13 Feb Kryetari i LSI
Kryetari i LSI z.Ilir Meta vizite ne Mal te Zi. Meta takon Kryeministrin e Malit te Zi Milo Gjukanoviç Sot Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim Zoti Ilir Meta u prit ne nje takim te veçante nga Kryeministri i Malit te Zi Zoti Milo Gjukanovic.
Gjukanovic vleresoi kontributin e Zotit Meta ne zhvillimin dhe konkretizimin e marredhenieve midis Malit te Zi dhe Shqiperise. Ai konfirmoi angazhimin e qeverise Malazeze per te çuar me tej projektet infrastrukturore te cilat do t’i japin nje nxitje te veçante bashkepunimit nderkufitar veçanerisht ne fushen e turizmit.
Duke folur per te ardhmen e Unionit Serbi Mali i Zi Gjukanovic e njohu zotin Meta per pergatitjet per mbajtjen e referendumit ne fund te muajit prill i cili do te percaktoje marredhenien e ardhshme te Unionit qe sipas gjithe gjasave do te jete pavaresia e Malit te Zi e cila sipas Gjukanovic do te ndihmoje edhe Serbine ne zgjidhjen e problemeve te saj te shumta.
Duke folur per statusin e ardhshem te Kosoves te dy bashkebiseduesit gjeten mirekuptim te plote se zgjidhja e statusit te Kosoves çliron rajonin nga ngerci i status quose dhe e pershpejton integrimin e tij per ne Evrope. Meta u shpreh se Pavaresia e Kosoves eshte zgjidhja me e pranueshme dhe racionale per rritjen e stabilitetit dhe zhvillimin e rajonit.
Ne takim u ra dakort per zhvillimin e marredhenieve nderpartiake midis Levizjes Socialiste per Integrim dhe Partise Demokratike Socialiste te Kryeministrit Gjukanovic.
Gjate vizites se tij ne Podgorice Zoti Ilir Meta u takua me Kryetarin e Partise Unioni Demokratik i Shqiptareve zotin Ferhat Dinosha dhe Kryetarin e Lidhjes Demokratike te Malit te ZI zotit Mehmet Bardhi.
Ne takim me lideret e partive shqiptare te perfaqesuara ne Parlament u diskutua per gjendjen aktuale dhe perspektiven e zgjidhjes se problematikes se tyre ne Republiken e Malit te Zi.
Zoti Meta u takua edhe me Ministrin per Pakicat te Malit te Zi zotin Gezim Hajdinaga i cili e njohu me ligjin mbi pakicat kombetare ne Malin e Zi dhe te drejtot qe u garantohen shqiptareve nga ky ligj.
Ne takime merrnin pjese edhe nenkryetari i LSI Sokol Axhemi dhe Sekretari Nderkombetar Edmond Haxhinasto
0x323030362d30312d3131 13:33)