Kryetari i LSI

Kryetari i LSI

Kryetari i LSI Meta takime entuziaste në Shkodër. Meta jep mbështetje për kandidatët e koalicionit të majtë dhe prezanton kandidatët e LSI për Këshillat e bashkive dhe komunave Meta: Ndonëse në këto 16 vjet e djathta ka qenë në qeverisje në Shkoder të gjithë veprat me të rëndësishme publike si Rruga Lezhë-Shkodër Shkodër-Muriqan Spitali i Qytetit e shumë të tjera janë realizuar nga qeverisja e majtë
 
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim zoti Ilir Meta i shoqeruar nga Sekretari Ndërkombëtar i LSI Edmond Haxhinasto dhe përfaqësues të lartë të deges vendore të Partisë Socialiste zhvilloi sot takime entuziaste në Velipoje dhe në Gur i Zi të rrethit të Shkodres ku bëri prezantimin e kandidatëve të opozitës së bashkuar për kryetar komune.
Duke prezantuar Kandidatin Bardhok Ndreka Meta tha se Velipoja është një zonë e cila ka nevojë për një qeverisje shumë më të mirë se ajo aktualja ku problemet e mëdha më infrëstrukturën nuk kanë arritur të zgjidhen gjatë mandatit drejtues të së djathtës. "Velipoja ky vend i rrallë për turizmin bregdetar ka nevojë për angazhimin dhe përkushtimin e të majtës për t'u bërë një qëndër e rëndësishme turistike për gjithë veriun" tha kreu i LSI-së. Meta gjithashtu foli për projektet turistike ndërkufitare veçanërisht për lidhje me infrastrukturë rrugore të Velipojës me Shkodrën dhe Ulqinin në Malin e Zi.

Në komunen e Gurit të Zi Meta prezantoi kandidatin Mark Rroku. "Është koha për një ndryshim të vërtetë në qeverisjen vendore – tha Meta. Më tej ai tha se e majta sjell ndryshim të vërtetë dhe jo premtime boshe dhe mashtrim siç bëri Berisha në zgjedhjet e 3 korrikut 2005 dhe vazhdon të bëjë edhe sot. "Pas 16 vjetësh qeverisje të djathtë populli i kësaj komune kërkon një mundësi tjetër: një komunë e tille e pasur me ujra dhe pasuri të tjera natyrore është akoma ndër më të varfrat e Rrethit". Qeveria e Berishes tashme është e dështuar plotësisht jo në qeverisjen vendore por edhe në atë qëndrore. Jo vetem kaq tha Meta por Berisha po na kthen edhe një herë në kohën e luftës së klasave duke i diskriminuar njërëzit vetëm mbi bazën e bindjeve politike. Gjithashtu kryetari I LSI-së

Ilir Meta është ndalur edhe në qytetin e Shkodrës ku ka prezantuar kandidatët për këshillin e Bashkisë të Lëvizjes Socialiste për Integrim. LSI ka një mundësi të madhe për fitore duke u bazuar në cilësitë profesionale integritetin moral e politik të këtyre kandidatëve u shpreh Meta. Shkodra qyteti me i keq-manaxhuar i Shqipëisë nga PD-ja meriton më tepër. Prandaj tha ai ndonëse në këto 16 vjet e djathta ka qënë në qeverisje në këtë qytet të gjithë veprat me të rëndësishme publike si Rruga Lezhë-Shkodër Shkodër-Muriqan Spitali i Qytetit e shumë të tjera janë realizuar nga qeverisja e majtë. "Shkodra ështe qyteti i vlerave të mëdha qytetarë që meritojnë shumë më tepër për t'u kthyer në lavdine e tij historike. Berishës nuk mund t'i besohet më sepse ka mashtruar me premtimet elektorale dhe ka dështuar plotësisht në qeverisjen e tij" u shpreh Meta. Meta shprehu mbeshtetjen dhe besimin për fitoren e kandidatit të së majtës zotit Namik Kopliku.  0x323030372d30322d3131 AKTIVITETE 13:1)