15 Feb Kryetari i LSI
Kryetari i LSI Ilir Meta dhe të tjerë drejtues të LSI homazhe pranë monumentit “Nënë Shqipëri”. Meta vendos kurorën me lule në emër të LSI pranë monumentit “Nënë Shqipëri”.
Deklaratë e Kryetarit të LSI z. Ilir Meta mbajtur sot gjatë ceremonisë së homazheve të bëra pranë monumentit “Nënë Shqipëri”.
Zoti Meta sot është dita e çlirimit të vendit por ju tashëm jeni përfaqësues i mazhorancës qeverisësee cila nuk e njeh këtë datë?
Pjesa e mazhorancës që përfaqësojmë ne njeh 29 Nëntorin si ditën e çlirimit të vendit për arsye se shumica e atyre që kanë luftuar e familjeve të dëshmorëve njohin pikërisht këtë ditë. Natyrisht ne jemi sot këtu për të nderuar kujtimin dhe sakrificën e gjithë vajzave dhe djemve të Shqipërisë që dhanë jetën për çlirimin e vendit por njëkohësisht edhe të gjithë veteranëve të familjeve të dëshmorëve sepse në themelet e kësaj Shqipërie Evropiane që ne po ndërtojmë çdo ditë qëndron sakrifica dhe aspirata e tyre për një Shqipëri të lirë për një Shqipëri të begatë të barabartë me popujt e tjerë të zhvilluar të kontinentit tonë.
Kështu që ndjehemi shumë mirë sot këtu në 29 Nëntor. Dita është shumë e mirë dhe ditë shumë më të mira do të vijnë për Shqipërinë. Është një 29 Nëntor i cili për herë të parë e gjen Shqipërinë anëtare të NATO-s pjesë të asaj aleance të madhe e cila në fakt është vazhduese e asaj aleance kundër fashizmit dhe nazizmit ku u rreshtuan partizanët dhe partizanet e Shqipërisë me dinjitet.
Pavarësisht se flitet për një aleancë me NATO-në dhe një Shqipëri Evropiane kemi një Kuvend të bojkotuar nga opozita dhe proceset nuk vazhdojnë…?
Mendoj se të gjithë duhet të ngrihen mbi interesat e vogla aq më tepër mbi egot për pushtet dhe duhet ët respektojnë pikërisht vullnetin e qytetarëve shqiptarë duhet të respektojnë Kushtetutën e vendit e cila është bërë me referendum nga populli shqiptar dhe duhet të sillen në mënyrë evropiane përderisa kemi hyrë në një moment të ri atë të përgatitjes për tu anëtarësuar në Bashkimin Europian. Mendoj që çdo sjellje destruktive jo vetëm nuk i shërben interesave të vendit por as interesave të atyre që kanë votuar për një opozitë demokratike.
z. Meta ditët e fundit ka pasur shumë replika me karakter personal mes liderëve politikë të PS-PD sipas jush si mund të shihen këto debate në sytë e ndërkombëtarëve dhe a mund të gjendet një rrugë komunikimi mes tyre?
Është plotësisht e sigurt se sjellja destruktive e lidershipit të opozitës nuk i shkon për shtat një opozite në një vend anëtarë të NATO-s dhe një opozite në një vend që hyn në proces anëtarësimi me Bashkimin Europian. Kështu që mos shikoni vetëm pasojat por edhe shkakun dhe me këtë rast do i ftoja të gjithë që të heqin dorë nga etiketimet e panevojshme të karakterit personale dhe këtë në radhë të parë duhet ta bëjë kryetari i PS-së dhe natyrisht më pas dhe kryeministri dhe gjithë të tjerët. Është koha për të forcuar institucionet demokratike është koha për përqendruar energjitë në procesin e integrimit evropian dhe ju e dini se mazhoranca ka qenë dhe është gjithmonë e hapur që në këtë proces të jenë të përfshirë dhe opozita gjithë ekspertët e saj dhe gjithë kapacitetet e saj.
0x323030392d31312d3239 MEta homazhe tek varrezat e deshmoreve.jpg 16:56)