14 Feb Kryetari i LSI
” Kryetari i LSI z.Ilir Meta takim entuziast me elektoratin e LSI në njësinë nr.1. Prezanton kandidatin e LSI për këshillin Bashkiak të Tiranës z.Viron Bezhani Meta kërkon mbështetjen për kandidaten e koalicionit për kryetare të minibashkisë nr.1 znj.Lindita Nikolla
Lëvizja Socialiste për Integrim vazhdon takimet entuziaste me elektoratin e saj në kuadër të zgjedhjeve vendore të 18 shkurtit. Kryetari i LSI z. Ilir Meta i shoqëruar nga kandidatja e koalicionit opozitar "Bashkë për të Ardhmen" znj.Lindita Nikolla ka zhvilluar dje një takim me komunitetin e minibashkisë nr.1 në mbështetje të kandidates së koalicionit zj.Lindita Nikolla dhe për anëtar të këshillit bashkiak të Kryeqytetin kandidatin e LSI z.Viron Bezhani. Duke përshëndetur të pranishmit kandidati për këshillin bashkiak të Tiranës Bezhani paraqiti programin e tij elektoral me angazhime konkrete në mënyrë të veçantë për disa probleme shumë imediate që shqetësojnë këtë komunitet. Ai u angazhua publikisht para banorëve se do të jetë syri dhe veshi i halleve dhe problemeve të komunitetit që do përfaqësojë në Bashkin e Tiranës. Ndërsa kandidatja e koalicionit opozitar "Bashkë për të Ardhmen" Lindita Nikolla duke falenderuar strukturat e LSI-së u shpreh se duke qenë të bashkuar suksesi ynë është më i garantuar në zgjedhjet vendore të 18 Shkurtit. Për këtë arsye tha ajo ne do t'i fitojmë këto zgjedhje sepse jemi alternativa e perspektivës dhe që në radhët tona kemi njërëz punëtorë dhe kampionë si Viron Bezhani. Ndërsa kryetari i LSI Ilir Meta duke theksuar vlerat dhe kontributet që mbartin këta kandidatë për këshilltarë dhe punën e bëre nga njësia nr.1 u shpreh optimist për fitoren e zgjedhjeve vendore të 18 Shkurtit. Duke j'u referuar kanidatit për këshillin bashkik të Kryeqytetit Viron Bezhani kryetari i LSI-së Meta tha se" Vironi si një kampion i vërtetë që është nuk do ju zhgënjejë por ai do mbetet kampion i vërtetë i zgjidhjeve të problemeve tuaja". Prandaj tha Meta ju në 18 Shkurt duhet të votoni për Vironin dhe për gjithë këshilltarët e tjerë të LSI-së në mënyrë që zona juaj informale të urbanizohet dhe të sistemohet si pjesa tjetër e kryeqytetit. Duke kërkuar mbështetjen e komunitetit për kandidaten e koalicionit opozitar Meta tha se -jam i bindur se Lindita Nikolla si një intelektuale e nderuar ka të gjitha aftësitë për të ngritur në një stad të ri nivelin e drejtimit të kësaj njësie. Duke ju referuar kandidatëve që që kandidatët e LSI për anëtarë të këshillave qoftë për bashkinë e madhe por edhe ato të minibashkive janë njerëz të përkushtuar ndaj komunitetit. Prandaj deklaroi kreu i LSI ju duhet të keni parasysh se duhet të votoni edhe për këshilltarët e LSI-së për këshillat bashkiak sepse roli që këshilltarët e këshillave në bashki e komuna deri më sot nuk kanë pasur aspak ndikim për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve dhe projekteve të zhvillimit të komunitetit. Duke votuar për kandidatët e LSI-së tha Meta kjo paktikë do të marrë fund një herë e përgjithmonë dhe komuniteti do të ketë një zë të rëndësishëm nëpërmjet mekanizmave të kontrollit dhe pjesëmarrjes në procesin e identifikimit të individëve më të aftë që duhet të ushtrojnë përgegjësitë e tyre në strukturat administrative të këtyre njësive. "Prandaj të zgjedhurit e LSI-së si këshilltarë vendorë do të ushtrojnë me kompetencë këtë përgjegjësi dhe do të ofrojnë një lidership të ri të panjohur më parë si kampione të mbrojtjes së interesave të komunitetit të tyre" përfundoi Meta. Ndërsa aktivistët e simpatizantët e mbledhur në këtë takim shprehën vullnetin për të bashkëpunuar në mënyrë që në zgjedhjet e pushtetit vendor të 18 Shkurtit të fitoje alternativa e majtë si alternativa e integrimit europian të vendit. 0x323030372d30322d3039 AKTIVITETE 12:59)”