendë një program që është programi dhe axhenda e bashkëpunimit ndërmjet forcave politike të opozitës. Dhe të gjithë janë të ftuar të bëjnë më shumë opozitë se ne ndaj Sali Berishës.

Z. Meta a mund të rritet elektorati i të majtës me rikthimin e Nanos?

Elektorati i së majtës rritet çdo ditë dhe këtë gjë do e konfirmojnë shumë qartë zgjedhjet e ardhshme vendore. Bashkëpunimi midis forcave të opozitës forcohet çdo ditë dhe këtë Z.Berisha do ta provojë që në rastin e parë të provës elektorale të zgjedhjeve vendore.

Z. Meta a do e pranojë opozita këtë koalicion të ri të së majtës?

E thashë edhe më parë se askush nuk është i ndaluar të bëjë opozitë ndaj Sali Berishës. Kemi një program për këtë gjë që është nënshkruar nga partitë opozitare dhe kemi një axhendë me objektiva të qarta politike dhe njëkohësisht të shtrirë në kohë. Synimi jonë është që brenda një viti shqiptarët të ndahen nga qeverisja e mbrapshtë e Sali Berishës.

Z. Meta nëse Fatos Nano zgjidhet president a e shmang axhendën e opozitës?

Duket se axhenda jonë është e qartë nëse dikush ka axhendë tjetër le ta bëjë publike.

Z. Meta si e komentoni qëndrimet e Sali Berishës për Albtelekomin?

Mendoj se është një nga veprimet e pakta të drejta. Mendoj se është urgjente liberalizimi i tregut të telekomikacionit dhe të telefonisë celulare në përgjithësi dhe shpresojmë se mbyllja dhe finalizimi  i kësaj kontrate me transparencën e nevojshme t’i shërbejë liberalizimit të tregut telefonik në vend.

Z. Meta nëse do vijë puna për zgjedhjen e presidentit largimi i Nanos do të thotë largim i votave të opozitës së bashkuar?

Nuk ka kartona që e shpëton Sali Berishën nga fati i tij në vitin e ardhshëm. Është keqqeverisja e tij e mbrapshtë ajo që do e ndajë atë nga shumica e shqiptarve.

<A   href="#" >news id=754</A>
  0x323030362d30392d3036 13:19)