Kryetari i LSI-Durres

Kryetari i LSI-Durres

” Kryetari i LSI-Durres prof.Arben Dushi takon peshkataret greviste ne ambjentet e greves ne Portin e Durresit “Qeveria te gjeje zgjidhje te pranueshme nga palet”
Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim dega e Durresit prof. Arben Dushi zhvilloi sot nje takim me peshkataret greviste ne ambientet e peshkimit ne portin e Durresit ku dhe po zhvillohet greva. Pasi u njoh me shqetesimet dhe problemet e grevisteve si dhe me faktin qe asnje perfaqesues i qeverise nuk ka kontaktuar deri me sot me peshkataret greviste kryetari i LSI-Durres Dushi mbeshteti greven e ligjshme te peshkatareve dhe shprehu qendrimin e LSI-se si nje parti qe perfaqeson shqetesimin qytetar duke kerkuar edhe rruget e zgjidhjes. Dushi ftoi qeverine qe te ndikohet nga kjo greve ta trajtoje ate ne menyre racionale dhe duke negociuar me peshkataret te gjendet nje zgjidhje e pershtatshme dhe e pranueshme mes paleve duke bere te mundur zhvillimin normal te aktivitetit te peshkimit ne Durres.
Strategjia rajonale e LSI-se per Durresin i jep nje rendesi te vecante industrise se peshkimit si nje nga fushat me te rendesishme per zhvillimin e qytetit.
Greva qe ka pezulluar aktivitetin e peshkimit ne Durres dhe ne portet e tjera te Shqiperise ka bere qe mbi 3000 qytetare te Durresit peshkatare dhe familjare te tyre te ndjejne pasojat e kesaj greve.

0x323030362d30342d3133 AKTIVITETE 12:28)”