14 Feb Kryetari i LSI Ilir Meta vazhdon vizitën në Londër. Meta takon ministrin britanik të shtetit për Europën
Kryetari i LSI Ilir Meta vazhdon vizitën në Londër. Meta takon ministrin britanik të shtetit për Europën Xhefri Hun Meta: Qeveria duhet të plotësojë standartet për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike
Ministri britanik për Evropën Hun: Zgjedhjet kusht përcaktues për integrimin e Shqipërisë në BE
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim zoti Ilir Meta i cili po merr pjesë në Seminarin Ndërkombëtar "Mirëqeverisja dhe Siguria" të organizuar nga NATO në bashkëpunim me Akademinë Mbreterore te Mbrojtjes se Mbreterise se Bashkuar zhvilloi sot edhe takime me përfaqësues të lartë të qeverisë britanike.
Gjatë ditës së sotme kreu i LSI-së z.Meta është takuar në Londër me Ministrin Britanik të shtetit për Europën Xhefri Hun. Gjatë këtij takimi duke folur mbi situatën politike në Shqipëri dhe për zhvillimin e rregullt të zgjedhjeve të ardhshme vendore Kryetari i LSI z.Meta është shprehur se "qeveria duhet të plotësojë standartet për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike".
Ndërsa nga ana e tij ministri britanik z.Hun i ka quajtur këto zgjedhje mjaft të rëndësishme. Ministri britanik i shtetit për Europën është shprehur gjatë takimit me Metën se "zhvillimi i rregullt i zgjedhjeve është një kusht përcaktues për integrimin e Shqipërisë në BE".
Gjithashtu ministri britanik i shtetit per Evropen Hun vleresoi rolin e Metes ne politiken shqiptare. Duke iu drejtuar Metes ai tha se "vleresojme rolin rolin tuaj per integrimin europian te Shqiperise"
Ndërkaq gjatë takimit të Kryetarit të LSI me Ministrin Britanik të shtetit për Europën është diskutuar edhe mbi përcaktimin e statusit të Kosovës. Në këtë aspekt Kryetari i LSI z.Meta është shprehur se "përcaktimi i statusit të Kosovës nuk duhet të shtyhet më tej".
Gjatë vizitës së tij në Londër Kreu i LSI pritet të takohet edhe me përfaqësues të tjerë të lartë të qeverisë britanike dhe të parlamentit britanik. 0x323030362d31302d3139 AKTIVITETE 14:4)