Kryetari i LSI

Kryetari i LSI

Kryetari i LSI Ilir Meta dhe të tjerë drejtues të LSI homazhe pranë monumentit “Nënë Shqipëri”

Kryetari i LSI Ilir Meta dhe të tjerë drejtues të LSI homazhe pranë monumentit “Nënë Shqipëri”. Meta vendos kurorën me lule në emër të LSI pranë monumentit “Nënë Shqipëri”.

Prononcimi i Kryetarit të LSI z. Ilir Meta mbajtur sot gjatë ceremonisë së homazheve të bëra pranë monumentit “Nënë Shqipëri"

Është një ditë e cila përkon me një dimension të ri të lirisë të të gjithë qytetarëve tanë që është pikërisht Shqipëria pa viza sepse ata që luftua për clirimin e vëndit nga okupatorët nazifashistë natyrisht që luftuan për t'i dhënë vëndit lirinë që meritonte por për tu dhënë edhe qytetarëve shqiptarë lirinë që ata meritonin.

Sot në këtë 29 Nëntor liria e shqiptarëve është në një nivel më të lartë se asnjë herë tjetër dhe besojmë se në këtë rrugë qytetarët e shqipërisë jo vetëm do të arrijnë të përsosin më tej lirinë e tyre por njëkohësisht edhe duke u kujtuar gjithnjë sakrificat e atyre që dhanë jetën për clirimin e vëndit dhe duke shprehur mirënjohjen ndaj veprës së tyre do të punojmë të gjithë së bashku pë një Shqipëri të vërtetë europiane.

0x323031302d31312d3239 Meta_nderon_deshmoret.jpg 16:57)