Kryetari i LSI dhe deputeti i Skraparit

Kryetari i LSI dhe deputeti i Skraparit

Kryetari i LSI dhe deputeti i Skraparit z.Ilir Meta inauguron rrugë në rrethin e Skraparit Meta: Edhe pse jemi në opozitë dhe diskriminohemi nga qeveria aktuale ne do të gjejmë mundësinë për ndërtimin e rrugëve të tjera për të nxjerrë nga izolimi banorët e këtyre zonave
 
Kryetari i LSI-së z.Ilir Meta filloi dje inaugurimin e rrugëve lokale në zonën e tij elektorale të rrethit të Skraparit. Me angazhimin vullnetar të vetë komunitetit dhe nën kujdesin e drejtpërdrejtë të z.Meta u bë e mundur ndërtimi i rrugës së fshatit Rovicë e cila që prej dhjetë vitesh ishte e izoluar dhe në të mund të lëviznin vetëm këmbësorët dhe kafshët. Tashmë kjo rrugë e cila ka një gjatësi prej 5 Km dhe që përmban shumë vepra arti është në kushte optimale për lëvizjen e automjeteve të të gjitha llojeve.
    Rruga që prej dhjetë vitesh i bënte banorët e fshatit Rovicë të vuanin në verë dhe në dimër tashmë është e aftë dhe e garantuar për të mbajtur automjete të ndryshme në çdo stinë të vitit duke i dhënë fund përfundimisht izolimit të banorëve të Rovicës.
Ndërkohë në zonën e Skraparit kanë filluar edhe disa rrugë të tjera lokale nën kujdesin e drejtpërdrejtë të deputetit të zonës z.Ilir Meta duke angazhuar vullnetarisht komunitetin e këtyre zonave.
Gjatë fjalës së tij pas prerjes së shiritit të   inaugurimit të rrugës së Rovicës Kryetari i LSI-së dhe deputeti i Skraparit z.Ilir Meta u shpreh se "edhe pse jemi në opozitë dhe diskriminohemi nga qeveria aktuale ne do të gjejmë mundësinë për ndërtimin e rrugëve të tjera për të nxjerrë nga izolimi banorët e këtyre zonave".
  0x323030362d31302d3031 AKTIVITETE 13:56)