14 Feb Kryetari i LSI
Kryetari i LSI Ilir Meta dhe Nënkryetari Dritan Prifti denoncojnë dhunën e ushtruar në zgjedhjet e 18 Shkurtit në komunën e Mbrostarit të rrethit Fier dhe disa raste të tjera Deklarate e Kryetarit te LSI z.Ilir Meta
Jemi sot përpara opinonit publik së bashku me nënkryetarin e LSI-së dhe deputetin Dritan Prifti për të denoncuar publikisht një nga rastet më të shëmtuara të kriminalizimit të zgjedhjeve në 18 Shkurt sikurse është rasti i komunës së Mbrostarit. Kemi të bëjmë me një dhunim të hapur dhe flagrat të të gjithë procesit të votimit nga një bandë kriminale e Partisë Demokratike me pistoleta dhe thika kundër komisionerëve tanë duke futur në mënyrë të dhunshme dhe të paligjshme 600-700 fletë në kutitë e votimit dhe duke falsifikuar dhe përmbysur krejt procesin.
Unë dua t'u premtoj gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve tanë të Mbrostarit të cilët janë mjaft të indinjuar nga kjo ngjarje kriminale nga kjo ngjarje tepër zhgënjyese e cila mund të krahasohet vetëm me ngjarjet e Libofshës në vitin 94 se LSI-ja jo vetëm do e njekë këtë ngjarje tepër të rëndë në institucionet në vend por edhe në të gjitha institucionet ndërkombëtare në mënyrë që mandati i grabitur i dhunuar dhe i vjedhur i Mbrostarit t'i jepet pikërisht kandidatit të LSI-së dhe të koalicionit opozitar i cili është realisht fituesi i këtyre zgjedhjeve.
E ftoj z.Berisha që të ketë aq moral që ta kthejë vetë këtë rezultat pëndryshe kjo ngjarje do të përshkallëzohet në një mënyrë të patolerueshme brenda dhe jashtë vendit me të gjitha faktet dhe provat që ne disponojmë.
Por rasti i Mbrostarit si një rast flagrant nuk është i vetmi një rast po kaq i ngjashëm është edhe ai i qytetit të Patosit apo edhe raste të tjera që kemi ndeshur në disa zona këtu në kryeqytet apo në zona të tjera të Shqipërisë ku ne do t'i evidentojmë dhe do t'i denoncojmë. Jo më kot edhe vëzhguesit ndërkombëtarë janë të zhgënjyer nga këto zgjedhje sepse janë disa raste tepër flagrante të cilët ata i kanë konstatuar dhe që dëmtojnë rëndë imazhin e vëndit.
Deklaratë e Nënkryetarit të LSI z.Dritan Prifti
Ende nuk ka përfunduar procesi i numërimit të votimeve në këtë zone sepse komisionerët dhe kandidati i opozitës kanë braktisur qendrën e numërimit të votave para numërimit të kutisë së fundit sepse kutia e fundit është nxjerrë e pavlefshme qëllimisht nga kryetari i KQZV-së në Mbrostar dhe komisionerët e djathtë atje. Kemi prova shkresore dhe pamje filmike të dëmtimit qëllimisht të kutisë së fundit për të mos dalë rezultati përfundimtar i cili është shumë i ngushtë dhe i përmbysshëm me numërimin e kësaj kutie. Problemet në Mbrostar kanë qenë të shumta ku unë i kam përjetuar personalisht. Kam parë atje njerëz më armë dhe me thika të cilët më kanë kërcënuar dhe mua personalisht dhe jo më komisionerët apo vëzhguesit e LSI-së të cilët janë detyruar të braktisin qëndrat e votimit për shkak të këtij presioni për të shpëtuar jetën e tyre.
Pas largimit të tyre atje janë hedhur rreth 600-700 vota në favor të kandidatit të Partis Republikane. KQZV-ja e Mbrostarit nuk ka pranuar gjatë ditës së votimit por edhe gjatë ditës së numërimit asnjë nga ankesat e kandidatit të LSI-së të cilët janë depozituar pranë këtij komisioni por në mënyrë të dhunshme dhe me forcë nuk janë protokolluar dhe nuk u morrën në shqyrtim. Përballë komisionerëve dhe kandidatit tonë në mënyrë të dhunshme janë nxjerrë të pavlefshme me qindra fletë votimi në sytë e të gjithëve dhe askush nuk lejohej të fliste. Janë kërcënuar me jetë nëse ata mund të largoheshin nga salla e numërimit të votave dhe i është bërë presion për të firmosur atë proces ilegjitim votimi. Djali i vetë kandidatit ka goditur me grusht kandidatin e koalicionit të majtë dhe ka ushtrur dhunë verbale ndaj komisionerëve tanë. E kemi denoncuar në Prokurori dhe në polici këtë rast por asnjëherë nuk kemi pasur mbështetjen e duhur sepse ata dilnin në mbrojtje të kryetarit të KQZV-së. Kam informuar edhe OSBE/ODIHR duke i dhënë informacion në Mbrostar. Dua të vlerësoj gadishmërinë e kryetarit të LSI-së dhe gjithë opozitës së bashkuar për të cuar këtë rast në instancat më të larta jo vetëm brenda vendit por edhe më tej. Është një rast që nuk mund të falet sepse nuk mund të mendoja kurrë dhe nuk duhet të ndodhë që në Shqipërinë e 2007 të vidhet dhe të masakrohet vullneti i popullit nëpërmjet grykës së pistoletës apo tehut të thikës.
0x323030372d30322d3230 13:11)