14 Feb Kryetari i LSI Ilir Meta vizite ne Londer. Priten takime me perfaqesues te larte te qeverise britanike dhe parlamentit britanik
” Kryetari i LSI Ilir Meta vizite ne Londer. Priten takime me perfaqesues te larte te qeverise britanike dhe parlamentit britanik Kryetari i LSI zoti Ilir Meta merr pjese ne Seminarin Nderkombetar "Mireqeverisja dhe Siguria" te organizuar nga NATO ne bashkepunim me Akademine Mbreterore te Mbrojtjes se Mbreterise se Bashkuar
Meta: Lufta kunder korrupsionit nuk realizohet me retorike politike por me veprime konkrete me respektim e forcim te institucioneve me forcim te sistemit gjyqsor.
Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim zoti Ilir Meta mori pjese sot ne Seminarin Nderkombetar "Mireqeverisja dhe Siguria" te organizuar nga NATO ne bashkepunim me Akademine Mbreterore te Mbrojtjes se Mbreterise se Bashkuar.
Parimet e mireqeverisjes lidhja e tyre e drejtperdrejte me luften kunder korrupsionit krimit te organizuar e terrorizmit ishin ne qender te diskutimeve te sotme.
Vullneti politik per te forcuar institucionet demokratike respektimi i ligjeve dhe vendosja e standarteve evropiane ne qeverisje permiresimi i vazhdueshem i legjislacionit ne funksion te forcimit institucional dhe luftes kunder fenomeneve ilegjitime jane premisat baze te mireqeverisjes.
Arritja e objektivave ne forcimin institucional ne veprimin e efektshem te agjensive te zbatimit te ligjit sjellin natyrshem luften kunder korrupsionit dhe konfliktit te interesave.
Lufta kunder korrupsionit nuk realizohet me retorike politike por me veprime konkrete me respektim e forcim te institucioneve me forcim te sistemit gjyqsor u shpreh Meta.
Seminari i organizuar nga NATO dhe Akademia e Mbrojtjes se Britanise se Madhe do te formezoje nje grup te perhershem nderkombetar qe do te jape kontributin e tij per realizimin e mireqeverisjes ne vende te ndryshme kryesisht ne vendet ne tranzicion dhe ne situatat pas konfliktit.
Gjate qendrimit ne Londer zoti Meta do te kete edhe nje sere takimesh me perfaqesues te larte te qeverise britanike dhe te parlamentit britanik.
0x323030362d31302d3138 AKTIVITETE 14:2)”